Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me këshilltarin për çështje të kategorive të dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Aziz Bici, kanë pritur sot në takim përfaqësuesit e familjeve të heronjve dhe dëshmorëve të kombit, si dhe disa nga të plagosurit e periudhës së para luftës së vitit 1998-99.
Ata e falënderuan kryeministrin Kurti për pritjen dhe e njoftuan për punën dhe angazhimin e tyre të deritanishëm për kategorizimin e personave të plagosur gjatë demonstratave popullore.
Kryeministri Kurti u shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e thellë, për punën dhe kontributin e tyre të drejtë që kanë dhënë.
“Rruga jonë për liri na përkujton sakrificën e dëshmorëve të secilit brez, e ne i kujtojmë ata me nder e plot krenari përherë, tha kryeministri.
Dihet qendrimi i dyshimte qe Kurti ka mbajtur ndaj UCK nder vite. Por tani per efekt balotazhi te zgjedhjeve po ben sikur i do. Nejse, sado trashanike te duken ne pamje te pare keto tentativa, e verteta eshte se ne Kosove e Shqiperi gjithnje funksionojne. Prandaj jepi Kurti. Dil e bej shqiponjen me duar si Meta, se aq mjafton qe te duhesh nga shqipot