Kur do të jenë edhe qytetet tona me marina si Budva dhe Dubrovniku?

3 Nëntor 2021, 10:19Turizëm TEMA

Nga Shkëlqim Kecaj

Fjala kyç e verës që sapo u mbyll është turizmi dhe për vendin tonë bregdeti mbetet destinacioni që tërheq numrin më të madh nga totali i pushuesve. Bregu i Adriatikut me Shkodrën, Lezhën dhe natyrisht Durrësin njihet për frekuentimin sidomos nga pushuesit ditorë dhe ata nga trojet shqiptare.

Brigjet joniane dallojnë për vijën shkëmbore dhe thellësinë, me Vlorën dhe Sarandën si pika kryesore.

Çfarë i bashkon qendrat urbane përgjatë gjithë bregdetit është aksesimi i tyre thuajse ekskluzivisht nëpërmjet rrugëve tokësore. Çdo turist, shqiptar apo nga jashtë vendit, udhëtimin e përfundon me makinë.

N.q.s bëjmë krahasim me vendet e rajonit, shohim se qytetet fqinjë kanë jashtëzakonisht të zhvilluar transportin e njerëzve në rrugë detare. Mjafton të bësh një udhëtim të shkurtër në Malin e Zi, për të parë se Budva, apo dhe qytete të tjera, janë të mbushura nga jahte apo mini jahte, që lundrojnë të parkuara me rregull dhe qetësisht buzë shëtitoreve, ku shëtisin mjaft këmbësorë çdo ditë të vitit. Mali i Zi ka dy porte madhorë dhe disa marina të standardeve botërore, të cilësuara edhe si nga më të tërheqëset në Adriatik.

Kroacia është gjithashtu në pararojë të turizmit të lundrueshëm, me bregun kroat që numëron një rrjet prej mbi 50 marina. Qindra oferta detare u jepen turistëve, për të shëtitur nga një ishull te tjetri, në shtetin ballkanik, që prej disa vitesh është bërë pjesë e Bashkimit Evropian.

Për mos të folur për qytetet apo ishujt e Greqisë, ku aventurierë të shumtë të moshave të ndryshme, jetojnë të parkuar në varkat apo anijet e tyre, me javë apo muaj të tërë, buzë porteve apo shëtitoreve të qytezave përkatëse, duke i vizituar ato njëra pas tjetrës.

Metropolet dhe vendet më interesante arrihen nëpërmjet dhjetëra anijeve të madhësive të ndryshme. Kjo mund të konsiderohet edhe një mënyrë si ne mund të shtojmë fluksin e turistëve, si një motor i rëndësishëm gjenerues të ardhurash dhe punësimi të qëndrueshëm.

Ndërkohë që Shqipëria duket se ka mbetur pneg vetëm i xhirove me jet-ski (motorë uji), apo i motoskavefe që brenda ditës shoqërojnë pushuesit nga një plazh në tjetrin, pra një lloj turizmi i përmasave tejet më modeste.

Duke ndjekur shembullin e rajonit, mbase ka ardhur momenti që t’i bëjmë qytetet tona të hapura ndaj udhëtimeve ujore. Aktualisht portet ekzistuese bashkojnë aktivitetin industrial me transportin e pasagjerëve dhe kryesisht të pasagjerëve që kthehen në familjet e tyre për pushime nga emigrimi. Hapi i parë mund të ishte fokusimi tek njerëzit, si kontigjent i mundshëm për turizëm. Atyre u duhen krijuar kushte për udhëtime të vogla e të mëdha, me shërbime bashkëkohore, çka do të tërhiqte patjetër të interesuar.

Natyrisht oferta e plotë duhet të vazhdojë edhe pasi pushuesi zbret në tokën tonë, por të paktën starti do të ishte i garantuar.

12 komente në “Kur do të jenë edhe qytetet tona me marina si Budva dhe Dubrovniku?”

  1. Loni pe betoni says:

    Asnjehere !

    1. EmigrantKanadajeBolshevik! says:

      Lol
      =
      Arnautistani si Budva?!

  2. Abc says:

    Bej pjese ne mbeshtetesit e projekteve vizionare te Edi Rames, qe ja kane ndryshuar faqen Vlores, por dhenien e portit historik, shtetrore, jetike privatit per te ndertuar marine, e gjej pa vend.
    Se pari, pertej fjaleve te medha, marinat te cilat une i kam vizituar, jane parkingje te barkave private me vela apo me motora, ku kryhen sherbime, furnizime, pastrime e tj. Zakonisht ndertohen ne periferi te qyteteve ne hapsira te medha . Ata qe jane te interesuar, mund te vizitojne marinat e Korfuzit, nga me te medhate afer nesh.
    Se dyti porti historik i Vlores, sapo eshte ndertuar me vizionin si port Kroçierash, me pilota 25 metroshe, me bankina te larta me jastek, me aquatorium te thelle, me gjithçka te perfunduar. Ka mbetur vetem shtresa e fundit e sheshit prej 5 vjetesh pa u hedhur, qe te behet funksional. Vlonjatet ne pritje te mjeteve te medha turistike, kane vene ne pune aty dhjetra mjete te vogla e te mesme turistike. Teksa shikojne t’ju rrembehet i vetmi parking i madhe buze detit qe ne ditet e veres nuk kishte vend ku te hedhje mollen.
    Flitet per super-super jahte e nuk di kushedi çfare. Ndertojeni Marinen jashte Portit te Vlores, deri ne Zvernec. Per te koregjuar shemtine e pallateve te Porti, mund te nderhyhet me nje tjeter projekt e jo ky pyll pallatesh.
    Vlora ka shume, shume nevoje per ate shesh te portit, ku parkohen veres qindra autobuza e automjete qe nisin shetitjet bregdetare me nje kosto modeste e te perballueshme. Konsultohuni me komunitetin, qofte edhe on line. Ne kete Vlore te pushtuar nga trafiku, ai port dhe hapsirat e tij jane te vetmet rrugezgjidhje, ne se do te perdoren me kujdes. Permiresojeni sheshin, sajoni edhe diçka per koncerte masive qe mund te mbledhin dhjetra mije vet.
    Miqesisht, me dore ne zemer, rishikojeni marinen e Vlores. Per mua eshte nje marrezi. Fiks eshte: Prish shtepi e bej kasolle!

    1. Ppp says:

      I nderuar abc
      Une portin e vlores e kam komentuar dhe here te tjera
      Porti i vlores per nga thellsia do konkuronte ate te roterdamit
      Pireu vuan nga ky aspekt kontejnetmbajtset me moderne nuk ankorohen dot pikerisht sepse eshte i ceket
      Fusha ku duan te ndertojne aeroportin do i hiqte pergjithmone portit gjigand fushen per parkimin e kontejnerve ( imagjinoni porti i genovas vuan pikerisht per hapsire tani duan te ndertojne nje fushe per kontejnerat 70km larg portit)

      Bej nganjehere pyetje vetes a eshte e mundur qe politika jone paguhet qe te mos brje konkurence fqinjeve???? Un them po…

      Nqs do analizoj koridorin e 8 qe ka 30 vjet qe mbahet bllokuar sepse demton koridorin e 10 selanik – budabest pse jo dhe porti i vlores mos te bllokohet qe te mos demtoje portin e selanikut dhe pireut mjajton me pa harten qe vlora eshte më me leverdi per te çuar mallrat nga suezi ne mbrendesi te be-se
      Si perfundim nje port me kapacitete te plota i vlores do punsonte 100 mije njerez
      Pse nenvizoj portin e vlores sepse ne durres thellsia nuk kalon 8m per 5km det
      Sa per qeverine nuk po them se nuk mund te arrime fqinjet sepse keta zhduken shkollen detare.
      jo me larg se vjet anijet me flamur shqiptar hyne ne listen e zeze per nga siguria qe dmth nuk lejohen te ankorohen ne asnje vend te be sepse konsiderohen rrezik per portet dhe rrezik mbytje
      Si mund te krahasohemi me fqinjet kur jo me larg se tre muaj me pare ne nje magazine sekuestruan nje gomone 9m sepse dyshohej per trafik perseris dyshohej kjo tregon dhe afirmon teorine time qe kta paguhen qe disa sektor nuk duhet te ekzistojne ne shqiperi
      Imagjinoni sa gomone ka mali i zi apo kroacia

  3. sapa says:

    PO! Kur te zhduket njerezimi dhe te popullohet nga popuj te tjere!Me kete popull kurre!

  4. Scutari says:

    Një mik, shqiptar nga Ulqini, më ka thënë se, turizmi në Mal të Zi është 50 vjet mbrapa turizmit kroat! Ndërsa turizmi tek ju në Shqipëri është nja 50 vjet pas nesh!!

  5. Sandra says:

    Keto porte do behen kur Shqiptaret te pushojne te mbeshtesin infividet dhe jo ligjet. Kur te ndalojne te bejne si te cmendur dikur per enverin dhe sot per Salen. Te dy vetem keq i kane sjelle ketij vendi.

  6. Aleksander Thana says:

    Komentin me argumente bindese te “Abc”, e shoh më me vend.

  7. vlora.vlora says:

    Porti vlores doli jashte loje nga LSI-ja kur ishte ne pushtet qellimisht qe leku te shkonte drejt durresit apo tiranes,,,,preteksi se nuk eshte i pershtatshem per anijet me tonazh te larte.Porti aktual ka pesuar permiresime te medha dhe se kuptoj pse duhet ti jepet privatit .dhe me e rendesishmja ,kur rregullon infrastukturen porte jahte rruge restorante ,s diskutohet qe cmimet do shkojne dyfish ,,,ato familjet vlonjate si do e kalojne me 150 mije leke ,dhe ketu s po flasim per ata qe shesin droge apo kane restorante apo qe bredhin me makina luksose ,por thjesht per familjet .mgjithese ketu do jemi ,porti vlores do kete te njejtin fat si ai aeroporti vlores 3D

    1. vizitori says:

      Vlora -Vlora , puna per aeroportin e Vlores fillon keto dite . Vetem vlonjatet nuk duhet te qahen , se ne Vlore eshte investuar nga qeveria aq shume , sa ne gjithe Shqiperine te mare sebashku .

  8. kodrasadikit says:

    Sa her lexojme e shiqojme ne tv lajme te mira zemra na behet mal .Megjithate per me teper se 100 vjet shtet Shqipnija po ece e ka ecur teper ngadal -shum ngadal !! Mbi te gjitha sundimi i ligjit ,korrupcioni vrasjet mafioze ,droga e faqe te zeza te kesaj natyre e bejne Shqipnin te pakendshme edhe pse populli i shkrete eshte tejet mikprites si gjithkah shqiptarise ..Shpresojme qe gjerat te nderrojne per te mire …

  9. vjeshta says:

    Marina, kë quan ti o gjuhëtarë?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje