"Ka lindur budalla", Gjekmarkaj dhe Peka nisin të tallin njëri-tjetrin në Facebook: Delirant apolitik, zv. i Kujtim Gjuzit

31 Tetor 2021, 20:07Politika TEMA

Zhvillimet e brendshme në Partinë Demokratike kanë edhe anën epike të tyre.

Dy obortarët e hershëm Çlirim Peka dhe Agron Gjekmarkaj kanë ndërmarrë një fushatë intensive ndaj njëri-tjetrit për t’i treguar demokratëve se kush është më qesharak.

Pas ironisë së Gjekmarkajt, ka ardhur edhe reagimi i Pekës i cili gjithashtu ju përgjigj me të njëjtën gjuhë.

Administratori i ZeniTv dhe Zeni.net ka treguar disa prapaskena nga iniciativa e tyre për të shpëtuar Berishën nga ndëshkimi moral dhe ligjor që ka marrë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas leximit të replikave të tyre është e vështirë të vlerësosh se cili është personazh më qesharak.

“Andej nga fillimi shtatorit nje telefonate e rendesishme me vjen nga Italia.

Ishte Profe Goni, tashme deputet si zv i Gjuzit. Cilesia e ligjvenesve ishte rritur mendova, dhe ju pergjigja.

Kam nje ceshtje me rendesi globale me thote Profe Goni, instaloje urgjent “Signal” qe te mos pergjohemi. Mendova shume e rendesishme do jete perderisa edhe sekretarja e Mark Markut ka mesuar se ekziston “Signal”.

E instalova dhe marr Profen ne tel: Cfare eshte Profe?

Degjo me thote: “Kam takuar nje mik te perbashket, kjo non grata nuk qenka asgje. Mbushja mendjen Berishes te vij diku ne Europe se do ta takojme me nje qe ka qene President i SHBA deri ne 2020, do rikandidoj prape dhe do fitoj ne 2024, emrin mos ma kerko se kush eshte.

Por po te pranoje Berisha rregullohen problemet artificiale me SHBA dhe doktori duhet te kthehet ne krye te PD”

Duke pare sekretin e rendesishem per te ardhmen e PD, i thashe qe do ti them. Mbylla tel dhe mendova qenka jo vetem me mikun tim italian por qenka dhe me Profe Markun dhe paskan kthyer ndonje gote. Kur te nesermen shikoj sms qe nuk me pushonin ne “Signal”. “Cimi fole me Doktorin, do vij?

Eshte shume e rendesishme, etj etj”. Kuptova qe nuk ishte i pire nje nate me pare por paska lindur budalla. Fola, i thashe dhe nuk vjen.

Pas kesaj Profe Goni u kthye ne Tirane dhe ju bashkua Lulit ne nismen per ta shpetuar PD-ne nga baza e saj anti-amerikane.

Edhe une e kuptova qe nuk me duhet me “Signal” per biseda kaq te rendesishme. E fshiva i zhgenjyer nga mundesia e humbur!!! 11 Dhjetori me duket shume larg per te shpetuar nga keta lloj delirantesh apolitik”, shkruan Peka.

Ndërkohë, më herët Gjekmarkaj teksa tregonte një bisedë me Ditmir Bushati, ndër të tjera shkruante:

“Ty te dhimset vetja qe nuk ju bashkove dy nipave te Hysniut (Andi Bushati e Agim Nesho), nipit të Maxhunit (Çlirim Peka) e djalit të xha Rrustemit (Çlirim Gjata)  për të mbrojtur të djathtën historike dhe Doktorin e Hysniut (Sali Berisha)! Unë djali i Sules (Ditmir Bushati) e vuaj shumë mungesën  në këtë front .

Ne si Parti mbështesim fort kauzën e Doktorit për demokratizim se atë morëm si model dhe demokratizuam tonën !! 

Me Bashen si kalon ? Po mire me duket. Kujdes porositi se tani ti i duhesh i ke dalë kundër Doktorit që të kishte qejf se sapo të kalojë kjo gjë  ai do mendojë ky që i prishi qejfin Doktorit të madh, mua ma prish ku e ku ndaj të jep të shtyrën.

Po jo mor burrë mos u shqetëso s’me paske njohur fare -jetoj me përkohësinë e gjërave siç erdha ik pa u zvarritur !! Unë mendoj me kokën time! Ngjan ashtu, edhe vetë kujtoja se mendoja ne kokën time sa herë flisja dhe Ramës i pëlqenin.

Me kokën e tij kisha menduar. Po jooo insistova! Ashtu thua por e kam provuar ne kurriz , a më ke parë 6 vjet mish e thua me Ramën kur befas për fajin tim që të ndreqem më hoq.

Si ndihesh pyeti si vartës i Bardhit , Gridës, Rushajt, Alibeut , Tabakut !! Mirë shumë si në gji të Krishtit, por ata janë Kardinalë unë si imzot Doçi, një shkallë më poshtë-Abat por “Abat nulius” me varësi vetëm nga Papa dmth nga Basha”, shkruante Gjekmarkaj. (TemA)

7 komente në ““Ka lindur budalla”, Gjekmarkaj dhe Peka nisin të tallin njëri-tjetrin në Facebook: Delirant apolitik, zv. i Kujtim Gjuzit”

  1. Loku says:

    Te dy debila jane.

    1. Shume e vertet says:

      Haha ? ? ? Agrone Gjekmakune ne e kame fare ne qefe per shkakte te arrogance … Por eshte shume e vertet kure mendone se kushe e perkrahe Sali Berishen dhe PD nip i Hysni Kapose dhe djali i nje gjelati.. ? eshte per te vene duare kokëse…

    2. Ilir says:

      Plasi sheshit e qelbi dynjane… Katundaria?. Shqiperi è mjere, te ka dale ajka ne siperfaqe, jo llumi… jo absolutisht!

  2. cuca e maleve says:

    hajt, hajt se nipat e fisi i nipave (apo jane edhe pak) do ti bejne nje vizite gruas se profesorit

  3. Zagali says:

    Qe te dy jane si muti me kaken.

  4. Ku ka ngelur PD ne dore te Gjekmarkajt, gomarit? Pu pu puuu hajde Sali Berisha se ti e ke fajin. Duhet te kishe menduar se kujt duhet tja lije partine. Po e le ne dore te Lulit, Gaz Bardhit, Tabakut, Grigjes e tjer??? Mer njerin e perplas te tjetri… Saliu kujtonte se Lulin e kishte be xhep? Luli ja futi. Dhe jam i bindur qe nuk e leshon PD. Tja kishte lene Argites te pakten, se Zeni nuk qullos gje.

  5. Më në fund na zuri veshi , një debat INTELEKTUALESH !
    URINIME për suksese të më tejshme !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje