REPLIKAT/ "Nuk jemi në kafene këtu", Taulant Balla përplaset me Alfred Rushajn në Parlament: Kush je ti që do të ndyshosh axhendën

28 Tetor 2021, 10:42Politika TEMA

Seanca plenare e ditës së sotme në Kuvend nisi me një përplasje mes kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj dhe keun të grupit parlamentar socialit, Taulant Balla.

Ishte Rushaj, ai i cili kërkoi të hidhej në votim ndryshimi i rendit të ditës së punimeve të parlamentit dhe diskutimet të fokusoheshin mbi helmimin e qytetarëve në Krujë. Por kjo kërkesë nuk u pranua nga socialistët të cilët vijuan me rendin e ditës.

“Çështjet që shtron Kuvendi nuk janë debate kafenesh, janë debate të strukturuara në formën e interpelancës. Kërkoni interpelancë dhe e diskutojmë javën e ardhshme”, iu përgjigj mes të tjerash kreu i grupit socialist Taulant Balla, homologut të tij Alfred Rushaj.

Pjesë nga diskutimet:

Rushaj: Ne sapo depozituam një kërkesë. Ka një ngjarje shumë të rëndë, që është verifikuar në Krujë, për shkak të ndotjes së ujit të pijshëm. Janë qindra qytetarë nga Kruja që janë detyruar të shkojnë në spital për të marrë ndihmën e shpejtë. Nga çfarë është verifikuar deri tani, rezulton që kemi të bëjmë me një papërgjegjshmëri dhe shkelje të ligjit në furnizimin me ujë të pijshëm të qytetarëve. Për këtë arsye, ne sapo paraqitëm kërkesën e firmosur nga 10 deputetë dhe kërkojmë të ndryshohet rendi i ditës dhe të vendoset si pikë e parë diskutimi për situatën emergjente të krijuar nga ndotja e ujit të pijshëm në Krujë. Mendojmë që Kuvendi e ka detyrim të diskutojë për këtë ngjarje të rëndë që ka çuar në dëmtime masive të shëndetit të qytetarëve.

Balla: Rezulton të jenë të kontaminuar nga uji i pijshëm atje. Policia dhe prokuroria po bëjnë të gjitha hetimet për t’i shkuar deri në fund kësaj ngjarjeje. Nuk e di që Kuvendi ka atribute të bëjë hetime penale apo hetime të karakterit mjekësor, pasi këto duhet t’i bëjnë autoritetet shtetërore. Besoj deri javën e ardhshme qoftë ministrja e Shëndetësisë, qoftë ai i Brendshëm, apo edhe strukturat e tjera shtetërore do jenë në gjendje t’i bëjnë Kuvendit një informacion të plotë. Sa i përket sugjerimit tim mbi kërkesën pa mbulim mbi rregulloren e Kuvendit nuk ka asgjë. Nëse doni interpelancë urgjente ajo duhet depozituar deri ditën e martë.

Gëzoni gjithë të drejtën të kërkoni interpelancë urgjente. Unë propozoj që ngjarje të tilla duhet sa më pak të politizohen dhe sa më shumë të hetohen. Ajo që them me plot bindje është se të gjitha strukturat shtetërore kanë qenë në gatishmëri që në momentin e parë. Kështu që kjo çështje nuk ka si të hyjë në rend dite.

Alfred Rushaj: Ne nuk kërkuam as hetime penale, ne kërkuam që duke u bazuar në rregullore, në nenin 31, kjo seancë të fillojë me një diskutim në lidhje me atë ngjarje. Në këtë Kuvend kemi deputet të Krujës të cilët janë të shqetësuar dhe duan të diskutojnë çfarë ka ndodhur.

Në nenin 31 të Kuvendit thuhet që rendi i ditës mund të ndryshohet nëse propozohet nga 10 deputetë dhe nëse votohet me 3/5.

Taulant Balla: Nuk ka asnjë interpelancë që Kuvendi të kthehet për diskutimin tuaj. Të ftojmë zëvendëskryeministrin dhe deputetin Xhaferraj të vijojnë me interpelancën e kërkuar.

Çështjet që shtron Kuvendi nuk janë debate kafenesh, janë debate të strukturuara në formën e interpelancës.

Kjo ngjarje nuk duhet politizuar dhe javën e ardhshme mund të kërkoni një interpelancë me ministrin e Brendshëm ose ministren e Shëndetësisë. Nuk kemi çfarë të votojmë dhe s’duhet të kthehet në praktikë që një deputet i opozitës të ndryshojë rendin e ditës.

Alfred Rushaj: Nuk kërkova as hetime penale, as ligj të veçantë, por kërkova të bëjmë diskutime. Ka qindra të sëmurë aty dhe ne duhet të diskutojmë për këtë çështje, deputetët e Krujës kërkojnë të diskutojnë. Unë përsëri propozoj ta hedhim në votë dhe të ndryshojmë rendin e ditës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje