Nga Mustafa Nano
Gjatë dy javëve të fundit, për pesë net, unë kam vendosur në skenën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli” një stand-up comedy me titullin “Dielli lind andej nga perëndon”. Ashtu siç sugjeron edhe titulli, unë jam përpjekur të nxjerr në pah, të qortoj e të kritikoj disa tipare të shoqërisë shqiptare; tipare që e largojnë dhe e ftohin shoqërinë tonë me botën perëndimore, të cilën ne dëshirojmë ta përqafojmë (të paktën në planin deklarativ). Besoj se e mbani mend mantrën që ka dominuar në vitet ’90: “E duam Shqipërinë si e gjithë Europa”.
Mirëpo në harkun e tre dekadave të fundit, shoqëria shqiptare është bërë më patriarkale sesa ka qenë. Duket paradoksale, por është e vërtetë. Dhe nuk ka ditë që të mos ndodhi diçka për të cilën ne informohemi nëpërmjet medias tradicionale, por edhe rrjeteve sociale. Këto janë zhvillime që na e sjellin shoqërinë shqiptare me tiparin patriarkal.
Në Top-Channel ka filluar një reality show, nën titullin “Big Brother VIP”. Në këtë program, njëra nga konkurrentet është një gazetare që ka punuar për emisionin “Fiks fare”. Ajo quhet Paloma. Në një moment të caktuar, teksa kjo e fundit, gjatë lojës, po bisedonte me dikë, ajo i konfidon konkurrentes tjetër se jeta e saj ka qenë nën efektin e dhunës së ushtruar nga bashkëshorti. Sipas saj, dhuna nuk ishte episodike, por një dhunë që ka përbërë refrenin e jetës së saj. Madje, Paloma tregon në mënyrë të detajuar skena që e bëjnë me të vërtetë tragjike atë që ajo ka pësuar.
Ajo rrëfen se bashkëshorti i saj vinte i dehur në shtëpi, e në momente të caktuara e tërhiqte zvarrë, e përplaste në dysheme, dhe ajo kishte frikë se koka do t’i ndahej në copa. Ky është rrëfimi i Palomës. Top-Channel e shfrytëzoi këtë rast dhe ftoi në të njëjtin program bashkëshortin e saj dhe krijoi mundësinë që ky i fundit të takohej me Palomën. Ata biseduan, dhe në bisedë e sipër burri i kërkon që të mos e ekzagjerojë situatën. Sipas tij këto janë gjëra që ndodhin.
Është për të ardhur keq që produksioni i këtij programi nuk u ndal në këtë moment, në mënyrë që ta denonconte fort, qartë dhe pa asnjë ekuivok, natyrën e dhunshme të burrit të Palomës. Ishte një gjë që duhej bërë patjetër. Publiku e priste këtë gjë. Megjithatë, me përjashtim të moderatores, që pati një reagim të zbehtë, askush nuk u ndal për ta denoncuar ashtu siç e kishte hak të denoncohej natyra e dhunshme e dikujt, brenda një programi që ka një audiencë maksimale. Kjo tregon edhe një herë se sa patriarkale është shoqëria jonë.
Por ka edhe një situatë tjetër. Ditën e martë, Sali Berisha, një nga njerëzit më patriarkal të shoqërisë shqiptare – ndoshta më patriarkali, pasi ai është përfaqësuesi më besnik i patriarkalizmit në Shqipëri (të paktën në opinionin tim) – ishte në Kavajë. Mesa duket ishte në vendin e duhur. Nëse shikoni fotografitë e bëra gjatë atij tubimi, në sallën ku gjendej Berisha është pothuajse e pamundur të shquash ndonjë imazh gruaje. Në total mund të bëhen vetëm dy silueta grash.
Në masën 99%, pjesëmarrja është vetëm burra. Dhe kjo nuk është hera e parë. Kudo ku shkon Berisha e presin vetëm burra, të cilët i thonë: “japim jetën për ty”, “vdesim për ty” etj., etj. Dhe kjo është një shpalosje spektakolare e patriarkalizmit në Shqipëri. Berisha nuk ka pasur kujdesin ta evitojë këtë gjë. Nëse nuk quajmë kujdes faktin se pas shpinës së tij janë katër vajza.
Mesa duket është i persekutuar nga ideja se e presin vetëm burra, megjithatë ai nuk bën asgjë për ta ndryshuar këtë fakt. Ai thjesht mban pas vetes katër-pesë vajza vetëm për efekt televiziv. Ngado që ta kapësh këtë ngjarje, ajo mbetet një shpalosje spektakolare e natyrës patriarkale të shoqërisë shqiptare.
Gjej rastin që anë të këtij monologu ta denoncoj fuqimisht këtë fenomen.
Te shpjegosh natyren e Berishes ngjan si te merresh me llucen e derrave.
Une e di qe Ju Mustafa jeni kunder drejtimit te vendit nga Partia e Punes se Shqiperise, edhe pse ke patur ne gjirine saj te dy prinderit qe te kane bere koken. Por nuk ka rendesi kjo. Rendesi ka qe ajo ,te cilen e cilesoni se shoqeria shqiptare ka qene teper patriarkale, Ajo shoqeri e deri ne vitet 1945 edhe pak me vone ka subduar ne shoqerine tone diku me shume ediku me pak ,sipas krahinave. Pra ajo shoqeri e ka shtypur gruan,deri ne skllaveri. Nuk po permend se cilat ishin keto veprime ,pasi dihen shume mire nga shoqeria jone e tanishme. Ajo qe dua te theksoj eshte puna e madhe qe kemi bere ne ato vite 1945-1990 per zhdukjen e patriarkalizmit ne vendin tone. Kjo lufte ube me kembengulje ,por me durim. Ne ato vite ,prsonalisht kam qene ne moshe minorene,por mbaj mend se kur organizonte mbremje rinia, djali nuk pranohej pa u shoqeruar edhe me motren. Ai qe s’kishte me nje te afert. Ne mbledhje gjithashtu edhe burri duhej te ishte i shoqeruar nga gruaja… Dal nga dal arritem ne ate nivel ,ku gruaja u clirua. Mos harro ,heqjen e ferexheve, shkollimin , dhenia e posteve drejtuese. Arsimi e shendetsia zotrohej nga grate. Pas viteve 1990 c’do gje po shkon ne nivelin e para viteve 1990. Kjo sidomos ne disa krahina. Ju permendi ” Big Bradherin” ,por keshtu eshte edhe emisioni “Perputhen” Edhe aty degjojme se disa vajza nuk komunikojne me prinderit,vetem se nuk kane dashur qe vajza e tyre te marri pjese ne kete emision. Po kemi te bejme me nje mentalitet patriarkal,por kemi te bejme edhe me nje degjenerim njerezor nga ana e femrave sic eshte lakuraleqsia, apo puthjet vend e pa vend. Dhe perfundimi eshte se aty luftohet per vend ne ekranet televizive e jo per lidhje dashurore qe te krijojne familje. Kete e verteton edhe pjesmarrja e ish-vajzave dhe disa djem ne emisionet televizive ,te cilet kane qene pjesmarres ne emisionet e mepareshme. Patriarkalizmi duhet luftuar,por jo deri ne shkaterrim familje sidomos nga tejkalimi i liberalizmit. Shiokoni ,po ndodh gjeja me kriminale ,duke propaganduar mohimin e fjales NENE dhe BABA.
Ç’mendim ke Muç, nese Paloma fiton ne “Big Brother Vip Albania” 100 milion leke, i ndan 50% me 50% me te shoqin, apo i mban per vehte? Perfitoj nga rasti te ju pyes çdo te thote “Big Brother Vip Albania” dhe ku ndryshon nga “Big Berisha Vip Albania”? Sa kohe duhen sipas inteligjences tende qe nipat e mbesat e gjysherve qe jane fejuar qe ne djep te dalin nudo ne rruge apo te futen ne “Big Brother Vip Albania” por pa 100 milioneshin ne mes?
Muc po’ kur gazetaret neper emisionet degjojne shpifjet,genjeshtrat,sharjet,akuzat pa’ fakte,kur qimen e bejne tra psé nuk mbajne qendrim?.e me keq akoma qe ka TV ,emisione qe ngrihen mbi ideologjine e shpifjes,terrorit psikollogjik te nje nihilizmi te shfrenuar qe vetem propoganda naziste mund ta beje..media ne radhe te pare duhet te pastrohet ne themel per te qene percuesja e progresit e perparimit,paqes ,bashkimit, nje mjet i fuqishem per te nxitur vlerat me te mira dhe per te percuar idea te reja ne te mire te jetes te cdo qytetari te republikes.
Njè analiz me vend por qè duhet mbèshteur nga tè gjitha mediat kundèr shoqèris patriakale burrèrore.Nuk di se Muçit i shpètoj pa pèrmèndur tè ashtuquajturèn (gazetare)e cila kritikoj shqiptarèt qè jetojn jasht dhe i etiketoj si “emigrant” se nqse nuk ju pèlqen shqipèria pèrse vijn.Informacioni èshtè lavazh truri sepse mungon serioziteti ,tv qè japin leksione pèr jetèn pa kontrolluar esencèn e njè emisioni,nga vet gazetar qè nuk shprehen mir nè gjuhèn shqipe si dhe lejojn fjalor vulgar etj.N,q,s,e ekziston njè organ kontrolli mbi mediat atèhere duhet tè ndèrhyjn me forcèn e ligjit ,tv,gazeta,revista pèrfaqèsojn edukatèn,kulturèn dhe jo tè heshtin ndaj violencès sè femrave dhe motrave tona.Ndèrsa folnovojtorja e berishès mbetet e muhaxhedinève,kurse partit e tjera duhet tè promovojn sa mè shumè femra nè drejtim tè institucioneve si dhe tè mobilizohen pèr çlirimin e femra nga mbulimi i fytyrès (njè afganistan i dyt)Nè kohèn e Zogut u hoq me ligj perçja ndèrsa sotè tè veshura nè tè zeza si sorra dhe mbuluara i ngjasojm afganistanit dhe iranit sepse nè ato vende femra duhet tè jet e shoqèruar nga njè familjar .