Vaksinimi me dozën e tretë anti-Covid, ekspertët tregojnë vaksinat që s`duhet të kombinohen

1 Nëntor 2021, 16:21Sociale TEMA
Vaksinimi me dozën e tretë anti-Covid, ekspertët tregojnë

Për të kryer dozën e tretë anti-covid do të prisni njoftimin nga mjeku i familjes. Në qendrat shëndetësore kanë mbërritur urdhëzimet për këtë proces, ndërsa po përpunohen listat për personat që plotësojnë kriteret.

Shefja për sëmundjet infektive në Institutin e Shëndetit Publik sqaron se personat mbi 60 vjeç që nuk kanë probleme shëndetësore, dozën përforcuese do ta marrin pas 6 muajsh nga e dyta. Ndërsa të vaksinuarit me kinezen Coronavac që kanë probleme shëndetësore, do ta kryejnë me herët dozën e tretë.

Bino shtoi se doza e tretë mund të jetë vijim i dy të parave ose kombinim vaksinash. Por sipas studimeve të deritanishme, të vaksinuarit me Astazeneca nuk mund te marrin një dozë të tretë të vaksinës ruse dhe anasjelltas. Por është e nevojshme matja e antitrupave para kryerjes së dozës së tretë?

Bino deklaron se prioritet është rritja e mbulesës vaksinale me 1 dhe 2 doza, për të arritur në 80% të popullsisë, nga 40 % që jemi aktualisht. Ndërkohë nga 1 nëntori vaksinën anti-Covid do ta marrin edhe fëmijët mbi 12 vjeç me sëmundje bashkëshoqëruese. Dozat dhe protokolli për këto grupmosha është si për të rriturit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje