Rama pret në zyrë ministrin e jashtëm kinez, i dhuron një nga vizatimet e tij

29 Tetor 2021, 15:54Politika TEMA
Rama pret në zyrë ministrin e jashtëm kinez, i dhuron një

Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në zyrën e tij ministrin e Jashtëm të Kinës, Wang YI.

Rama i ka dhuruar atij një vizatim të realizuar gjatë kohës kur ministri kinez ndodhej në zyrën e tij. Më pas i ka treguar disa nga vizatimet e vendosura në ambientet e kryeministrisë i shoqëruar edhe nga stafi i tij.

Ministri kinez u takua në presidencë edhe me kreun e shtetit Ilir Meta i cili vuri theksin në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

5 komente në “Rama pret në zyrë ministrin e jashtëm kinez, i dhuron një nga vizatimet e tij”

  1. Genti says:

    Rama duhet te punoje per forcimin e mardhenieve ndersheterore atyre ekonomike dhe shoqerore mes dy vendeve ne nivelin me te larte qe para prishjes se tyre nga rregjimi Komunist. Kina ka qene mikja jone dhe ne nuk duhet te harrojme ndihmen e madhe e zemergjere qe na dha ne gjithe fushat e sidomos ne ate ekonomike dhe ushtarake. Bota nuk eshte betem Evropa dhe SHBA. Kina eshte nje fuqi ekonomike dhe ushtarake ne ekspansion e qe shume shpejt do kaloje edhe SHBA’ne e per kete mardheniet tona duhet te forcohen per perfitin reciprok. Dikur Berisha tha qe do futej meimi i gjuhes kineze ne shkolla gje per te cilen krijoi buzeqeshje por tani ka ardhur koha qe ajo te futet ne disa shkolla te pakten si projekt pilot.

    1. Totololi says:

      Nuk mund te lidhesh me Kinen per sa kohe ke mardhenie te ngushta me SHBA, ne jemi shume te vegjel qe te mbajme dy kunguj ne nje sqetull.

      1. Loni pe Kolkondasi says:

        Ne vertete jemi vend i vogel, por ama jemi drejtuar nga nje marksist – leninist i madh si shoku i lavdishem Enver dhe nga nje parti e vertete marksiste leniniste si PPSH. Kurse sot, edhe pse nga pikpamja territoriale vazhdojme te mbetemi te njejte, nga pikpamja ideollogjike kemi bere perparim edhe me te madh. Atehere kishim vetem nje Parti marksiste – leniniste, sot kemi dy, Partine e lavdishme Demokratike dhe Partine akoma me te lavdishme Socialiste. Dhe nese atehere kishim vetem nje udheheqes legjendar te shquar marksist – leninist, shokun e lavdishem e te paharruar Enver, sot kemi dy, marksist- leninistin e ndritur shokun zoti Sali Berisha dhe ate fare pak me te ndritur zotin shoku Edi Rama.
        He, Totololi, e shikon progresin qe kemi bere? Progres i cili, edhe pse jemi nje vend i vogel, fakti qe takohemi me Ministrin e jashtem te vendit me te madh ne bote, na jep te drejten te mendojme se jemi i barabarte me te, ne mos nja dy gisht me larte. Dhe kinezi te rrije “Gatitu”, ate te beje! E te jete i lumtur, se ju dha rasti fatlum e po takon jo vetem Kryeministrin e nje vendi ideollogjikisht me i madhi ne bote, per edhe nje piktor, perballe te cilit edhe vete Pikaso, Rembrad dhe Van Gog do ndiheshin inferior.

  2. Andi says:

    cfare lajmi idiot! ne vend te flitet per cfare u diskutua dhe cfare do behet, gazetaret merren me garnitura. Ky eshte M. Jashtem i vendit nr 2 ne bote. Ne sillemi si karagjoze.

  3. Xheneriku says:

    U shite njehere badjava, pertej oqeanit epo tani veshtire se po rrekesh me ndrruar padron. Me te dy veshtire se luan ping pong ( sport jo popullir tek ne) keshtu vazhdo me te parin deri sa te ta heqi kollodokun qe ke mrena,per te te lene rast te shijosh te voglin made in China. More tani per tani lutju Daj Sam iut te ta terheqe pak mbrapsh sa te levizim pak qafen se na ka lene ngrire pa levizur as majtasee as djathtas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje