Nga Blendi Kajsiu
Pas shpalljes së Berishës ‘non grata’, shumë opozitarë kanë denoncuar ndërhyrjen flagrante amerikane në politikën shqiptare. Sipas kësaj kritike, me deklarimin e Berishës non grata amerikanët po betonizojnë Edi Ramën në pushtet, duke shkatërruar njëherë e mirë opozitën dhe për pasojë edhe demokracinë e brishtë shqiptare. Ky është thelbi i asaj që mund ta quajmë “rreziku amerikan në Shqipëri”.
Përpara se të merremi me ekzistencën ose jo të rrezikut amerikan për demokracinë shqiptare është e rëndësishme që ta marrim seriozisht ekzistencën e këtij rreziku, dje dhe sot, në skenën globale. Pavarësisht se SHBA-të janë një vend demokratik, ato shpesh janë kthyer në shkatërrimtarë të demokracisë në mjaft vende të botës, nga Amerika Latine deri në Azi.
Grushtet e shtetit që SHBA-të kanë organizuar në Amerikën Latine gjatë Luftës së Ftohtë kundër qeverive të zgjedhura në mënyrë demokratike janë të shumta. Rasti më i famshëm është ai i rrëzimit të Presidentit Allende (xhaxhait të shkrimtares së famshme Isabela Allende) në Kili dhe instalimi aty i diktaturës së Pinocetit me mbështetjen amerikane. Në Azi, rasti më i famshëm dhe më i dhimbshëm ishte rrëzimi i Presidentit të zgjedhur demokratikisht Mosaddegh në vitin 1953 në Iran dhe instalimi aty i diktaturës së Shahut nga shërbimet sekrete amerikane dhe britanike. Ishte ky veprim i SHBA-ve, që më pas prodhoi revolucionin islamik iranian në vitin 1978 kundër Shahut që shihej si kukull e amerikanëve. Pra, nuk mund të kuptohet teokracia iraniane sot pa ndërhyrjen antidemokratike të SHBA-ve dje.
Këto ndërhyrje dhe qëndrime antidemokratike vazhdojnë edhe sot. Mjafton të shohim mbështetjen që SHBA i jep Izraelit teksa dhunon popullin dhe truallin palestinez apo mbështetjen amerikane ndaj Arabisë Saudite, një nga regjimet më antidemokratike dhe regresive të globit. Pra, është e lehtë të gjesh plot shembuj, dje dhe sot, të ndërhyrjes antidemokratike të SHBA-ve në politikën e brendshme të vendeve të ndryshme. Pyetja shtrohet a ekziston një rrezik i tillë në rastin e Shqipërisë apo edhe të Kosovës? A ekziston një politikë shtetërore amerikane që cenon apo minon demokracinë tonë? Një politikë që sakrifikon në mënyrë sistematike standardin demokratik për interesa ekonomike apo gjeopolitike?
Përgjigjja e thjeshtë është jo. Nuk ekziston një politikë amerikane që pengon konsolidimin e demokracisë shqiptare. Arsyeja është gjithashtu e thjeshtë. SHBA-të nuk i tremben konsolidimit të demokracisë si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë, sepse në këto vende nuk ekzistojnë shumica antiamerikane ndryshe nga vende si Irani, Arabia Saudite apo Egjipti ku demokracia ka prodhuar, ose mund të prodhojë, shumica antiamerikane dhe madje edhe antidemokratike. E thënë ndryshe demokracia në Shqipëri prodhon proamerikanizëm, ndaj ajo është në interesin gjeopolitik amerikan.
Natyrisht, kjo nuk do të thotë se biografia demokratike e të gjithë administratave dhe diplomatëve amerikanë në Shqipëri është qelibar. Ekzistojnë plot raste kur si administrata amerikane edhe ambasadorë konkretë e kanë cenuar standardin demokratik në Shqipëri dhe në Kosovë. Rasti më flagrant ka qenë ai i ambasadorit Rayerson që në vitet 1990 dilte përkrah Berishës në mitingje. Po ashtu, mbështetja e madhe që SHBA-të i dhanë Berishës pas rënies së komunizmit, duke mbyllur sytë edhe para burgosjes së liderit të opozitës socialiste Fatos Nano.
E megjithatë, edhe në rastin e Berishës ishin po SHBA-të që i vunë kufi masakrës elektorale të vitit 1996. Departamenti i Shtetit e kritikoi haptas procesin elektoral dhe kërkoi ribërjen e zgjedhjeve në disa zona. E thënë ndryshe, i vuri një kufi abuzimit të pushtetit dhe nuk e mbështeti atë deri te shkatërrimi tërësor i procesit demokratik. Një rast tjetër flagrant është ai i rrëzimit të qeverisë Kurti 1, ku u përfshi diplomati Richard Grenell. Po edhe këtu nuk pati asnjë qëndrim zyrtar amerikan kundër Vetëvendosjes. SHBA-të nuk e kanë penguar në mënyrë aktive ardhjen në pushtet të kësaj force, përkundrazi sot bashkëpunojnë shumë mirë me të. Edhe futja e Berishës në listën e personave non grata të SHBA-ve është produkt i një politike thellësisht parimore, që në fakt nuk ka të bëjë me Shqipërinë në veçanti. Politika antikorrupsion e Biden nuk është as e re dhe as për Shqipërinë në veçanti. Ajo është pjesë e strategjisë së administratës Biden për të rikuperuar reputacionin demokratik të SHBA-ve në botë, pas presidencës katastrofale dhe të korruptuar të Trump, që e zhyti imazhin amerikan globalisht.
Berisha sot është kolateral i kësaj politike, ashtu sikurse dje, në vitin 2005 e shfrytëzoi politikën antikorrupsion të SHBA-ve për të ardhur në pushtet. Mjafton të kujtojmë se në periudhën 1998 – 2005 ndërkombëtarët me SHBA-të në krye (konkretisht me USAID) ndërmorën një fushatë masive antikorrupsion, të cilën PD dhe Berisha e kalëroi mjaft mirë për të ardhur në pushtet. Ashtu si politika amerikane antikorrupsion dje nuk u bë për të sjellë në pushtet Berishën as ajo e sotmja nuk u ndërtua për ta hequr qafe atë. Edhe pse po të dëgjosh Berishën, të krijohet përshtypja se politika e jashtme amerikane ka në qendër doktorin.
Ideja se Berishës ia futi Sorosi me Ramën jo vetëm e redukton Departamentin e Shtetit Amerikan në instrument të Ramës, por prodhon një teori konspirative që shërben për të mbuluar ca të vërteta sa ashiqare edhe të papërballueshme për opozitarët. Në fakt, ky është një nga funksionet bazë të teorive konspirative ato na ndihmojnë të mos përballemi me realitetin e dhimbshëm. Por cili është realiteti që nuk duan të shohin opozitarët? Është fakti publik që Berisha ishte dhe mbetet politikani shqiptar që më shumë përplasje, fërkime dhe përfshirje në afera korruptive ka pasur dhe ka me SHBA-të. Ai ka 30 vite në radarin e Uashingtonit me dosje që fillojnë me masakrën zgjedhore të vitit 1996, kalojnë te korrupsioni bërthamor i Gërdecit që shkonte deri te Pentagonin dhe arrijnë deri te vrasjet e 21 janarit. Kjo ishte kur Berisha ishte në pushtet.
Në opozitë, Berisha ishte në konflikt të hapur me politikat e SHBA-ve në Shqipëri, jo vetëm si frymëzues i politikave opozitare të dhunshme dhe antiinstitucionale të refuzuara nga SHBA-të, por edhe si pengesë ndaj Reformës në Drejtësi të sponsorizuar prej tyre. Dhe lista non grata është politike dhe jo juridike, ndaj ajo përdoret politikisht nga SHBA-të për të eliminuar ata individë që perceptohen prej tyre si pengesë për konsolidimin e demokracisë. Me koleksionin e pafund të skandaleve korruptive hollivudiane dhe të përplasjeve me SHBA-të dje dhe sot, Berisha nuk kish aspak nevojë për ndihmën e Sorosit apo Ramës, që të futej në listën e “personave non grata”. Ndaj, ankesa opozitare “pse Berishën po dhe Ramën jo” është pa sens parë nga perspektiva e Uashingtonit. Çfarë përplasjesh me SHBA-të ka pasur Rama? Cili është skandali korruptiv i Ramës që pleks familjen e tij dhe Pentagonin dhe që është bërë publik nga “New York Times”? Kur është bërë ai pengesë për Reformën në Drejtësi?
Natyrisht që si demokratët, edhe Berisha kanë të drejtë të ankohen se SHBA-të po gabohen me Reformën në Drejtësi. Ata mund të argumentojnë se ajo e përkeqëson sistemin tonë të drejtësisë. Gjithkush është në të drejtën e vet të mendojë se drejtësia që prodhoi Berisha dhe Meta dje ishte shumë më mirë se ajo që po prodhon reforma e amerikanëve sot. Ama, ky është thjesht opinion. I vetmi fakt që dimë me siguri është që sot ka shumë më pak gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar në sistem se dje. Sikurse është fakt që Berisha dhe Meta kanë shumë më tepër përgjegjësi për degjenerimin e sistemit tonë të drejtësisë se SHBA-të. Ndaj qytetari shqiptar sot beson shumë më tepër te SHBA-të se te Berisha për të reformuar drejtësinë.
Kjo nuk do të thotë se reforma nuk ka probleme apo se ajo nuk është deformuar dhe kapur nga pushteti në disa momente. Ironikisht është vetë opozita përgjegjëse për një pjesë të mirë të deformimeve të reformës që burojnë nga kapja e saj prej pushtetit socialist të Ramës. Rama dhe pushteti i tij kanë mbushur shumë nga organet e vetingut me njerëzit e tyre si pasojë e refuzimit apo paaftësisë së opozitës për të paraqitur kandidaturat e tyre në organin qendror të vetingut, Komisionin e Pavarur të Kualifikimit – KPK. Këtë neglizhencë dhe papërgjegjshmëri të llahtarshme dhe pasojat e saj në kapjen e sistemit nga Rama e ka shpjeguar shumë qartë një nga intelektualët më të formuar dhe të mençur të opozitës, Genc Pollo (shiko këtu artikullin e Pollos http:// www.panorama.com.al/tri-sfidat-madhore-ne-kuvendin-e-republikes-sidomos-per-opoziten/).
Në vend që të krijonte një aleancë me ndërkombëtarët dhe SHBA-të për ta bërë sa më të pastër dhe më të pavarur sistemin e drejtësisë, opozita e braktisi reformën duke i lënë dorë të lirë Ramës për të mbushë shumë organe me njerëz të lidhur direkt apo indirekt me pushtetin. Kjo shpesh prodhoi edhe përplasje mes Ramës dhe ndërkombëtarëve, ku çuditërisht mungonte opozita. Pra, si Reforma në Drejtësi edhe futja e Berishës në listën non grata janë produkte të politikave parimore që synojnë forcimin dhe jo degradimin e demokracisë shqiptare. Natyrisht, efektet e këtyre politikave mund te jenë perverse, ato mund të dobësojnë më tej si sistemin e drejtësisë edhe opozitën.
Ama, është po aq e mundur, në mos më shumë, që të ndodhë e kundërta, që sistemi i kalbur i drejtësisë që trashëguam të përmirësohet sado pak, apo që opozita pa Berishën të bëhet më e besueshme. Në fund të fundit, ta lidhësh fatin e opozitës shqiptare me fatin e Berishës do të thotë ta dënosh demokracinë tonë me vdekje. Ajo që duhet kuptuar sot është se SHBA-të nuk kanë marrë anën e Ramës kundër Berishës dhe aq më pak kundër demokracisë shqiptare. Është Berisha që është pozicionuar kundër politikave të SHBAve dhe Rama pro tyre. Politika e jashtme amerikane bëhet në Uashington dhe nuk ka në qendër të saj Shqipërinë. Instrumentalizimi që i bëhet asaj këtu nga aktorët politikë lokalë krijon iluzionin provincial se Departamenti i Shtetit dhe miliarderët globalë qajnë gjithë ditën hallin e Bashës, Metës, Berishës apo Ramës, si në banakët tona analitike.
