Mbledhja e përbashkët e Komisionit të Ligjeve dhe Këshillit të Legjislacionit po zhvillohet me debate mes maxhorancës dhe opozitës.
Shqyrtimi i nismës së propozuar nga PD për ndryshimet kushtetuese dhe nisma e PS për zgjatjen e afateve të vettingut është bërë sërish objekt përplasjeje mes palëve.
Anëtarët e mazhorancës i kërkojnë anëtarëve të opozitës që të rishikojnë kalendarin e punimeve, pasi nuk dua që t’i bashkojnë të dyja nismat.
Pjesë nga debati:
Enkelejd Alibeaj: Hapur po i fshiheni. Ju nuk doni të diskutopni për iniciativën tonë. kjo është ti fshihesh përgjegjësisë politike. Nuk iu kërkojmë ta pranoni që tani, madje nuk e kemi këtë dëshirë. Në fund pasi të diskutohet secili ka qëndrimin e vet. edhe ne për iniciativën tuaj po bëjmë këtë gjë, ta diksutojmë. Janë të papranueshme sentencat e tipit do ta votoni dhe pikë. Për hir të procedurës dhe seriozitetit me të cilët duhet diskutuar, po themi ta diksutojmë këtu në sytë e publikut, sëbahsku, jo njëherë njërën ditën tek dhe tjetërn ditën çift.
Qëndrimet politike dhe juridike duhet të formësohen në fund të këtij procesi për secilën nga çështjet. Të flasim në këtë sallë për të dyja iniciativat. Mos na e mohoni këtë! Forca, aftësia, suksesi për të shkuar deri në fund i njërës apo tjetër nuk varet nga forca e kartonëve, por nga forca e argumentave, varet sesa përqafohet nga publiku. Ata do të na gjykojnë. Legjitimiteti dhe efikasiteti i ndryshimit kushtetues varet gjithmonë tek procesi.
Klotilda Bushka: Do të kërkoja që ta shtyjmë për mbledhje e radhës miratimin e kalendarit. Nuk më vjen mirë q trajtohen si nisma juaj dhe nisma jonë. Të dyja nismat për rishikim e kushtetues janë nisma të paraqitura në kuadër të kushtetutës. Ndryshimi është në substancë dhe natyrën e kompleksitetit të çështjeve.
Nisma e dy ditëve më parë është me karakter teknik. Nisma sot është më komplekse, kërkon seriozitet. Rasti e sjell që propozimi për ndryshimin e një neni për vettingun parashikohet në kushtetutë. Dhe jemi në një rast urgjent. Nisma që po prezantohet sot kërkon shumë më shumë kohë, angazhim dhe punë. Që nismat do të shqyrtohen vec e vec e kemi bërë të qartë. Nuk ka kuptim që të vihet me një kalendar.
Për sa kohë qëndruimi ynë ka qenë i qartë në 1 nëntor që duhet të shqyrtohen vec e vec, për sa kosh keni sot një propozim nga ana jonë që kalendari i paraqitur për ndryshimet kushtetuese të rishikohet dhe njëherë, të shihen datat.
Alfred Rushaj: Të ndryshojmë oraret. Në datë 5 nëntor ora 17;00, 12 nëntor orën 17:00… dhe pastaj pjesën tjetër.
Fatmir Xhafaj: Zonja kryetare, unë e vlerësoj ndërhyrjen e kryetarit demokrat për të gjetur një zgjidhje dhe për ta shpëtuar situatën. Unë bëj pjesë te ata kolegë deputetë që fatkeqësisht tani e mora (kalendarin) E vetmja gjë që kam unë dhe do doja mirëkuptimin: A mund të kemi një kohë të dytë edhe ne që të bëjmë edhe ne propozime konkrete për sa kohë jemi edhe ne pjesë e kalendarit? Dëshirojmë një kohë të dytë që të vijmë këtu dhe të miratojmë kalendarin.
Xhemal Qefalia: Do ju lutesha zonja kryetare që atë që përmendi me të drejtë zoti Xhafaj ta hedhim në votim dhe të vazhdohet pas çdo nisme. Të operojmë dhe të ecim përpara.
O Socialist. Jeni te ceket. Miratojini kalendarin qe duan qe te tregoni bashkpunim dhe kur te propozojn per ate dite qe kerkojn te shqyrtojne ate qe duan, degjojini dhe hidhini me karton posht. Dhe u thoni: S’donit te degjoni, hani kartonin. Te behet me maturi jo kur doni ju qe jeni ne hall..