Nga Federico Giuliani “Il Giornale”
Një përplasje fatale midis dy anijeve të shteteve rivale, rrëzim i një avioni që hyn në zonën ajrore të kundërshtarit, dhe një pushtim i mundshëm ushtarak kinez kundër “krahinës rebele” të Tajvanit. Dhe sërish akoma:rritje e tensioneve midis vendeve të ndryshme të ndodhura pranë rajonit më tensionet më të mëdha, një trashëgimi e mosmarrëveshjeve të vjetra historike mbi kufijtë detarë.
”Kutia e Pandorës” në Detin e Kinës Jugore, rrezikon që të hapet në çdo moment. Sidomos tani që Kina dhe Shtetet e Bashkuara, lojtarët kryesorë aktivë në këtë arenë të zjarrtë, mund të jenë thuajse në të njëjtin nivel. Natyrisht, aftësitë ushtarake të Uashingtonit, janë ende superiore në krahasim me ato të Kinës.
Megjithatë Pekini ka arritur ta ngushtojë hendekun falë modernizimit të ushtrisë së tij. Dhe pastaj, nëse deri disa dekada më parë durimi strategjik amerikan, i shfaqur në mbështetjen e kërkesave demokratike të Tajvanit, dhe në të njëjtën kohë, në arritjen e marrëveshjeve tregtare me kinezët, mund të kishte qenë një zgjidhje e vlefshme për të ruajtur statuskuonë në një zonë shumë të nxehtë, sot skenari është krejtësisht ndryshe.
Kina nuk është më e gatshme që t’i shohë aeroplanmbajtëset amerikane të patrullojnë përgjatë ngushticës së Tajvanit, ujërat e të cilit konsiderohen si “kineze” nga Dragoi, dhe “ujëra ndërkombëtare” nga Shtëpia e Bardhë dhe shumë fuqi perëndimore. Kina nuk është më gati që të pranojë as diktatet e huaja për çështjen e Tajvanit, ribashkimi i së cilës me atdheun kinez – siç premtoi presidenti Xi Jinping – duket se është vetëm çështje kohe.
Viti X
Casus belli, shkaku që mund të sjellë një luftë lokale, që shumë shpejt do të rikthehet në një konflikt në shkallë të plotë (për disa madje edhe në Luftën e Tretë Botërore ), është një paralajmërim ogurzi që duhet trajtuar me shumë kujdes.
Më shumë sesa të shmangin rënien në Kurthin e Tukididit, duke analizuar zhvillimet e muajve të fundit, rezulton se mundësia që Kina dhe Shtetet e Bashkuara mund të përplasen me armë midis tyre, duket gjithnjë e më shumë si një fakt konkret.
Në këtë aspekt, ka pak rëndësi fakti nëse Pekini dhe Uashingtoni do të preferonin që ta shmangnin një përballjeje të tillë. Realiteti është se çështjet që duhen zgjidhur, përfaqësojnë disa tema kyçe që janë të pamundura të anashkalohen, si për palën kineze ashtu edhe atë amerikane.
Ashtu siç Dejvid Kuamen kishte “parashikuar” pandeminë e Covid-19 në librin e tij “Spillover”, ka nga ata që mund të bëjnë të njëjtën gjë me shpërthimin e luftës midis
Kinës dhe Shteteve të Bashkuara. Fjala është për Eliot Akerman dhe Xhejms Stavridhis , përkatësisht njëri admiral, me 8 vite shërbim në Forcat Detare dhe Speciale, dhe tjetri këshilltar në Shtëpinë e Bardhë.
Të dy janë autorët e librit “2034, në të cilin hipotetizohen disa skenarë të tmerrshëm. Akerman dhe Stavridhis, rindërtojnë atë që mund të jetë përballja midis Shqiponjës dhe Dragoit. E ku mund të ndodhë tjetër një përballje e tillë, nëse jo në ujërat e trazuara të Detit të Kinës Jugore?
Gjasat e një Lufte të Tretë Botërore
Komploti i këtij libri, një thriller gjeopolitik, është sa i thjeshtë aq edhe bindës për lidhjen e tij me realitetin. Më 12 mars 2034, admiralja e marinës amerikane, Sarah Hunt, është duke ushtruar “lirinë e lundrimit” në Detin e Kinës Jugore, 12 milje detare nga Ishujt Spratli, në bordin e anijes së tij “John Paul Jones”, së bashku me disa anije të tjera.
Në fakt “liria e lundrimit”, është një term që “si shumë aspekte të tjera të jetës ushtarake, ishte krijuar për ta fshehur natyrën e vërtetë të operacionit:asgjë më shumë se sa një provokim i pastër dhe i thjeshtë”.
Në një moment, anija amerikane pikas një anije peshkimi kineze të dëmtuar me emrin “Uen Rui”. Kjo e fundit duket e përfshirë nga flakët. Pasi vendosin që ta shuajnë zjarrin, amerikanët hipin në anijen kineze për të kuptuar se çfarë ka ndodhur.
Në atë moment, Hunt dhe njerëzit e saj zbulojnë se ajo varkë peshkimi bart në bord pajisje të avancuara teknologjike, që meritojnë të analizohet më nga afër. Sa keq që ai është në fakt një kurth, pasi ndërkohë aeroplanmbajtësja bërthamore e ushtrisë kineze, Zheng He, dhe luftanijet e tjera që mbajnë flamurin e Pekinit, janë drejtuar drejt flotiljes amerikane.
Në atë moment, një sulm kibernetik kinez prish komunikimin midis anijeve luftarake amerikane dhe midis tyre dhe Uashingtonit. Ndërkohë një krizë tjetër shpërthen pranë ngushticës së Hormuzit.
Iranianët, aleatë besnikë të Kinës, kapin një avion luftarak amerikan F-35. Ndërkohë në Azi, një avion luftarak kinez fundos 2 destrojerët amerikanë. Është fillimi i katastrofës amerikane.
Kur Uashingtoni dërgon përforcime në vendngjarje, 37 anije amerikane tashmë janë shkatërruar, ndërsa mijëra njerëz kanë vdekur. Kina sapo e fitoi “Betejën e Detit të Kinës Jugore ”. Kështu nis viti 2034, dhe po kështu mund të fillojë edhe Lufta e Tretë Botërore.(CNA.al)
Dhe pastaj, fap dalin ne skene Avengers qe sulmojne floten e admiralit kinez Oh Cna Dhin! Ketij te fundit i vjen ne ndihme flota tjeter e kunderadmiralit Ja Po Vi! Nderkohe ne token kineze jane dislokuar ne pritje forcat e gjeneralit Yh Sa Shum! Ne krah te tij eshte edhe Loki qe si legen qe eshte dezerton gjithnje ne anen e armiqve! Luftime te ashpra zhvillohen nderkohe ne det ne anen tjeter te ishullit mes forcave te admiralit amerikan Hajmes Verdhacukson dhe atij kinez Mu Cpu Sum! Megjithate, pas humbjeve te njepasnjeshme amerikanet terhiqen nga Taivani dhe Kina shpall fitoren me nje xhest simbolik te ushtarit kinez Un Ta Ngul, i cili ngre flamurin kinez ne ishull!
P.S: Keto skenaret ka..lleqe sci-fi te ketyre hipote..areve Stavridis me shoke, Ameriken me gure e imagjinojne qe lufton?!! Se s’ka si shpjegohet ndryshe qe superfuqia ushtarake qe ka nje buxhet vjetor ushtarak sa te gjithe bashke, na del gjithnje e humbur!!!
Pordhi Pordhi dudes , jeni te “sakt” ne parashikime mothefuckes
Lufta e “trete” boterore ne se ndodhet shkaketare do te jete shteti “TEMA”
Ju te temeas perketheni cdo shkrim nga internet
Deri tani ju te Temes keni “parashikuar”disa luftera she parashikimet tuaja kane qene te sakte
Ju po I bene sherim te shkerdhyer kombat e njerezimit, we do tu kuptojne harrojne brezat
Nuk eshte e vertet se Amerika eshte ende nje fuqi me e madhe se ajo e kines.Kina eshte fuqi me e madhe ushtarake se ajo e Amerikes.Mos kujton Kinen e viteve1950,por eshte Kina e vitit 2021 qe ka nje force shume te sofistikuar ushtarake sa nuk i ben dot ball,sikur Amerika te bashkohet edhe me te tjere.
O IL Gurnale: Lufterat nuk vijne nga jashte mendjes njerezore, si fatalitet. Ato behen ose nuk behen nga mendja e njeriut dmth nje politikanet e vendeve te medha. Ata autoret e 2034, e Daun , e Kane ne mendje (Boset e tyre) ndaj po e bejne sikur “skane cfare te bejne..”.
Sigurisht qe do te kete te Trete apo te Katert, nese ata do ta duan luften..sic e kane dashur, pasi nuk gjejne dot zgjidhje globale te problemeve ekonomike, klimes, popullsia ne rritje qe po shperthen ne Toke, etj
Reziku nga lufta e tret boterore eshte real dhe shum i madh.Gjithcka qe duhet te dini eshte teper e thjesht.Bota donte flej gjum e qet vetem nese shfarosen nga faqja e dheut te gjitha kampet e kuqe lindore dhe gjithcka te drejtohet nga kapi blu , ose e kunderta nese shfaroset i gjith kampi blu dhe dominon kampi i kuq.Por nese ndodh kjo e dyta siguisht bota do te flej e qete por me barkun bosh. Njerzimi kurr nuk do ta kuptoj dot se burimi i gjithckaje te keqe ne bot vjen nga psikopatia e liderve. Sdua te bej ktu perkufizimin e psikopatis cfare eshte sepse te gjith e din por dua te informoj disa qe nuk e din se qe nga dhjetori 2019 ajo mban nje simbol.Draper cekan