Teoria më e fundit e "Trekëndëshit të Djallit", sipas Bashës dhe misteri i Bermudës!

28 Tetor 2021, 17:24Politika TEMA

Nga Aranit Muraçi

Pas pezullimit nga partia Sali Berisha e konsideron Lulzim Bashën “peng” të Edi Ramës dhe për këtë arsye ka nisur një fushatë brenda PD-së për shkarkimin e tij nga detyra si kryetar.

Ilir Meta ka kohë që dyshon se Basha është duke bërë lojën e Ramës dhe madje beson së ata janë në bashkëqeverisje.

Nga ana tjetër Edi Rama ka gati një vit që i bën thirrje Bashës të distancohet nga Berisha dhe Meta, për të bashkëqeverisur pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Sipas asaj që deklaroi sot Lulzim Basha, Rama bashkë me Berishën dhe me Metën janë ‘Trekëndëshi i Bermudës”, duke i krahasuar ata me simbolin e së keqes.

Basha dashje ose pa dashje shtoi një tjetër teori konspiracioni mbi ekzistencën e trekëndëshit të njohur ndryshe si ai i djallit.

Cilën prej këtyre teorive duhet të besojnë shqiptarët dhe çfarë misteri fsheh “Trekëndëshi i Bermudës”?

Trekëndëshi Bermuda, i njohur gjithashtu si Trekëndëshi i Djallit, është një rajon i përcaktuar në pjesën perëndimore të Oqeanit Atlantik, ku thuhet se një numër avionësh dhe anijesh janë zhdukur në rrethana misterioze. Shumica e studiuesve me reputacion hedhin poshtë idenë se ekziston ndonjë mister mbi tragjedinë. Pra, kemi të bëjmë thjesht me hipoteza dhe sajesa.

Brenda pak orësh 14 anëtarët e ekuipazhit dhe avionët e tyre u zhdukën pasi hynë në Trekëndëshin e Bermudës – një zonë e oqeanit në formë trekëndëshi deri në 4 milionë kilometra katrorë dhe kufizohet nga bregu juglindor i SHBA-së, Bermuda dhe Porto Riko.

Shtatëdhjetë e gjashë vjet pas zhdukjes së pesë avionëve dhe të gjithë ekuipazheve të tyre mbi Trekëndëshin e Bermudës, një studiues australian ka hedhur dritë mbi misterin.

Disa nga pilotët raportuan se busullat e tyre nuk funksiononin dhe lundrimi ishte pothuajse i pamundur, pasi filloi një stuhi e madhe. Në një nga mesazhet e fundit radiofonike të marra, togeri Charles Taylor, komandanti i fluturimit, raportoi: “Asgjë nuk duket në rregull. Nuk e dimë ku jemi, uji është jeshil”.

Tragjedia u shoqërua me teori të shumta konspiracioni. Shumë njerëz japin shpjegime mbi një fenomen të jashtëzakonshëm, duke pretenduar se po ndodhte diçka e mbinatyrshme. Disa si shkak të zhdukjes së avionëve thanë se ishin UFO-t, madje u tha se aty ekziston edhe një qytet nënujor. Teoricienët e konspiracionit u nxitën gjithashtu të shfrenonin fantazitë nga raporti zyrtar i marinës amerikane që e cilësoi incidentin si “shkak të panjohur”.

“Hetimi zbuloi se ndërsa jashtë u errësua dhe moti ndryshoi, Taylor kishte drejtuar aeroplanët në vendin e gabuar. “Shumica e pilotëve të përfshirë në incident ishin praktikantë.

Kjo do të thotë se ata nuk ishin mësuar siç duhet se si të përdornin të gjitha instrumentet e avionit kur fluturonin natën ose në mot të keq.

Hulumtimet kanë treguar gjithashtu se numri i anijeve dhe avionëve të zhdukur në Trekëndëshin e Bermudës nuk është shumë më i madh, në mënyrë proporcionale, se numri i avionëve dhe anijeve të zhdukur në çdo pjesë tjetër të oqeanit, tha një studiues australian.

“Por nëse 1000 avionë fluturojnë nëpër Trekëndëshin e Bermudës dhe ne dimë që nuk ka ndodhur asgjë me 990 prej tyre, a duhet të themi se 10 të tjera ishin raste të mbinatyrshme?”

Ka edhe një teori që thotë se avionëve u kishte mbaruar karburanti, pasi nuk e kishin llogaritur mirë distancën.

Teori ka pafund. Bermuda ngjan në fakt me akuzat politike dhe teoritë e shumta të konspiracionit në Shqipëri. Janë po aq të shumtë ata që besojnë se Rama-Berisha-Meta dhe Basha janë bashkë dhe e tërë skena politike është pjesë e një estrade.

6 komente në “Teoria më e fundit e “Trekëndëshit të Djallit”, sipas Bashës dhe misteri i Bermudës!”

  1. Europiani Rama says:

    Europiani Rama eshte kunder vetingut te hajduteve kolege kriminele, si shpjegohet dhe pritet kjo nga nje Lider Global?!
    =
    lol

    1. Iliri says:

      qe besa e ke gjete or ti ! i mencur qenke! Ku ke qene deri tani ?Me mire vone se kurre or ti!

    2. Ooo says:

      Fotografija e 4 kriminelve 1 ? i ndame ne 4 pjese

    3. Babale says:

      Kjo shpjegohet se sta ka qire mire motren Rama ty dhe prandaj nuk ecin punet mbarë

  2. american16al says:

    Ne kete percaktim ka te drejte, por eshte i vonuar sepse vet ai eshte pjese e kesaj maskarade politike ne kurriz te Shqiperise.
    Por fatkeqesia eshte se elektorati dhe militantet jane fokusuar vetem tek keta dhe jo tek njerezit me potenciale me premtuese per ta.
    Por mirimanga e djallit ka okupuar skutat politike dhe riciklon mostra te tilla per t’i marre frymen ketij vendi.

  3. Lere trekëndëshin e Bermudës Lul , është larg prej këtej , shiko pak më afër atë trekëndêshin tjetër , ku dhe ti i ke rënë me shkelm fronkës !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje