Sipas ish-presidentit Bamir Topi, nëse Berisha do rikthehet në krye të PD-së, atëherë kriza do thellohet edhe më shumë.
Ai tha se përplasja mes Bashës e Berishës në selinë blu dëmton partinë duke i përgjysmuar votat e sa në rast se do shkohet në zgjedhje elektorale, vendase ose të përgjithshme.
I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ të gazetares Nisida Tufa në News24, Topi u bëri thirrje të dyve që të mendojnë përtej vetes së tyre duke i bërë përgjegjës të dy për atë që ka ndodhur.
“Nga pikëpamja e një procesi simpatie, ai mund të marrë vota të nevojshme për tu deklaruar kryetar i PD-së. Edhe po të hyjmë në një garë elektorale atëherë PD në versionin më të mirë të mundshme përgjysmohet.
Por nëse nëse Berisha shpallet kryetar defacto, unë them se kriza do të thellohet. Varianti tjetër është që Basha sanksionohet edhe njëherë si kryetar i PD-së.
Do duhet të mendojnë sadopak përtej vetës së tyre dhe për skenarët që do ti vijnë PD-së. E ardhmja e PD-së ndonëse demokratëve i vjen keq, nuk është më në shërbim apo si një mundësi që e djathta të kthehet në pushtet, kjo është shumë e rëndë.
Këta të dy së bashku e kanë drejtuar PD dhe e kanë zvogëluar. Historia është e freskët, kanë lidhur aleanca formale dhe kjo e ka lënë opozitën në kuota mjerane. Unë sot kam shqetësimin e një njeriu që është projektuar tek e djathta” – tha Topi.
Mos o dashur Topi mos ju thuaj keto gjana sidomos ne tv,lej te dy siq Kane ardhur deri ketu duke vrare e eliminuar shume figura politike e patriot me te vetmin qellim qe te duken si njerez e qe tash ju ka dale pune mes vete,leri tja hane koken njani tjetrit se vetem kshtu shpeton PD, ashtu siq e ka nisur sali berisha me pusllaqe e krim ashtu do perfundon si lugati qe ha familjen e tij, une them se te vetmen gja qe duhet ber eshte ti lutemi zotit qe 11 dhjetorin tna sjelle mundsisht me 1 nendor,sa ma shpejte aq ma mire per dy kryekriminelet e PD-s dhe qakejt e tyre.
Ne zgjedhje e fundit, PD ne bashkepunim dhe me partite e tjera, mori 630,000 vota, mund te me thote kush se ku jane kuotat mjerane ketu? Ne qofte se Topi ka ambicje per kryetar te PD te na shpall programin e tij e te na tregoje se sa e ka perqindjen e mbeshtetjes te militantet e PD. Duke lehur neper TV sbesoj se i shtohet simpatia te elktoriati te cilin ai e quan te djathte!
Ketij Topit i rrembeu partine Sali Shehu dhe zyra e tij u be sebep qe Ilir presidenti u rrahe me policet. Po ka slandale me te medha se ne Shqiperi? Sali Kerma kerkon te behet prape vali qe ta ktheje vendin me kulisher e dollaper, me tritan presher e pollo dorispack, me gjithe nenproduktet dhe extrementet e Shqiperise. Dhe ca qe duken si njerez se vetem ashti-u s’jane, duken duke gezuar e bertitur. Mos u gezoni shume se ne qoftese dikush lajmeron per luften e trete bopterore qemund te nis ne lindjen e larget, ne Shqiperi do nis dhenia e llogarise per 1997-en e ketej . E keqja do kundershtohet me force se demokracia vetem rremuje dhe anarshi solli, krim dhe varferi, keshtu qe hendeku krijuar do ti perplase gjerat. Pse çfare do te humbasin me shume se ato qe kane humbur? Jeta qe zvarritet si gjarper i reres nuk mund te vazhdoje me keshtu.