Bamir Topi: Basha u fut në PD si njeriu i Berishës! Nga përplasja mes tyre do dalin shumë gjëra...

30 Tetor 2021, 11:27Politika TEMA

Ish-presidenti Bamir Topi ka folur se fundmi për përplasjen Berisha-Basha dhe vendimin e e këtij të fundit për përjashtimin e liderit historik nga grupi Parlamentar.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushin, në ekranin e Vizion Plus, Topi e quajti lëvizjen e Bashës si të detyruar. Sipas tij, përplasja mes dy personazheve mund të jetë duke e çuar Partinë Demokratike drejt një defaktorizimi.

“Ishte një lëvizje e detyruar. Ishte shah, në lëvizjen e fundit, i detyruar për ta bërë. Kjo e solli Bashën në një përplasje, ku Berisha nuk vjen më me vizionin dhe interesin e një njeriu për të marrë Partinë Demokratike.

Ai vjen personalisht, për të marrë Partinë Demokratike për interesat e tij dhe të vetëmbrojtjes. Në marrëdhënie me Bashën është një marrëdhënie absolutisht që e çon në një përplasje kokë më kokë, ku Partia Demokratike jam i bindur që do të shkojë drejt një defaktorizimi final”, tha Topi.

Ish-presidenti foli edhe për hyrjen e kryedemokratit Basha në Partinë Demokratike. Ai theksoi se Basha hyri nga dera e pasme e Partisë, si një njeri i familjes së Berishës:

“Lulzim Basha për Sali Berishën që nga viti 2005, nuk është thjeshtë bashkëpunëtori më i afërt i tij, i cili hyri nga dera e pasme e oborrit të PD-së. Asnjëherë Basha nuk hyri nga dera kryesore. Pra, ky ishte njeriu, i cili u konsiderua nga të gjithë si njeriu i familjes.”

Topi e konsideroi Bashën si zhgënjimin më të madh të PD-së. Vizioni i tij, sipas ish-presidentit është mjaft i rrudhur.

“Mesa kam parë ai vizioni i tij është jashtëzakonisht i ngushtë, shumë i rrudhur, rreth interesave të vogla. Dhe në 16 vite kisha pritur, me gjithë sinqeritetin njerëzor, kisha pritur projektimin e një njeriu tjetër. Një njeri i cili për mua personalisht përbën ndoshta një nga zhgënjimet më të mëdha në PD”, tha ai.

Nga përplasja me Berishën, Topi shprehet se mund të dalin shumë gjëra.

“Unë besoj që përtej kësaj përplasje do të dalin shumë gjëra të tjera”, u shpreh Topi.

Ish-presidenti u ndal edhe në frazën e përdorur nga Basha për një pjesë të eksponentëve të Partisë Demokratike si “llumi i 30-viteve”.

“Si vjen ti dhe thua sot ‘llumi i 30-viteve’ ndërkohë që për 16 vite je pjesë e këtij llumi. Nuk mund të dalësh ti sot me ‘Eureka’ e gjeta. Gjëja më e mirë që mund të bëjë është të ketë më modesti brenda këtij halli të madh që ka, të ketë modesti…”, u shpreh ish-presidenti

Më tej, Topi nuk është ndalur vetëm në analizën e të shkuarës së Bashës, madje ai u shpreh se sot, lideri i PD-së ka frikë të takojë bazën.

“Çdo ditë që kalon, ky ka frikë të takojë njerëzit e strukturave, kjo është shumë e rëndë. Po ta kishte patur mundësinë, do e kishte realizuar, po s’e ka. Tregon që brenda PD-së po ravijëzohen dy rryma. Një rrymë është rryma e partisë me njerëzit e strukturave, që në fakt ajo është partia dhe pastaj është një tjetër që është rryma e njerëzve të interesit politik”, përfundoi ai.

10 komente në “Bamir Topi: Basha u fut në PD si njeriu i Berishës! Nga përplasja mes tyre do dalin shumë gjëra…”

  1. Ti Bamir e ke mirë , flet me HESHTJE , geshtenjat mundohesh t’i nxjerësh nga zjari o me duart e Lulit , o me të Berishes , edhe ti mund të dish shumë gjera për të dy , NXIRI !

  2. Ramizi says:

    Asnje shkrim per Ramen , sot. Do jete krah liderave globale ne G20 ne Rome per kafe…lol

    1. Gjergji says:

      Jo mo, mos ka kaluar nga lagja jote, se i kane thene qe ke dal per te kullotur dhe e ke lene gopin vetem.

  3. Martin says:

    O Bamke, sot nuk eshte problem Basha, eshte perbindeshi Berisha qe te solli helikopterin me snajper tek vila!?

  4. Hajdar Hajdari says:

    Haradin more shemtim
    Po ta dha nje propozim
    Shko e bleje nje qefin
    Mos vono bash nket dakik
    se je i vdekur politik
    Qele i tpame ne kulle tgllogjanit
    thuej ka vdeke hajni i vatanit
    Thuej eshte vdeke kokrra e hajvanit
    me haraq e me hajni
    smuj i gjinet shoqi i tij
    Nalne gjamen snimon bertima
    Npolitike Ramushk coftina.

  5. Haidari I hahdarit says:

    Ja dhe pershtatja:
    Albin more shemtim
    Po te bej nje prpopozim
    Shko e blej nje qefin
    Mos vono bash nket dakik
    Se sdi te besh politik.
    Qele i pame ne kulle te shqiptarit
    Thuej se ka vdek kokra e karrit
    Kryespiuni I hajnit.

  6. Tirona says:

    Levizjet politike te PD ne te ardhmen, Sali Berisha per an PD e cila behet me dy kryetare Basha dhe Berisha Partia e Bashesh shkon drejt reformimit duke afruar Bamir Topin në vendin e sekretarit te pergjithshem te PD duke larguar Bardhin i cili ka disa probleme me drejtesine dhe me vone Topi behet kryetar i PD e cila mbas kesaj reforme do te jete partia e pare qe do te perfaqesoje te djathten Shqiptare e cila do te mari pushtetin ne zgjedhjet parlamentare te 2025 , ndersa pjesa tjeter e PD qe do te ndjeki nga pas Berishen do te pushoje se ekzistuari mbas denimit nga drejtesia te Berishes.
    Mbas 2025 e gjithe elita e politikaneve qe kane uzuptuar per 30 vjet politiken shqiptare do te shkermoqen ku shumica e tyre do te perfundojne neper burgje dhe me konfiskime te pasurive te tyre sepse qe te gjithe i kane vene ne menyre te pa ligjshme

  7. Ypi says:

    O Bamke po ti ke pas ndonje interes tek kazinot iligale??? Ose ke pasur ndonje interes tek shitjet dhe privatizimi i magazinave ushtarake??? Mos bej si i ndershem se nuk je aq sa thua.

  8. Realisti says:

    Kulmi! Ben si politikan nje tjeter ish-cader e Berishes. Ju plera I bete gropen ketij vendi fill pasi Enveri mbaroi me mizorite e tij…. Plera! Plera!

  9. rexha 10 says:

    MOSA FOLE TI ,MORE I NDERUAR ,AQE DO TE FLASE EDHE BASHA.Po deklarimin e Bashes qe tha ,se c’fare dime ne ,juve kurre nuke keni per ta marre veshte. Prandaje pytja eshte se c’fare dini ju doktorr .^???????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje