Nga Aranit Muraçi
Është lapidare shprehja e shkrimtarit të madh francez, Victor Hugo, në një përpjekje për të identifikuar dhe ndarë politikanët që shesin vendin dhe kombin, ose edhe të ardhmen e popullit të tyre, për interesa personalë.
“Luftën e bëjnë heronjtë, ndërsa në kohë paqeje qeverisin maskarenjtë, përfitojnë horrat.”
Nëse ka një komb që në kohë paqeje glorifikon maskarenjtë dhe horrat, e bashkë me ta politikanë që për interesa të ngushtë personalë apo për të shtuar ose ruajtur pasurinë e tyre janë gati të shesin gjithçka munden, qoftë edhe vendin e tyre, dhe nga ana tjetër harron heronjtë e vërtetë, ata që i dhanë gjithçka deri edhe jetën Atdheut, që çdo bashkëkombës i tyre të jetojë i lirë dhe me dinjitet në vendin e vet, një ndër këta kombe mund të jetë fatkeqësisht ai shqiptar.
Ashtu siç janë përpjekur për të baltosur betejën Nacionalçlirimtare në Shqipëri kundër fashizmit politikanë, që po ashtu glorifikojnë Esat Pashë Toptanin bashkë me tregtarë të tjerë të trojeve tona dhe nuk thonë kurrë asnjë fjalë për ata që e drejtuan luftën apo dhanë jetën për liri, duke mos u njohur heronjve asnjë meritë, pavarësisht ndasive dhe bindjeve politike, historia përsëritet dhe është e ngjashme edhe me luftën për liri, në Kosovë.
Të njëjtët politikanë, qoftë në Prishtinë apo edhe në Tiranë, kanë heshtur dhe heshtin për udhëheqësit e luftës për liri, të cilët ndodhen aktualisht në burg, aty ku në fakt duhet të ishin të tjerë që kryen masakra ndaj popullit shqiptar.
Për qartësi, Hashim Thaçi kur drejtonte Kosovën si politikan (ndryshe nga akuzat që mbajnë mbi supe kolegët e tjerë politikanë) është sot në qeli jo për ndonjë mëkat politik. Si politikan, për keqqeverisje ai mund të gjykohej nga populli, njëlloj siç pretendojnë të tjerët. Nga posti i Presidentit që mbante, kur u njoh me akuzat ai dha dorëheqjen për t’u gjykuar. Thaçi nuk është izoluar për korrupsion, një sëmundje që ka prekur kryesisht politikanët shqiptarë, sidomos ata që kishin më shumë mundësi dhe kohën e mjaftueshme për të ngritur një sistem të pavarur drejtësie. Thaçi para se të burgosej nuk u akuzua as nga ndonjë institucion ndërkombëtar, si DASH.
Por të njëjtët politikanë që mbajnë akuza të rënda mbi supe për korrupsion nga institucionet ndërkombëtare, e akuzuan atë se po shiste Kosovën. Ndërsa akuzat e aleatëve ndërkombëtarë që rëndojnë mbi ta për keqqeverisje, korrupsion dhe pengim të demokracisë, i rrëzojnë si politike dhe paradoksalisht mbrohen kur thonë se sulmohen padrejtësisht ngaqë po luftojnë e po mbrojnë Kosovën.
E turpshme për një komb, që nuk kuptohet se përse, ka një vit që ka folur ose pak, ose aspak, për të përkrahur ish-Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, të katër në qeli, nën akuzë për krime lufte.
A ka ndonjë politikan shqiptar, nëse i ka mbetur ndonjë fije dinjiteti, që t’i thotë elektoratit të tij se përse ndodhet sot në burg Hashim Thaçi?
Në vend të përpjekjeve që t’iu mbushë mendjen shqiptarëve se ka luftuar për të mbrojtur Kosovën nga Serbia, në një kohë kur nuk bëri asgjë për të shmangur djegien dhe përvëlimin e Shqipërisë, a ka ndonjë politikan shqiptar që të thotë sot se Thaçi ndodhet në qeli ngaqë shiti interesin kombëtar?
Çfarë krimesh kreu Thaçi në kohë lufte, në një betejë të barabartë me pushtuesit, në një betejë heroike, patriotike, ndryshe prej tyre, për të çliruar trojet e pushtuara shqiptare?
Kur Shqipëria digjej nga politikat e saj të mbrapshta ndërsa populli shqiptar falë dinjitetit të tij shmangu një luftë të mundshme civile, në Kosovë Hashim Thaçi (viti 1997) akuzohej se mori pjesë në një nga aksionet e UÇK-së (e sapo krijuar), së bashku me Adem Jasharin dhe të tjerë, dhe sulmuan stacionin policor të Drenasit. Hashim Thaçi lidhur me këto akuza u dënua me 10 vjet burg në mungesë nga Gjykata e Qarkut të Prishtinës. I dënuar në të njëjtin proces nga kjo gjykatë me 20 vite burg ishte edhe komandanti legjendar Adem Jashari. Dihet fati i Heroit dhe i familjes së tij.
Masakrat, torturat, përndjekjet dhe fati tragjik i mijëra shqiptarëve të Kosovës, duke përfshirë gra e fëmijë, i njeh po ashtu bota mbarë, veç disa politikanëve shqiptarë.
Plot pas 20 vitesh, Hashim Thaçi, Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe tre ish-udhëheqës të tjerë janë akuzuar për kryerjen e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999, krime që sipas aktakuzës kanë ndodhur në Kosovë dhe Shqipëri.
Ata ndodhen prej një viti në qeli, në pritje të gjyqit, në një kohë kur politika dhe diplomacia shqiptare hesht për ta dhe çuditërisht është e përfshirë në gjyqe dhe beteja të tjera imagjinare për politikanë, të cilët, para se të mendojnë luftën, kanë planifikuar arratisjen, ashtu siç bëri një tjetër benjamin i tyre, Ahmet Zogu.
Shprehja e gjeneralit të shquar amerikan, George Patton, i cili u nda nga jeta fill pas mbylljes së Luftës së Dytë Botërore, mund të jetë po aq e përshtatshme për politikanët demagogë të Kombit shqiptar.
“Nëse keni luftuar për këtë tokë që gjithë jetën të merrni para, atëherë tregoni sa kushton kjo dashuri qe t’ju paguajmë, dhe merrni plaçkat e shkoni atje ku atdheu mund të blihet me para.”
Mbyllja e duhur ndoshta përkon me fjalët e romancierit dhe publicistit të njohur, George Orwell, i cili bën me faj edhe popullin që ndjek nga pas politikanë të padenjë.
“Një popull që zgjedh në krye të vendit njerëz të korruptuar, hajdutë, maskarenj e tradhtarë, nuk është viktimë, por bashkëpunëtor i tyre.”
Nderim për drejtuesit e UÇK-së Hashim Thaçin dhe shokët e tij.
Po jame dakorte me shkrimin tend…. Neve ne Shqiprie na kane drejtue 5 ose 6 horra dhe kriminel siqe ka çen Enver Hoxha terrorist dhe siqe jane akoma Sali Berisha Edi Rama ilir Meta Lulzim Basha dhe Fatose Nano .. keta njerze Jane horra hajdute vrase … dhe te gjith keta horra punone per interesat e tyre prsonale dhe familjare dhe per interesata e
shteteve te tjera disa pune per Turqine disa per Serbi disa per Rusine…. Sa per Hashim Thaqin dhe te tjert ne Kosove une mendoje se kane ber shume gjynahe gjat qeverisjes prandaje munde te jen at ku jane por e eshte gjeture nje menyre per ti hequre nga pushteti…
Bravo, nje shkrim i shkelqyer. Hashim Thaçi mbahet kot ne qeli. Te mbash ne qeli nje komandnt qe udhehoqi ushrine per çlirimin e Kosoves eshte poshtersia me e madhe.Te luftosh per te miren e vendit tend dhe te dalesh ne gjyq per krime eshte absurditeti me i madh qe mund te ekzistoi.Ai me shoket e tij,qe sot mbahen ne qeli,jane heronj, pavaresisht se maskarenjet dhe horrat si Sali Berisha,Albin Kurti e te tjere maskarenje,shpifin e akuzojn si tu doj qejfi.Ndoshta vjene nje dite qe edhe keta qe e meritojne te shkojne ne burg,te mos jet dite e larget.
Aranit Maraci bravo te qofte , artikuj te shkelqyer mbi nje realitet qe e zberthen me shume zotesi dhe paanshmeri. Respekt dhe pune te mbare .
I dashur Aranit, te pergezoj per kritiken dhe analizen. Ke bere vetem nje lapsus/gabim te vogel. Lufta mes heronjeve te Kosoves dhe pushtusve serb nuk ishte e barabarte. Ata posedonin armatim te rende, artileri tokesore dhe ajrore dhe furrnizim me nafte nga dhendrri I tyre Salih Berisha. Ndersa UCK kishte vetem armatim te lehte por luftonin si heronjt. Sidoqofte, te lumte per shkrimin.
Kjo thenia e fundit qe populli qe voton tradhtaret hajdutet maskarenjt esht njesoj si politikanet e vet i perket 100 per 100 popullit shqiptar sot .
Aranit Muraçi rrespekte je shqiptar i vertet brravo , kjo thenia fundit esht per ne shqiptaret.
????
Nje shkrim teper realist dhe me vlere per kedo qe i thote vetes shqiptar . Flm z. Aranit Muraci !
LAVDI GJIGANDIT HASHIM THACI LAVDI UCK POSHTE UDBASHET E SERBIT DHE CETNIKET E AJATOLLAH MULLAH ALBINLADENOVICI BOTOKSI DOSA OSMANOVICI
Hashimin e ka paraburgos Amerika dhe miqtë evropian të popullit të Kosovës martire që aq shumë.vuajri dhe dha shumë.për lirinë por që lirinë dhe të ardhmen si dhe pasurin ia vodhi Hashim Thaçi me shokët hajdut ,maskara e tradhtar.Pushteti i hajnave degradoi dhe shkatërroi çdo gjë në Kosovë:arsimin,shëndetësi,ekonomin dhe çka jo tjetër.Kur filloi edhe të bënë pazare me Serbinë për tokat s Kosovës nuk e duroi më tej Amerika dhe e zbriti nga aeroplani dhe e dërgoi në Hagë .Ska rendësi nëse dënohet apo jo me rendësi është se e ka larguar nga politika tradhtare.Amerika ka investuar shumë.në Kosovë dhe nder shqiptar andaj nuk lejon që j biri i rojës së fushës të shkatërron Kosovën sipas tekave franceze dhe serbe.
RAIFI-Po t ishte per Ameriken, Hashimi do ishte akoma President i Kosoves ne vend te asaj idjotes qe sot eshte ulur ne karriken me te larte te vendit.
Eshte Europa ajo qe e ka burgosur Hashimin dhe heronjte e tjere te luftes se fundit, qe akuzohen pasi kane vrare cetniket serbe dhe te tjere paramilitare e ushtarake serbe per te mbrojtur popullin e tyre.
Eshte pikerisht ajo Europe, qe deri dje lozi futboll me trojet tona etnike dhe sot burgos djemte tane me te mire; ajo Europe ku te gjithe juve kerkoni qe te futeni si pjese e saj. Vazhdoni qe te ngopeni me lugen e zbrazet te Europes se mire jua ben.
Ky debili qe ka shkruar kete artikull dhe disa te tjere ketu me lart, bejne me faj popullin shqiptar per politikanet, qe nuk kane pasur kurre nevoje per votat e tyre, pasi votat i kane rregulluar vete neper kutite e votimeve. Po te ishte per popullin, kjo kaste politikanesh, do ishte varur per gjuhe mu ne sheshin Skenderbe dhe jo te trasheshin neper karriket e Parlamentit duke u zene me njeri tjetrin si bandite rrugesh.
Ekuilibri zotni, eshte shume i rendesishem ne jete. Bere luften, clirove vendin, largohu, mos u kap me thonj pas pushtetit. Ne kete vend ndodh e kunderta, njeriu i pushkes zapton pushtetin dhe e perdor luften per te bajtur pushtetin. Keshtu bene komunistet per 50 vjet derisa u rrezuan me gjithe ideologjine e tyre. Keshtu po bejne Berisha me shoke. Fatkeqsisht, kete bene dhe luftetaret e kosoves. Burrat e vertet e shkojne ne lufte, sjellin lirine, ikin ne punen e tyre dhe ngelen te nderuar perjete. Pushteti te ndyn.
Sakte !!
Saktë, Cen!
Zoti Arianit Muraci! Nuk e di sa vjec jeni, per te kuptuar a keni patur moshen e ndergjegjsimit ne vitin 90 e tutje.. Vetem atehere do te merrja nismen te diskutonin per temen qe po trajton.Per nje mendim racional, mjafton ne shembull qe te bjere poshte pergjithesimi qe ti ben, qofte edhe me thenien e Hugoit, qe sic dihet ishte mbreteror. Deri atehere po te pershendes me nje poezi qe ben pjese ne vellimin e fundit poetik “Rok nate” qe trajton pikerisht kete teme, me fryme optimiste, sado therrese per disa.
Kam provuar
Kam provuar një gjë të madhe në jetë:
Të shërbejë dhe pa më shërbyer, pa tamburë.
E ndonëse tërë kohës mbeta në këmbë,
Piedestale s’kërkova kurrë.
Qiellin pa shpërblim jua solla në duar,
Ta shijonit dhe diellin dimëror, qoftë anemik
Dhe me lirinë përherë përqafuar,
Të mos kishit kurrë frikë.
Jetova më absurden skenë në këtë jetë:
Xhelatët të kthyer alienë, rrethuar me aureolë.
Zoti, falur më kish, shpirtin e vet…
Do ta mundja ankthin-tritol.
Dhe lumturi të pamasë kam provuar:
Kur me të mirën, fitoja mbi humbjen, ligësinë.
Me të vërtetën- armë t’u mbaja zgjuar…
Vargu im mos të kish kokainë.
E kam lexuar poezi te Ora e librit te premten ne mbremje ne NTV Televizion.
Aranit Muraçi?! Paska akoma njerez Shqiptaria qe dine e flasin troç qe flasin pa frike qe flasin shqiptarçe. Sinqerisht shkrimi yt, i dashur, me jep nje shprese, me jep nje shprese se shqiptaret e ndershem e patriote do fitojne mbi babezine qe ka kllaposur kete popull qe e shqyen per interesa babezia qe nga viti 1990 e ketej, barbaria qe e vodhi dhe e masakroi…por ca nga keta ja ku jane , i shohim per nate ne tryezat e kryekriminelit shqiptar dhe ne emer te lirise individit dhe pluralizmit te mendimit, kerkojne akoma te na sfidojne. PO paska dhe krimi, harbuteria dhe degjenrimi morale e kombtar i disa shqiptareve qe i vijne rrotull Sali Berishes?! Albin Kurtiti, policise se Kosoves, iu kerkua nga gjykata nderkombtare siguri per Ashim Taçin me shoke qe ti çonin ne shtepiet e tyre dhe Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, policia e Kosoves, nuk e garantoi sigurine! Si ju duket? Ne e dime qe kemi ca kriminela ketu ne Shqiperi me ne krye Sali Karaxhiç Berishen, por dhe kosovaret duhet ta dine se kane nje mik per koke te Sali Berishes qe eshte Albin Kurti dhe Vjosa Osmani. E dine kete kosovaret apo s’u intereson me tani se jane shtet ne levozhgen e vezes akoma? Heronjte do dalin por une pres qe kur do zhduken nga faqja e dheut kriminelet shqiptare qe ozurpuan fitoren e luftes kunder pushtuesit. Me duket se demokracia nuk i zgjidh problemet sepse liria e vertete del nga gryka e pushkes. Sa ti zgjidhe demokracia, ka mbire bari per dy apo tre breza mbi heronjte. Kjo pune duhet bere dhe me drejtesin shqiptare qe merret me mushkonja anofeles akoma kur kininat i morem qysh ne 48. Te pershendes, Aranit Muraçi !
O i meruari mero po çe perdor emrin e Arianit Muraçit te gjore per me nenshkru komentet e tua. Lere rehat ne punen e vet mavrine Arianit ose jepi ndonje pare se paku se eshte per faqe te zeze Qe ta din lexuesit Arianiti i ngrate eshte person i vertete por jo gazetar apo analist politik. Maksimumi qe ben i gjori eshte gazetaria sportive . Ka qene ca vite me pare tek Nikolle Leshi qe i jepte nje page modeste per te jetu si barbon dhe mesaduket tani i meruari mero i ka marre me qera identitetin per ta perdorur per autoresine e opinioneve te veta. Lene mo te qete Arianiti o o shejtanizuari meralush baze.
O i meruari mero po çe perdor emrin e Arianit Muraçit te gjore per me nenshkru komentet e tua. Lere rehat ne punen e vet mavrine Arianit ose jepi ndonje pare se paku se eshte per faqe te zeze Qe ta din lexuesit Arianiti i ngrate eshte person i vertete por jo gazetar apo analist politik. . Maksimumi qe ben i gjori eshte gazetaria sportive . Ka qene ca vite me pare tek Nikolle Leshi qe i jepte nje page modeste per te jetu si barbon dhe mesaduket tani i meruari mero i ka marre me qera identitetin per ta perdorur per autoresine e opinioneve te veta. Lene mo te qete Arianiti o o shejtanizuari meralush baze…
Shkrim shume i sakt dhe i drejtperdrejt i z.Aranit,per dallim nga nga kjo poezia e ktij ” shkrimtarit” vaso papaj qe siq shifet as qe e paska kuptuar pse skruane z. Aranit, por ama eshte 100% ajo qe thot se maskarejt shijojne paqen dhe kjo sot eshte ajo qe ndodhe ne kosove, shembulli me i ndyre eshte mender presednike osmanka e bija e nje ish udbash-it te serbise, ti zotrrote vaso sikur ta dish se çfar Kane hequr shqiptaret e kosoves nen pushtetin y serbise sot nuk do ciceroje kete poezi qe aspak nuk i pershtatet kosoves, sot i dashur vaso ne kosove gati 100% te pushtetareve i kemi tbijt e tbijat e argatevee te millosheviqit te cilet para luftes per qlirimin e kosoves ishin shiftari qe denonin çdo kosovar qe ishte per repuliken e kosoves, ata ishin per brastfo-jedinstfo qe sot Kane arritur tu sein hi syve shqiptareve duke ju thene se ne jemi per vetevendosje, Ku sipas asaj qe shofim ata qe ishin per vetevendosje sot i kemi ne burgjet e europes kurse ata qe Kane masakruat shqiptaret e kosoves i kemi ne pushtet nje pjese ne serbi e pjesen tjeter ne kosove, me nje fjale i dashur brastfo-jedinstfo po luzon dhe ti shifet se nuk je i vetmi qe ke pritur kete dite….
Nonen uqkurcit Hašim Kari Danillovič. Liri Kosoves.
Kritika dhe thirrje te drejta , te cilat kerkojne te demaskojne padrejtesite qe iu bene udheheqesve te UCK, kryeluftetareve per Clirim te Kosoves, te cilat kerkojne, pas kesaj, te vendoset drejtesia mbi maskarejte dhe maskaraden e tyre ne dem te ndergjegjes kombetare te shqiptareve, per rastin te shqiptareve te Kosoves.
Me ben pershtypje mungesa e reagimit nga shumica e popullit te Kosoves menjehere pas lincimit te komandanteve te UCK-se, por nuk iu falet deputeteve te Kuvendit te Kosoves, me indiferencen e tyre, me karshillekun e tyre perballe turperimit qe po iu bejne udheheqesve te Luftes per Clirim te Kosoves. Ata urgjentisht duhet te c’ligjeronin ngritjen e Gjykates Speciale, te gjykates qe ka mare detyren e zbehjes deri ne zhdukje te vepres madhore te djemve dhe vajzave me te shquar te Kosoves, te cilet rroken armet per te luftuar pushtuesin shekullor te Kosoves, serbet.
Akoma nuk eshte vone. Kuvendi i Kosoves duhet te vendose mosnjohjen e Gjykates Speciale, duke kthyer ne nul veprimtarine e Saj , qe vec drejtesi per viktimat e popullit te Kosoves , shkaktuar prej pushtuesve serbe, nuk ka sjelle.
Luften e bejne heronjt,vendin e ndertojnete zgjuarit e punetoret,pushtetin e mbajne maskarenjte e korruptuar.
Lavdi dëshmorit Aranit Muratoriaçi. Ceremonia pranë AgjitPropit të Ram(izit)
Ne qofte se do ishte e mundur do i jepja 5 yje ketiij artikulli.