Nesër, roli i SHBA-vë mund të ndryshojë. Një ditë, politika amerikane mund të bëhet pengesë për demokracinë tonë. Ndaj është e rëndësishme që as demokracinë dhe as drejtësinë mos ta presim nga jashtë por ta ndërtojmë vetë nga brenda. Largimi i Berishës nga skena politike është një hap sa i domosdoshëm, aq edhe i pamjaftueshëm në këtë drejtim.
Po sikur Berisha te shmangej si Nano etj. do ndodhnin keto?!
Pergjigja po ka edhe pyetje te tjera?
Ca oshte ky gazetar koqe dhe sa lek ka dhënë Berisha për artikullin që ka shkruajtur. Po vrasjet dhe korrupsioni qe ka bo Berisha i din gjithë shqiptarët. Po mos ishte Amerika Berisha dhe likja do bonin ca tju donte bytha per te marr pushtetin si bon me 1997 apo u harruan ato që bon. Per shqiperin rrof Amerika se me ata politikanë që jan Shqipëria nuk ngre ndonjëherë kok.
?????
Popujt e prapambetur kanë nevoje vetem per diktature dhe tirani. Demokracia dhe liria i çorjenton dhe i çon në krahet e vesit dhe të keqes istiktivisht. Shiko degjenerimin , korrupsionin, drogën dhe kriminalitetin shqiptar.
Artikull shkruesi eshte po aq i pandershem sa ata [AgjitPropi i Ramizit]. Me qellim “ngaterojne” Ameriken me nje thes anonimesh qe jane ne dy bordero: Ne borderone e lindorit Sorros, dhe po per te njejtin sponsor jane perkohesisht ne administraten amerikane. USA eshte tjeter planet. Planeti qe enderojne shqiptaret. Jo WC-ja e prostatit te Sorros
Shoqja Kajsiu! Nuk je per AgjitPropin, je i pa afte, kuptohesh pa filluar ku do te dalesh dhe sa te kane paguar. Duhet te ndrosh kursin te kalosh nga shkolla e Mamaqiut ne ate te Meros qe mbase edhe mund te cukisesh ndonje glase. Po skuptove kete tregon qe kajsite ti paska ngrene flutura. Ndersa meriton duartrokitje fotografia e ciftit “hormonial” Salih&Kimete tek koka e artikullit. Pallimi do te kete qene i hatashem. Koreanet vdesin per stilin malokar LOPTHI.
Eshte e cuditshme sesi artikullshkruesi ka mundur te grumbulloj aq shume idiotesi ne kaq pak rreshta per te analizuar politiken amerikane. Sidoqofte, artikull me hipokrit, ku nje ultra i majte, sic duket shqeto se eshte artikullshkruesi, te kerkoj me insistim nje amerike sipas oreksit te tij dhe shfaqjet e ekuilibruara te politikes amerikane ti trajtoj me syzet e nje te majti ekstrem, kjo eshte te luash vendit. Autori, duke thirrur ne ndihme ne menyren me te paarsyeshe per te perligjur qellimin per te cilin shkruan artikullin, qendrime amerikane ne kohe te caktuara te cilat burojne nga postulate si “cdo e mire ne politike ka kohen e saj”, godet politiken e jashtme amerikane per ato qendrime qe e godiste edhe “Zeri i Popullit” ne periudhen me agresive te komunizmit enverian. Por nuk po e zgjas, idiotesite ne artikull meritojne nje analize te vecante, jo nje koment si ky qe po beje une.
Ne gjukimin tim komunistet vdesin dhe idealet e M-L nuk i tradhetojne ,
Enveri na foli 40 vjet per rrezikun Anglo-Amerkan ndaj shqiperise,tash komunisti Sali na flet per rrezikun Amerikan ndaj shqiperise,s’ka faj ky i dyti,nxenes , kuader e sekretar partie i tij ka qene,bile jo vetem kaq por te dy dhendurre te ish R.F.te Jugosllavise
e c’te them tjeter per keta qyqare qe per fshatin e grave dogjen shqiptarine mbare.
Une do te thoja te kunderten mbi rrezkun Amerikan ne Shqiperi.
Ishte SHBA ajo qe solli dhe perkrahu rrezikun BERISHA ne Shqiperi. Duke filluar me nderrimin e sistemeve ,me ardhjen e Bushit ne KRUJE ,dhe jo ne Shqiperi .Bushit bire ,sepse Bushe ,pase Bushit ,vetem luftra ka pare SHBA,vetem preje arit te zi.
ky Kajsiu duhet te jete nje idiot i paguar nga Sali Maloku
Shkrim i hatashëm. Autori thotë ca të vërteta që shumëkush ka frikë edhe t’i mendojë. Si edhe në disa analiza të shkuara Blendi Kajsiu tregohet sa i mprehtë në vëzhgimet dhe konstatimet e tij, aq edhe i arsyeshëm në përfundimet që nxjerr. Pak nga pak po kthehet në një “penë” qê meriton të lexohet me vëmendje. I paanshëm dhe i ekuilibruar.
Edhe une jam plotesisht dakort me shkrimin e Kajsiut , shkrim konkret pa doreza , pa nenkuptime , bravo , i drejtperdrejt . Kisha per te shtuar diçka . Amerikanet ku shohin qe drejtuesit e shteteve qe veprojne keq nuk duhet ti lejoje shume te behen te demshem per shtetet e tyre por te nderhyjne per ti hequr dhe jo me gjakderdhje pra me grushte shteti . Mund te thoje dikush po ja çpune ka Amerika kudo ne te gjithe globin . Me te drejten e shtetit me te fuqishem ne bote . Amerika kishte me ken e mire kur nuk fut hundet per keq p.sh duke shperthyer luftra ne çdo skaj te botes , qysh te lufta e Vietnamit e deri ne keto te viteve te fundit ne vendet arabe , edhe si i cilson” : Pranvera Arabe ” ne formen me tallese me gjakun e mijra njerezve . Po çpranver eshte ajo , perveçse nje dimer i acarte me stuhi , permbytje tsuname , termete , veç humje jete njerezish pa ndonje qellim vetem per teke te njerit e tjetrit . Ajo dihet perse i shkakton luftrat . I shkakton per te shitur arme e municjone , per te provuar efektin e armeve te reja qe prodhojne pra per tu pasuru mbi gjakun e popujve .
Kajsiu krejt pa berthame. Cfare idee!!!! Te largojme Ameriken e te mbajme Sali hajdutin !? Hapu dhe e perpije!
Pregatituni shqiptar per nji 97 te re e ksaj radhe ne mbrojtje te kriminelit ,hajdutit e tradhtarit te historis ! E meritoni ,kta jeni ,pasqyr e dobsis e tradhtis ,e pabesis e percarjes ! Shkoni faljuni Djallit e ne Sketerr ju dergoft o popull i pabes e hipokrit ! Jo , nuk do denuar Saliu ,perkundrazi bravo i qoft qe ju gjeti ilacin e po shpeton lekuren e pasurin qe ju vodhi,qe ju vrau e ju poshteroj per 30 vjet ! Doni ju te denoheni e meritoni dhe po e kerkoni Roft Saii Berisha te cilin meritoni e Rroft Enver Hoxha qe gjysem shekulli shpetoi Shqiprin prej jush …
Mero kam respekt per ju ;po kete artikull nuk duhet ta publikoje se ky ben thirrje qe populli yne te behet anti Amerikan
Koment i shkëlqyer ku i fundit me titullin në djall vafshi
Kajsiu nuk paske informacionin e duhur per Pinocetin, ai shpetoj Kilin, se ndryshe Kili do te ishte si Kuba sot.
Kili sot eshte vendi me i zhvilluar ne ameriken latine.
Gjithsesi mbetesh analist shqiperie (tallava) te falen gabimet.
Jo zoti Cris, e ke gabim. Pinoçeti vërtetë e shpëtoj Kilin nga e majta e Allende’s, por për Pjeshkën apo Kajsinë kjo është dhunim i demokracisë. Zotit artikullshkrues as i intereson fare jeta e popullit, atij i intereson vetëm triumfi i ideve të majta, edhe pse pothuaj në masë dërrmuese të implementuar në shoqëri të prapambetura ato kanë sjell vetëm mjerim. Kajsia nuk kishte pse shkonte aq larg në kohë për të shpalosur bindjen e tij se Amerika është e mirë vetëm kur ndihmon të majtën, ai s’kish pse i referohet Kilit, le të mirrte si shëmbull Venezuelën dhe Maduron. Por në jo, këtu për Pjeshkën ndërhyrja amerikane, merret me mënd, është e gabuar. Sepse Kajsisë nuk ja do puna të shikojë të përbashkëta tek Allende dhe Maduro, megjithëse ata në masë dërrmuese janë e njëjta gjë.Pra, Kajsia nuk do një Amerikë sa antikomuniste po aq dhe antifashiste, ai do vetëm një Amerikë antifashiste. Për Kajsinë, antikomunizmi amerikan është politikë të gabuar, ndaj merr si shëmbull Kilin për të vërtetuar bindjen që ka. Pra shkurt, të majtët as që e duan Amerikën, ata janë ushqyer qysh në djep me urrejtjen për të, ata e duan Amerikën vetëm kur ju duhet. Ja, shiko Berishën dhe Metën, e “deshën” Amerikën për aq sa ju duhej, tani që s’u duhet treguan fytyrën e tyre të vërtetë si antiamerikane të betuar.
duhet me ruajt populli pasurin e Berishes e djadhezinat qe kan bere 30 vjet …..o burra te qohimi kunder amerikes ….sa turp ku kemi arritur….po nuk kishte ver dor amerika do te ishte gdhaberua i gjith pasuri shqiptare nga gdhaberuesit …..tani po vjen fundi
X te falenderoj , por besom me qan zemra ,me vjen turp e zemerimi me ben te cfryj keshtu, ndaj atyre qe nuk di me ke ti krahasoj ! Vertet 50 vjet diktatur ,por arsimi falas dhe i detyruar ish ,keshtu qe ky qendrim absurd , nuk e ka burimin aty ! Te coheshe ti falesh e ti brohorasesh sot ktij Frankenshtajni te ndertuar ne laboratoret e UDB ,me aq te keqia qe i beri ktij populli dhe Kombi ,qe gjith kte angazhim e ben te shpetoj gjynahet
e hajnin qe ju beri , nuk gjej shprehje ,nuk di si tja ve emrin ksaj lloj turme te paguar me parat qe ky ku vodhi ! Cohemi tani dhe “gjykojm” Ameriken e cila Kosoven ,pra vllezerit tan aq te shtypur nga Serbia ,qe akoma s heq dor nga synimet , ,ti bej te ndjehen me Atdheun e tyre te cliruar nga dor e hekurt serb ! Pra neve, me shum se kushdo na takon te jemi mirnjohes qe na shtrin doren e po kerkon ta pastroj kte vend te kalbur nga korupsioni , hajnia e dor e zez e armikut ! Pa mendo per nji moment sikur Amerika qe shef kte turm mercenaresh ,ti bashkohen vrasesit dhe tradhtis se tij te thot ne Djall te shkoni o mosmirnjohes , a e din cfar na pret ??????
Nuk dua te komentoj per me siper por dua te perforcoj mendimin se Soros dhe kauza e tij eshte dhe do te vazhdoje te nderhyje jo vetem ne shqiperi (qe eshte nje hic ) por edhe ne vende te tjera si rusia dhe amerika.
I vetmi vend qe nuk ka hyre dhe depertuar shume eshte Kina.
Kjo veprimtari e tij nuk ben gje tjeter por ndihmon Kinen dhe komunizmin ne bote.