Dashnor Kaloçi
Publikohet historia e rrallë dhe e panjohur e Koçi Xoxes me origjinë nga Kolonja, por i lindur në vitin 1911 në fshatin Negovan të Follorinës në Greqi, ku familja e tyre ishte vendosur për arsye ekonomike, i cili pasi studioi dhe u diplomua shkëlqyeshëm në gjimnazin klasik të Selanikut në vitin 1929, u kthye në qytetin e Korçës, ku u njoh për herë të parë me idetë dhe literaturën komuniste, duke u bërë më pas një nga themeluesit dhe kryetari i parë i Grupit Komunist të Korçës që në fillimin e viteve ’30-të,
Si u mandatua ai për të marrë pjesë në mbledhjen themeluese të Partisë Komuniste Shqiptare në nëntorin e vitit 1941, por u arrestua nga italianët pak kohë para asaj mbledhje, ku ai për kontributin e madh në lëvizjen komuniste, u zgjodh në mungesë, si anëtar i Komitetit Qendror provizor i PKSH-së, e më pas si anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare që nga 10 korriku i vitit 1942, delegate në Kongresin e Përmetit në 24 maj 1944, ku i jepet grada gjeneral-major. Karriera brilante e Xoxes menjëherë pas mbarimit të Luftës duke ngjitur shkallët e hierarkisë partiake dhe shtetërore, si sekretar organizativ i Partisë Komuniste Shqiptare, anëtar i Kryesisë së Përgjithshme të Frontit Demokratik të Shqipërisë, deputet i Kuvendit Popullor, ministër i Punëve të Brendshme dhe zv/kryeministër i ‘qeverisë demokratike’, duke qenë figura numër dy e Shqipërisë komuniste, pas gjeneral-kolonel Enver Hoxhës.
Fotot e panjohura dhe dëshmitë e rralla të dy djemve të tij, Gencit dhe Fatosit, të cilët për herë të parë hedhin dritë rreth historisë së panjohur të familjes së tyre dhe babait, Koçi Xoxe, marrëdhëniet dhe raportet e tij me Enverin, si dhe arsyet e vërteta të goditjes dhe eliminimit fizik të tij, si dhe fatin tragjik të tyre pas vitit 1949, kur atë e pushkatuan diku në një pyll në periferi të Tiranës, aty ku është ish-Kinostudio “Shqipëria e Re”, ku ndodhen edhe sot eshtrat e tij!
“Pasi e arrestuan babanë, në fillim e çuan dhe e izoluan në bodrumet e ‘Pallatit të Brigadave’, e pas disa kohësh e dërguan në Burgun e Ri të Tiranës, ku mbahej nën masa të rrepta sigurie, me shumë policë e ushtarë. Gjatë kohës së hetuesisë, ne të familjes mundëm ta takonim vetëm dy herë. Kur e takuam herën e dytë, pak kohë para se ta pushkatonin, ishim të gjithë pjesëtarët e familjes, nëna jonë Sofika dhe motra e saj, dy motrat Shpresa me Lirinë, vëllai i madh Genci, vëllai tjetër Çlirimi, unë dhe vëllai i vogël Besniku, që asokohe nuk ishte më shumë se dy muajsh. Siç thashë, unë atëherë kam qenë i vogël e nuk e mbaj mënd, por siç na ka treguar nëna dhe vëllai i madh Genci, që atëhere ishte 12 vjeç, para se të ndaheshim, babai ju drejtua vëllait të madh, duke i thënë: Genci mos e mbaj kokën ulur dhe të mos vij turp se unë jam këtu. Unë kam punuar dhe luftuar 20 vjet për Shqipërinë dhe tani po më thonë se kam bërë gabime. Por ja ku po ua them të gjithëve, ta dini se unë nuk kam bërë asgjë në kokën time nga këto akuza, që më ngrenë këta. Unë për çdo gjë kam vepruar sipas vendimeve të Byrosë Politike dhe të Komandantit Enver Hoxha”.
Kështu e kujtonte Fatos Xoxe, takimin e fundit me babanë e tij, Koçin, gjatë kohës që ai mbahej i arrestuar në qelitë e Burgut të Ri të Tiranës (i njohur si Burgu “Mine Peza”), në prillin e vitit 1949, pak kohë para se ai të pushkatohej, i akuzuar si “armik i popullit”, edhe pse deri para arrestimit, ishte figura nr. 2 e regjimit komunist, duke mbajtur funksionet më të larta partiake dhe shtetërore, pas Enver Hoxhës.
Edhe pse ka kaluar një jetë të tërë, plot strese dhe peripecira të pafundme që akoma nuk i janë ndarë, i vendosur në një apartament diku në fund të Rrugës së Kavajës në kryeqytet, që nga viti 1991 kur u kthyen nga internimi, sapo i treguam qëllimin e “vizitës” sonë, Fatos Xoxe e “mbylli” menjëherë biznesin e tij (shiste veshmbathje në trotuar), dhe na priti me shumë dashamirësi, madje u çel në fytyrë, ndoshta sepse ishte hera e parë që dikush kujtohej për babanë e tij, gjeneral-leitnant, Koci Xoxe, njeriun që deri në vitin 1949, kur u ekzekutua, konsiderohej si një nga personat më të fuqishëm në Shqipërinë komuniste, me një pushtet të hekurt, sigurisht pas Enver Hoxhës dhe hera-herës, duke qenë një hap para apo prapa tij, falë posteve të nën kryeministrit, anëtarit të Byrosë Politike dhe sekretarit organizativ të Komitetit Qendror të PKSH-së.
Por edhe pse e shprehte qartë në portretin e tij një lloj gëzimi për ‘vizitën’ tonë të papritur, ai me shumë dashamirësi, si për të mos e humbur atë rast ‘fatlum’), na e bëri të ditur se ishte në dispozicionin tonë, por i duhej që më parë të vinte në dijeni vëllanë më të madh, Gencin, jo vetëm pse ai dinte më shumë rreth historisë së familjes së tyre, por edhe për faktin se që nga viti 1949, kur ata mbetën pa baba, ‘komandën’ e familjes e morri Genci dhe ata që nga ajo kohë i bindeshin dhe e respektonin ende, njësoj sikur të ishte baba i tyre.
Po kush ishte Koçi Xoxe, cila ishte e kaluara e tij, nga ç’rreth familjar vinte ai, ku kishte studiuar dhe si mundi ai që t’i ngjiste shkallët e pushtetit, që nga koha e Luftës e deri në vitin 1949, kur dukej se po konsolidohej drejt “numrit një” të Shqipërisë komuniste? Pse u prish miqësia e ngushtë e tij me Enver Hoxhën, me të cilin dhe bukën nuk e hanin pa njeri-tjetrin, pasi dhe shtëpitë i kishin ngjitur dhe për dy familjet gatuante e njëjta kuzhinë dhe shërbente i njëjti personel!
Cilat ishin arsyet e vërteta që Enver Hoxha e goditi vartësin dhe mikun e tij më të ngushtë, duke e eliminuar atë edhe fizikisht?! A qëndrojnë akuzat e rënda që u thurën kundër Xoxes, për afro 40 vjet nga propaganda dhe historiografia e regjimit komunist dhe personalisht të Enver Hoxhës, i cili e akuzonte ndihmësin dhe bashkëpunëtorin më të ngushtë të tij, si: “njeriun më të errët në historinë e Shqipërisë dhe agjent të jugosllavëve, që kishte mbështetjen e Titos”?
A është vërtet përgjegjës Koçi Xoxe për terrorin e egër komunist që ndodhi gjatë viteve 1945-1948, kur ai ishte në postin e Ministrit të Brendshëm, ku u eliminuan apo u zhdukën fizikisht një pjesë e madhe e bashkëpunëtorëve të ngushtë të Hoxhës, pa përmendur këtu kundërshtarët e krahut tjetër politik, (pjesëtarët e organizatës nacionaliste ‘Balli Kombëtar’, ‘Legalitetit’ etj.), apo Xoxe ka qenë thjesht një zbatues i bindur i shefit të tij në të gjithë ato krime, siç ka ndodhur kudo në të gjitha diktaturat dhe vendet e Lindjes Komuniste?
Për shumë nga këto pyetje, pjesëtarët e familjes së Koçi Xoxes, si bashkëshortja Sofika, (në atë kohë afër të 90-ve dhe me një kujtesë brilante), ashtu dhe gjashtë fëmijët e saj, nuk japin një përgjigje të prerë. Jo se nuk e dine, apo se nuk duan, por ndoshta dhe nga një amanet i babait të tyre, që u ka lënë para se ta pushkatonin, duke u thënë: “Për mua do flasë vetëm historia”!
Kjo i bënte ata që t’i përmbaheshin “amanetit” së tij, por pavarësisht qëndrimit të familjes së Xoxe, dokumenta arkivore të nxjerra pas viteve ’90-të nga Arkivi Qendror i Shtetit dhe arkivat e ish Sigurimit të Shtetit, (disa prej të cilave do i publikojmë me faksimile në këtë seri shkrimesh për Koci Xoxen), si dhe foto të panjohura që dëshmojnë më së miri aktivitetin dhe kontributin e tij gjatë Luftës, të cilat s’u publikuan kurrë nga propaganda dhe historiografia e regjimit komunist të para viteve ’90-të, hedhin dritë mbi falsifikimet e shumta që janë bërë në adresë të personit të tij, duke e akuzuar atë për shumë krime të kryera në një periudhë kohe, kur ai nuk e kishte marrë ende postin e Ministrit të Brendshëm!
Origjina e familjes Xoxe?
Koçi Xoxe ka lindur më 1 maj të vitit 1911, në fshatin Negovan të Follorinës në Greqi dhe nëna e tij quhej Vasillo. Sipas dëshmive të familjes por dhe të babait të Koçit, Dhimitër Xoxe (ose siç e thërrisnin nipat e tij, Barba), i cili ka lindur në vitin 1883 dhe jetoi në Tiranë me nipat e tij deri në vitin 1971, familja Xoxe është me origjinë nga Kolonja. Por për arsye ekonomike, si shumë familje të tjera të asaj krahine dhe familja Xoxe u shpërngul nga trojet e tyre, duke u vendosur në fillim në fshatin Pilkat dhe më pas në Negovan.
Sipas dokumentave që janë gjetur kohët e fundit në arkivat e administratës së shtetit helen, nga Besniku, (djali i vogël i familjes), trungu i fisit Xoxe që nga stërgjyshi i Koçit, ekziston i regjistruar në dokumentat kishtare greke që nga viti 1841. Gjyshi i Koçit quhej Sotir Xoxe dhe ai ishte njeriu që hapi shkollën e parë shqipe në fshatin e tij të lindjes në Negovan. Sotiri ishte njëkohësisht edhe mësues ‘dhaskal’ edhe kryetar i pleqësisë së Negovanit.
Sipas shumë dëshmive, por dhe dokumenteve arkivore të shtetit shqiptar, Sotir Xoxe (Barba) ka pasur një aktivitet të dukshëm atdhetar dhe ai ka marrë pjesë në Kongresin e Manastirit në vitin 1908, ku u firmos përfundimisht Alfabeti i Gjuhës Shqipe. Në vitet ‘30-të, familja e Sotir Xoxes, (gjyshit të Koçit) u shpërngul për në Konstancë të Rumanisë, ku Sotiri kishte drejtuar shtypshkronjën “Dituria”, që e kishte pronë të tijën. Pas viteve ’90-të, djemtë e Koçit, kanë gjetur në Greqi dokumentet administrative të gjyshit të tyre, Sotirit dhe prokurat që vërtetojnë pronat e familjes Xoxe, si dhe dokumentet kishtare dhe çertifikatën e lindjes e dokumentin e pagëzimit të babait të tyre, Koçit.
Fëmijëria dhe shkollimi i Koçi Xoxes?
Sipas dëshmive të familjarëve të tij, Koçi u rrit dhe u edukua nën kujdesin e gjyshit të tij Sotirit, që e kishte atë pikë të dobët dhe i kushtonte pjesën më të madhe të kohës. Ai pasi mbaroi gjashtë klasat e para në fshatin e tij të lindjes në Negovan, më pas u dërgua për të vazhduar mësimet në gjimnazin klasik të Selanikut, një ndër shkollat më të njohura të asaj kohe në Ballkan, pas “Zosimeas” të Janinës. Koçi ishte një ndër nxënësit më të dalluar të klasës së tij, si në mësime ashtu dhe tepër korrekt në sjellje e shoqëri.
Sipas dëshmive të pjesëtarëve të familjes, por dhe të disa personave të tjerë bashkëkohës të tij që jetojnë ende në Greqi (të cilët i kanë dëshmuar djalit të madh, Gencit), Koçi ishte një njeri tepër inteligjent nga natyra dhe ai e kalonte pothuajse gjithë kohën mbi libra, jo vetëm gjatë viteve të shkollës, por dhe pasi e përfundoi atë. Që kur ishte në bankat e gjimnazit klasik të Selanikut, ai lexonte libra në shqip e greqisht dhe fliste lirshëm shqip, greqisht, bullgarisht dhe rumanisht. Sipas dëshmive të Gencit, ish- shokët e shkollës të Koçit, i kanë treguar atij, që Koçi, përveçse një nxënës i shkëlqyer, ishte dhe sportist i mirë i dalluar veçanërisht si futbollist i talentuar, me ekipin e Negovanit, që asokohe drejtohej dhe sponsorizohej nga një bashkëfshatar i tyre i kamur, me mbiemrin Kacaranxa.
Kush ishte Koçi Xoxe?
U lind në vitin 1911 në fshatin Negovan të Follorinës, por origjina e familjes Xoxe, është nga Kolonja. Studioi dhe u diplomua shkëlqyeshëm në gjimnazin klasik të Selanikut në vitin 1929. Themelues dhe Kryetar i parë i Grupit Komunist të Korçës.
I mandatuar nga Grupi Komunist i Korçës për të marrë pjesë në mbledhjen themeluese të Partisë Komuniste Shqiptare, më 8 nëntor 1941, por arrestohet nga italianët pak ditë para asaj mbledhje. Zgjidhet në mungesë anëtar i Komitetit Qendror provizor të mbledhjes themeluese të Partisë Komuniste Shqiptare. Arrestohet dhe burgoset nga italianët në vitin 1942, i akuzuar si antifashist.
Zgjidhet anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare që nga 10 korriku i vitit 1942. Gradohet gjeneral-leitnant në Kongresin e Përmetit në 24 maj 1944. Emërohet Kryetar i Gjykatës së Lartë, në shkurtin e vitit 1945, dhe kryeson Gjyqin Special ndaj të ashtuquajturve “Kriminelë të luftës” në shkurt-marsin e atij viti. Emërohet nën kryeministër dhe ministër i Punëve të Brendshme në vitin 1945. Zgjidhet deputet i Kuvendit Popullor në legjislaturën e parë në vitin 1945 dhe anëtar i Kryesisë së Përgjithshme të Frontit Demokratik të Shqipërisë.
Zgjidhet sekretar organizativ i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Shqipërisë në vitin 1945. Emërohet ministër i Industrisë dhe Minierave në vitin 1948. I dekoruar ‘Hero i Popullit’ dhe me medaljet më të larta në Shqipëri deri në vitin 1948 dhe i dekoruar gjithashtu dhe me shumë urdhra e medalje të larta nga Bullgaria, Jugosllavia, Bashkimi Sovjetik etj.
Arrestohet në 28 nëntor të vitit 1948 dhe dënohet me vdekje e pushkatohet në maj të vitit 1949, duke e groposur diku në një pyll në periferi të Tiranës, aty ku sot ndodhet ish-Kinostudio “Shqipëria e Re”.
Gjuhët e huaja që njihte: latinisht, greqisht, bullgarisht, italisht, rumanisht, serbokroatisht dhe frëngjisht. Kur u pushkatua ishte 38 vjeç, i martuar dhe me gjashtë fëmijë. Akoma dhe sot nuk i dihet ku ndodhet vend-varrimi i tij. /Memorie.al
Nuk eshte faji i djemve natyrisht por xoxe ishte nje kriminel, degjeneratë ,servil qorr,intrigant dhe shpifës i gatshëm të zhdukte
mizorisht cilindo ti thoshte partia dhe enveri,një mizerabël pa asnje ndjesi fisnike,një mendjemadh bosh që ngrifej si gjeli majë plehut,
një palaço i degradar si gjithë kriminelët e byrosë politike ,qoftë ata që u pushkatuan qoftë ata qe shpetuan sepse vdiq enveri.
Shpresoj mos kerkoni ta bëni hero të popullit dhe ti jepni medalje,duke ju njohur.
Koci Xoxe ishte i preferuari i jugosllaveve, kjo dihej boterisht dhe eshte pranuar edhe nga vet ata kohe me vone. Interesante eshte qe Enver Hoxha e kishte kuptuar kete prej kohesh dhe me gjakftohtesi i beri ata te besojne se Xoxe gezonte mbeshtetjen e tij te plote dhe pushtet te padiskutueshem ne Shqiperi. Sigurisht qe Xoxe me idiotesine e tij ra viktime e zgjuarsise se Hoxhes. Qellimi i jugosllaveve ishte qe Hoxha te zevendesohej me nje kokebosh dhe besnik si Xoxe. Ne ate kohe Jugosllavija ishte e vetmja mbeshtetje ekonomike dhe diplomatike e Shqiperise. Ne rrethana te tilla Shqiperija shkonte natyrshem drejt gllaberitjes nga Jugosllavija. Çfar nuk dinte Titoja, jugosllavet dhe Koci Xoxe ishte qe ne prapaskene Enver Hoxha kish kohe qe kidhte bere marveshje mbeshtetjeje me Stalinin. Pjesa tjeter eshte histori…
Koçi Xoxe njihte edhe latinishten ? e perdorte shume ne profesionin e tij si teneqexhi. Po rehabilitoni te gjithe kriminelet e komunizmit.
Kur po ndaheshim ai na tha: C’te mbjellesh, do korresh…
Fiks fare! Dallimi mes K. Xoxes dhe M. Shehut ishte vetëm se ky plera e fundit jetoi me gjate. Ne dore e kishin te ndryshonin fatin e Shqiperise por preferuan ti lepijne bythen diktatorit. Biles edhe tani palma jane duke I bere.
E para asgje nuk thuhet kush ish arsya e vertet e eliminimit te Koci Xoxesa qe familja e tij e paska mbajtur “amanetin” e tij qe do e “sqaroj historia” Pordh me rigon e gjith shkrimi flet per biografin e familjes se tij Komentusi “K ” thot dicka te vertet se i till ishte e nuk po dua te perseris ! Do ju them nje te vertet dhe gjykoni vet A e dini qe ne Serbi ne Beograd egziston nje rug me emrin Koci Xoxe ???? A ju thot gje kjo ??? Mos cuditen neser femijt tan kur edhe emri Sali Berishes te shkruhet atje diku me germa te arta ! Ky popull rrit , mban ne gji e ju ben lavdi tradhtareve ashtu sic po shofim sot ne foltoren e PD “kalorsin fitimtar”te tradhtis dhe shkaterrimit historik te Kombit …….Rroft Sahale Berisha per banditet antishqiptar e Rroft Enver Hoxha qe shpetoi Shqiperin ….
… do shkruhet edhe emri i EDIT PIAF RAMESSE
Kalosh Cami!
Eshte e drejte te flasesh per Kocin apo per Mehmetin. Njerezit duhet ta dine historine. Por analiza dhe e folura nuk mund te jete vetem me nje drejtim, sidomos e treguar nga njerezit e tij. Duhet te jete objektive dhe e paaneshme.
Pra or ti mik Kaloc, qe te behesh i besueshm, merr ne intervsite edhe femijet e atyre qe ka prere me shpate Koci apo Mehmeti, Enveri apo Kadriu.
My two cents
Komenti me i mire dhe me realist.
Si spjegohet qe te gjithe ata qe u vrane prej Enverit si tradhetare, paskan mbaruar studimet “shkelqyeshem”, kur dihet se Koci Xoxe ishte a kovac ose teneqexhi para luftes dhe mezi shkruante emrin e vet? Apo mesa duket, ngaqe dinte “shume gjuhe te huaja”, kishte harruar shqipen.
Xoxe, njesoj si te tjeret para tij, ishte nje kriminel i pameshirshem, qe u be viktime e thertores bolshevike, qe u ngrit edhe me kontributin e tij.
Enveri nuk i beri te gjitha krimet me doren e tij. Perdori debilat si Koci Xoxe dhe te tjere kriminele ordinere si ai, per te qeruar cdo ze qe mundet ti bente opozite. Fakt eshte se Koci Xoxe, ne cilesine e Minstrit te Brendshem, dha urdhera per te arrestuar intelektuale atdhetare jo komuniste, qe u ekzekutuan pasi ato mundet ti sillnin probleme regjimit, kur atehere vendi ishte drejtuar drejt bashkimit me Federaten Jugosllave, si Republike e 7-te e saj. Koci Xoxe ishte njeri prej flamurtareve te kesaj ideje.
Nese te paret e Xoxes kane qene atdhetare qe kane kontribuar per Shqiperine dhe vlen qe te nderohen, e kunderta ndodh me Kocin, qe eshte aty ku i takon, ne halene e te gjithe krimineleve me te medhenj.
Mjaft me me keto artikuj qe ngrene ne qiell ndyresirat se na e shpifet.
genci clirimi fatosi besniku me kulture e puntor te jashtezakonshme kane treguar me te vertete veten e tyre gjate kohes qe kane qene ne internim ne fshatin PATK MILOT ne KRYEVIDH te KAVAJES per mua gezojne respekt nga ILI
Mire ua beri krimineli turkoalvanos Enver Hoxha atyre qe nga Emer Greke Epirote Sotir (shqip Shpetim),Kostantinos Emer Ilyre Greke ne (Koco) “Skiptari) Nena e Tij Vasillo bashkefshatari I Tij me Mbiemer Kakaranxa (shqip kakerdhi).
Kombesia Greko Ilyre e tyre e mohuar dhe u kthyen ne Shqiptare me Emra Genci,Besnik,Liria,Shpresa.
Nena e tyre Sofia (Dituri shqip).
Keshtu i do mushka drute.
Ja edhe hajvani qe vetequhet Erdogan me idjotizmin e tij te perhershem.
Ku e ka gjetur ky palo veshgjati neo-grek termin “greko-Ilyre”? Nuk ka patur kurre “greko Ilyre, por ka patur ne antikitet dy popuj fqinje, komplet te ndryshem: autoktonet ilire dhe te ardhurit greke. Nese te paret mbijetuan tek shqiptaret, greket antike u zhduken dhe sot jane zevendesuar nga pasardhesit e ilireve, shqiptaret, vllehet, turqit, sllavo-bullgaret dhe sidomos pontit, qe jane aziatike te ardhur ne Greqi si rezultat i shkembimit te popullsive midis Turqise dhe Greqise, pas Lufterave Ballkanike.
Beni ADN-ne o neo-greke qe te merrni vesh nga c’krah i Azise keni ardhur!
Ishte nje kriminel i frikshem qe ngjallte TMERR e TERROR kudo shkelte, jo vetem ne ushtri, por edhe ne popull ne familjet shqiptare. Per postin qe mbante nuk i takonte direkt atij te perndiqte kundershtaret e rregjimit, por si servil e sahan lepires, ai vete hynte me dhune e terror deri ne banesat e tyre, duke kontrolluar edhe dollapet se mos ndonjeri qe ndiqte per ta vrare fshihej aty.
Ishte nje Monster qe zbatonte me perpikmeri cdo urdher te Hoxhes e Xhuglinit, terrorizonte shqiptaret. Si enveri edhe ai luften kryesor e kishin drejtuar me se shumti ndaj intelektualeve, atyre qe kishin arritur te perfundonin studimet e larta jashte apo brenda vendit me rezultate te shkelqyera dhe Klerit. Hapni arshivat, ato tregojne te verteten.
Keto te dhena i kemi nga anetaret e organizates “Hope & Peace” ne SHBA, prinderit e te cilave jane perndjekur e torturuar nga koci xoxe, i cili ka pas vepruar keshtu ne Tirane, Shkoder e gjithe Shqiperine.
Koçi Xoxe ka qenë dënuar si komunist me vdekje në mbretërin e Zogut. Nëna e Koçit kishte marrë të dhëna se kush mund të ja shpëtonte të birin. Në Tiranë ju drejtua Dine Hoxhës ( e drejtuan disa të rinjë). I tha: – O bir kam vetëm një djalë(e gënjeu se kishte gjasht djemë) dhe ju lutem të ndërhyni tek naltmadhnia të mi falni jetën. Po më bëre këtë nder do të të jap një vorbë(qyp) flori! Dinja një burrë shumë i zgjuar dhe i dhimbshëm i tha: -O nënë ka më gjete mua dhe kush të orientoi. Sa për para nuk kam nevoj se (kam) dhe nuk pranohen para në një afer të tillë. kjo asht diçka humane dhe asht e dënueshme me Kanun dhe e mallkueme me Kuran. kjo ngelet diçka miqsore midis nesh e familjeve tona në rast se do të arrij.
Njihem me këtë problemë, asht shumë i vështir, megjithatë me që paske një djalë do të ndërhyj dhe Zogu asht i prerë kundër komunistëve dhe na e ka shpjeguar me mijra herë se ai do na hajë kokat tona dhe shkatrroi Shqipërinë.
Dine Hoxha shkon tek Zogu dhe i përdori një teknik dibrançe. Në këtë kohë Zogu nuk shkonte mirë me Dinen. Problemi ishte se Dinja ishte i Vijës : -Ti sulmojmë serbët dhe grekët duke ju prirë italianve dhe sulmi të jetë i joni kurse italianët të ndihmojnë me llogjistik. Ta marrim nën përgjegjsinë tonë sulmin e ti marrim njëherë Kosovë e çamëri(Camëri) pastaj të bëhet çtë bëhet. dhe në rastë se ndërhyjnê rusët dhe na e marrin, ju lejmë një të drejt brezave të ngrihen prap. ( Ky ishte Propozimi i Dine Hoxhës në parlament para Konti çianos që ktheu traktatin ekonomik në traktat ushtarak .Dhe Zogu në këtë kohë kishte qenë i atij mendimi Por pastaj ndërroi mendim se shërbimi informatim i tha se do kesh kundër dhe perëndimin(Angli Francë Amerik’) dhe do të humbësh mbretërinë.
Dinja: Naltmadhëri kam marrë vesh se e ke dënuar me vdekje Koçi Xoxen.
Zogu. Po ia kthenë Zogu.
Dinja I thotë: Ashtu e shpëton atë(!) Unë kam disa toka moçalishte në bregun e Drinit. Jepma mua ta fus atje dhe ta edukoi me punë të rënda duke hapë kanale kulluese.
Zogu: or Dine unë me tre xhandar mbajë Tiranën dhe ju themë hidhnja një sy dhe Durrsit e si këtij i zbus dënimin ku të gjej xhandar të mbajë me hu komunistët.
Dinja: Unë mendoj se pas kësaj komunistët do të heqin dorë nga budalliqet kur ta shohin shokun e tyre nxirë në baltë.
xxx
Me shumë rezervë Zogu i fali jetën dhe ja dha Dines ta edukoje. Dinja , të cilit i kishin erdhur fëmijët me shumë vones e trajtoi si djalin e tij.
Koçi Xoxe ishte shumë orator, hante e jetonte si zotni në konakun e Dine Hoxhës në Muhurr, bante propogand komuniste dhe ju tregonte çfarë kishte luajtur Lenini dhe Stalini nê kurriz të rusve. ishte dhe si argtim për disa por dhe sinjalizim për disa të tjerë. Zogu e mori vesht pas gjasht muajsh se Dine Hoxha e kishte gënjyer dhe Koçi Xoxe bante pallë dhe propogant në kullat e Dine Hoxhës. E thirri Dinen dhe i tha për atë që e kishin informuar. Dinja i tha nuk asht bash çashtu….. dhe e largoi menjëher gjashtë ditë tek Riza çiku se kishte frikë se i dërgon xhandarmërin dhe detyrohej të baj luftë me ta e mos ta dorzojë Koçin. Pas gjashtë ditëve e kaloi tek Hazis Kaloshi në Sinë një mik ingusht i Dines për humbje gjurme. Dhe koçi u veshte si bari e shkonte me dy djemt e Hazis Kaloshit në bjeshk pas bagtive. Dinja kishte vdekur dy javë para se të hunte Italia. Koçi me ardhjen e Italis u largua dhe filloi aktivitetin komunist.
Në 1946 ndodhej në degën e brendëshme Peshkopi dhe kur doli jasht të baj ujtë e hollë dhe hasi në Hazis Kaloshin që e kishin lidhur për një hekuri ngul në tokë si armik i Partisë.
Koçi i shkoi rrotull dhe i tha: -O Hazis, a ty je a me gënjejnë sytë:
-O Koçi – ju përgjigj Hazizi,- Unë jam e mos qofsha!
E pyeti për dy fëmijët moshatar të Hazisit të shkolluar dhe ata e kishin qenë bari në bjeshkë me Koçin.Ai I tregoi se dy djemtë ja kishin vra partizanët dhe shtëpinë ja kishin djegur. E liroi menjëher dhe i dha një mushama të madhe angleze për të mbuluar shtëpinë e djegur e të kalonte dimrin me fëmijët e fëmijve jetim në të.
Hazizi lirohet dhe s’guxonte ti thoshte kush armik. Kur Koçi u dënua me vdekje, Haziszit ja lidhën duart me tela me gjemba dhe e pushkatun në një varr masiv në Tiran si agjent i Koçi Xoxes. Enveri ishte mbi të gjithë
O Shahin o KATUNAR
shko mbaro klasen e pare …
Rrofsh, për këtë muhabet!
Sa është jonjerëzore të flasësh e gjykosh pa i ditur mirë të gjitha rrethanat.
Të flasim njerëzisht.
Sigurisht femijet e ketij krimineli nuk kane asnje faj per masakrat e krimet qe ka ushtruar ne popull i ati i tyre, por ndersa marrin mundimin e flasin, mire do te ishte qe me pare te ndergjegjesoheshin per masakrat qe ka kryer ndaj njerezve te pafajshem babai i tyre.
E, duhej te kerkonin falje ne mungese te tij, per te gjithe viktimat qe ka vrare ai dhe tmerret e torturat qe ka shkaktur mbi popullin tone.
Xoxe ishte tipik shpijun JUGOSLLAV i përgatitur nga të deleguarit jugosllav që “ndihmonin”partin.Për ta vërtetuar këtë jugosllavët jo vetëm që e quajtën e vajtuar por sa e sa rrugë e institucione në Jugosllavi motrën emrin e këti shpijuni.Besoj që edhe sot familja e tij jeton nga lekët që u jep Serbi.
Aq i afërt me xhaxhin dhe mrekullia ndodhi! Xhaxhi i pafajshmi shpirtkatran -ekuivalenca xoxi
Bene mire qe e pushkatuan pleren. Prej keti pushti te Enver Hoxhes, gjyshi im u denua me 7 vjet per axhitasion dhe prapagande
E gjithe historija e komunizmit shqipetar merr peshe e vlerë historike, pas uzurpimit te PKSH-së,nga ai vagabondi i “Sokakut të të marëve” të Gjirokastres.Sigurisht behet llaf per peshë e vlerë negative.
Aktiviteti kriminal i diktatorit sadist Hoxha,eshte realizuar nepermjet veglave,kryesisht qorre,injorante,ku sigurisht rrjeshtohet dhe Koçi Xoxja.
Është e vërtetë se te gjithë këta derdimenë kanë zbatuar urdherat kriminale te manjakut satrap Hoxha,por kjo s’do te thote se keta egzekutues besnike e te devotshem çlirohen nga krimi.Ndoshta janë po aq kriminele sa vete satrapi.
Shume shumë keta mund te lehtesohen duke i quajtur “kriminelë te mashtruar”.
ENVERI ESHTE HERO KOMBETAR I SHQIPTAREVE!
Kush ende nuk e ka kuptuar kete eshte kokrra e budalles, kush e kupton por nuk e pranon eshte kokrra e maskarait!
Po na del dhe krimineli Koci Xoxe me duar te pasterta?? O tempora, o mores!!
O Kaloç krimineli , Si ka mundesi qe dokumenta te papara asnjehere dhe nga askush te bien ne dore vetem ty dhe Fevziut , kjo e para . E dyta , ne vend qe te lexojme broçkullat tuaja na e fotokopjo dokumentin origjinal atehere behesh i besushem . E treta , ta tha pak edhe nje komentues tjeter qe ti pyet vetem personat e familjes , po cili po flet keq dhe sidomos per te vdekurin , por na jep mendimin edhe te tjereve asnjanes qe kan punu bashke . Ne fund , ti per çdo kriminel qe flet mire per to se kriminel je edhe vet ti na thua ka mbaruar shkelqyshem dhe nuk na doli asnje qe ka mbaruar mire po le me mjaftushem po me mire na nxjerr ne foto ndonje deftese shkolle qe ti shohim ne notat .O Kaloç , edhe nje gje po te tregoj qe shume nga ato qe kan studjuar jashte e kan ngrene nga pak çorbe te prishur .
Aleksander Rankoviq -Spasoje Gjakoviq -Koqe Xoxe -Kadri Hazbiu këta do të kujtohen gjatë që përdoren policinë e shtetit për të vrarë e prerë shqiptarët
Mundet ta kishte mbaruar shkelqyshem gjimnazin por nga vitet 1930 deri 1940 ka punuar si llamarinist ne korce. kete a kam shume te sakte nga gjyshi im qe e njihte shume mire. Kici Xoxe nuk ishte aspak intelektual si mund ta paraqesin djemte por thjesht nje Zanatci me profesin llamarinist. Se cfare grada mori me vone eshte tjeter histori. Ishte ajo qe komunistet thoshin se ne krye te shtetit do vendoset “opinga” qe kishte kuptin se do drejtonin shtetin klasat e varfera dhe puntoret…Kjo eshte me se e vertete dhe prandaj Shqiperia perfundoi ne Ferrin Komunist!
Pune komunistesh ! Si me KOcin si me Beqirin si me Kadriun e njejta histori !!! E sa tjere ! Rrofte Partia Komuniste !!!
… qe funderrinave si ju, ja u shtriu kabllin!
Koci Xoxe ishe kobure e Enverit dhe per krimet qe beri e pagoi. Me te drejte shume nga komentuesit kane pershkruar krimet qe ai i beri. Por nuk i beri i vetem me koken e tij. Koci Xoxe kur ishte gjyq e kuptoi qe po ja fusnin beri deklaraten bomb per krimet qe iu ngarkuan se kishte bere: Qofsha bir kurve, po fola më, pasi çdo krim është bërë me dijeninë, miratimin dhe urdhrin e Komandantit.
Ne lidhje me marredheniet e tij me Jugosallavine nuk jane aq te verteta sa na thuhen. Kur doli ne gjyq akuzes se ishte agjent i Jugosllaveve ai u pergjigj: Me gjeni nje dokumet qe kam neneshkruar i vetem dhe ma provoni. Cdo dokumet qe une kam nenshkruar ka qene dhe firma e Enverit.
Po te marresh historine e Kocit me jugosllavet dhe akuzat qe iu ben si pro jugosllave ngjane e cuditsheme, se Koci ishte i vetmi qe kundershtoi prishjen e marreveshjes se Mukjes, dhe kundershtoi jugsallvet. Kur u propozua qe Tito te ishte edhe kryetar i PKSH (PPSH), kundershtoi duke then se jemi shtet tjeter dhe Tito nuk mund jete kryetari yne. Ky kundershtim ndodh ne vitin 1947, kur Jugosllavet ishin shtruar kembekryq tek ne.
A ishte Koci pro-jugosllav? Ishte se e shikonete Shqiperine si aleate e Jugosllavise, ashtu sic e shihte dhe Enveri ne ate kohe. A nuk ju vune te dy bashke Nako Spirut ne konferencen 1947 si anti-jugosllav. Mbase Koci ishte dhe kunder prishjes se marredhenies me jugosllavet.
Pse e hengri Koci nage Enveri. Enveri u sinjalizua nga Stalini per qellimet jugosllave dhe se ai ishte target per tu eleminuar nga kreu i PKSh. Por kush do ia merrte pushtetin. Nr2 ishte Koci, dhe se te dy si Enveri dhe Koci ishsin diskutuar nga jugosllavet dhe bullgaret si sekretaret e PKSH nen konfederate, por Shqiperia si republike e shtate e Jugosallavise. Jugosllavet preferonin Kocin si thjesht me te korntrollueshem prej tyre. Ata ja dinin dinakerine dhe kapaciatet Enverit dhe nuk e donin neper kembe. Thjesht Koci e hengri se Enveri dyshoi se ai po i bente pucin, kur ne te vertete nuk ishte. Ne ate perplasje me Jugosllavine do e hante dikush dhe Koci i permbushte te gjithat kushtet per tu sulmuar dhe etitekuar si agjent jugosllav.
Rrofsh Tanush!
Sa rroj edhe mësoj.
Ironia më e madhe e tragjedisë Shqiptare është:
KRIMINELI VRET KRIMINELET!
Që të gjithë lapanjozët, halanakët e përbinshëm nga Koci Xoxe, e deri tek Mehmet Shehu për të gjitha krimet e tyre monstruoze mbi pupullsine civile Shqiptare e gjetën vdekjen e tyre jo nga populli, por nga vetë paranoja e diktatorit Enver Hoxhës….
Ti HALABAK, pinjoll kolaboracionistesh, i pershtatesh shprehjes : KRIMINELI BERTET KAPENI KRIMINELIN!
Ju funderrina te historise, qe spiunuat dhe vrate luftetaret e lirise, duke i sherbyer pushtuesit dhe fashizmit, moret ate qe merituat! Kurre mos e harroni kete!!!
OR TRANGULL!
Të janë ngatërruar zorrët në tru:
KOREJA e VERIUT është ideali yt
dhe
NORVEGJIA, p.sh. e keqja e njerëzimit -skllavërimi totalitarist.
Vec parulla paskësh lexuar gjithë jetën.
Shpërngulu në Korenë e LIRISË KOMUNISTE, sa s´është bërë vonë!
Koçi u ekzekutua pse kishte tejkaluar kopetencat, duke vrare e dhunuar popullin dhe intelektuaket, te cilet ishin kundeshtare apo te dyshuar te regjimit. Ne kete thes u futen edhe njerez te cilet nuk kishin patur asnje lloj ndikimi kunder rregjimit por ne kete vale shfrytezoheshin edhe inatet personale te fitimtareve. Kishin delirin e madheshtise. Njerezit trajtoheshin me keq se kafshet, urrejtja ndaj kundershtarit ishte ne kulm. Por, me eleminimin e Koçit a u rregullua ky fenomen i kohes moderne se ne mesjete nuk mendoj se ka qene kaq i dhunshem? Normalisht me ardhjen pas tij te M.Shehit dhe K.Hazbiut, format e dhunes dhe eleminimet pa gjyq nuk besoj se u eleminuan,por perkundrazi u ashpersuan. Nje te mire mund te kishte ne periudhen e dyshes Mehmet-Kadri, per te burgosurit, çeshtja e urise, pasi ne kohen e Koçit shqiperia ka qene totalisht ne tranzicion e fukarallek te tejskajshem. Po pas Mehmetit e Kadriut a kishte dhune?. Me te degjuar thuhej se ka qene shume me e ashper, tipi i H.Isait dhe S.Stefanit kane qene me injorante. Mjaftojne videot e gjyqeve te K.Hazbiut,F.Shehut per te sqaruar se dhuna shtazarake ka qene edge ne vitet 80. Thuhet se K.Hazbiu ka qendruar 6 muaj i lidhur kembe e duar ne karrige betoni,me skafander ne lmkoke dhe i veshur me peligje dimri ne vere,me temp 40 grade,si dhe ka patur disa brinje te thyera paqka se ka dhene veten ne gjyq. Madje dhuna shteterore e trasheguar e viteve te komunizmit duke perfshire nga 44, ka ekzistuar deri ne fillim te viteve 2000, kohe ne te cilen transparenca pothuajse e eleminoi kete fenomen maskarade,antinjerezore, ne shqiperi.
Thuhet madje se edhe GOMERE si puna jote jane “historiane” te shkelqyer!
Nuk ka qytet në Shqipërinë Lindore – Ohër, Strugë, Dibër, Kërcovë etj, pa rrugë me emrin -jo Koci, por KOCO XOXI, rrugë dikur të quajtura E. Hoxha.
Në një rrugë të tillë kam lindur edhe unë.
Kanakari i radhës i nacionalshovenizmit serb – Edit Piaf Rama.