Paqja ne ballkan akoma eshte shume larg, ne te njejten kohe kur ata qe na rrezikojne egzistencen,armatosen,kerconojne c’do dite ne forma te ndryshme,ne rrime te heshtur ndaj burgosjes te atyre qe drejtuan rezistencen kunder
ketyre,po te njejtet kanibalsteve.Meqe paqja nuk eshte akoma e nje te arfeme te afert, eshte llogjike te mendosh qe burgosja e tyre dhe heshtja qe po pason,nuk eshte vetem sepse Ashim Thaçi eshte padrejtesisht i burgosur,por bashke me ta edhe deshira,kurajoja,vullneti per ti dale zot vendit ne nje dite te veshtire per kombin,kur e ke shume te qarte qe mund te kesh nje fund si Ashim Thaçi,per zotin zor se gjen shqiptate qe ta marrin ne konsideraye te sakrifikojne jeten e si shperblim te shperfillen e degjenerohen ne kete menyre.asnje nuk rri i heshtur kur dikush sakrifikon heronjte si rrime ne shqiptaret.
O pjeter serbakeqi ja hangsh mutin Albin Kurtit.
O rr. E k,je shume idiot per te kuptuar !!!!!
Nonen n’pidh uqkurcave liri Kosoves.
Jane leshur udbash-at si dikur ne kohen e millosheviqit dhe po e tregojne veten si ky qe guxon te shaje uçk-n dhe shqiptaret,por ska dyshim se duhet te jete nje nga pjella serbosllve qe gjuhen shqipe e ka msuar duke luajtur ne rruge me fmijet e brastfo-jedinstfos,ik more i ndyre shko jeto atje Ku e ke vendin diku ne serbi se kosova ka marre fund pet qiftin tuj, ska ma serbosllavi as brastfo-jedinstfo harroje, veq ke kujdes mos shaj sa per kaken mbaje ne goje por kujdes se tvjen era.
Bravo, nje shkrim i shkelqyer. Hashim Thaçi mbahet kot ne qeli. Te mbash ne qeli nje komandnt qe udhehoqi ushrine per çlirimin e Kosoves eshte poshtersia me e madhe.Te luftosh per te miren e vendit tend dhe te dalesh ne gjyq per krime eshte absurditeti me i madh qe mund te ekzistoi.Ai me shoket e tij,qe sot mbahen ne qeli,jane heronj, pavaresisht se maskarenjet dhe horrat si Sali Berisha,Albin Kurti e te tjere maskarenje,shpifin e akuzojn si tu doj qejfi.Ndoshta vjene nje dite qe edhe keta qe e meritojne te shkojne ne burg,te mos jet dite e larget.
Kosova gjithë ka pas bashkëpunëtor të UDB që ishin kriminel që kanë bashkëpunuar me Serbinë. Gjatë luftës së UÇK ishin rreth 400 shqiptar me paramiltarë serb dhe tash shumica jetojnë jashtë Kosove si azilanta politik për krime ndaj kombit të tyre. Këta që kanë mbet vazhdojnë me shpifje sharje dhe denoncime të pa dëgjuara nga njerëzit normal. Çlirimtarët sollën lirinë dhe pavarsinë për kombin shqiptar dhe popullin e Kosovës kurse bastardët i denonocojnë luftëtarët e lirisë që bashkë me NATO -n që na kthyen në shtëpit tona. Ata që bashkë me serb bënë krime tash janë dëshmitar të shpifur si edhe disa analist të ndyer që janë plotë mëkate synojnë të ua mveshin çlirimtarëve për të marrë pushtetin. Turpi ska fund. Lluftëtarët – Herojt e Luftës dhe Paqes nuk shkuan në Serbi për të berë gjenocid por ata erdhën këtu vraaanë 13.500 veta ddhunuar 22.00 femra dhe mashkuj shqipatrë dhe dgjën gjysmën e Kosovës bashk me bastaradët që kishin ndihmësit e tyre që tash i akuzojnë e dencojnë me shpifje të të poshtëra imagjinative.
Lavdi per jete Priserve te UQKse e te Lirise Z. Thaqi, Veseli ,Krasniqi,Selimi, Haradinaj.Musaj ,Gucati, te cilet padrejtesisht mbahen ne burg.
Mallkim per jete e mote atyre qe kan hedh vrer tan kohen kundrai tyre dhr kan dhen deshmi te rrejshme dhe tani po shkruajn e po dhan si psh.njifar Maxharraj,Torte, Bytyqi, Mehmeti, Gecaj,Miftari, e shume tj. qe e kan marre ka her rrugen e Beligradit e per ne Moske Turp turp turp.
Shefki Mexhani {Bali} SH B A esht emri i vertet jo anonim se kam merak.
Ma cucllatsh guxhen o Shefki koqevari. Nonen uqkurcave liri Kosoves.