Vetting në Noteri, Manja: Të dënuarit e ata me kontakte të papërshtatshëm, largohen

3 Nëntor 2021, 13:35Politika TEMA

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja në një deklaratë pas mbledhjes së qeverisë ka njoftuar vetting në sistemin e noterisë. 

Ministri theksoi gjithashtu se kjo është një nga nismat më të rëndësishme dhe se ka për qëllim të largojë nga sistemi të dënuarit dhe ata me kontakte të papërshtatshme.

“Sapo kaluam projektligjin për disa shtesa në ligjin për noterinë. Është një nga nismat më të rëndësishme për noterin dhe lidhet me besueshmërinë tek publiku. Përcaktohen kritere të reja për futjen në këtë lloj profesioni dhe përjashtimin e atyre që kanë kontakte me persona të papërshtatshëm apo të dënuar.

Këtyre kritereve të reja do tu nënshtrohen edhe ata që janë aktualisht në profesion. Ligji për noterinë përcakton dhe mekanizmat e filtrimit të këtij shërbimi, është Ministria e Drejtësisë që e bën filtrin e këtij shërbimi

Ndryshimet që propozohen sot jo vetëm që përcaktojnë kriteret të reja por është një proces vettingu për noterët e sistemit që janë sot, që kanë të bëjnë me lidhje me krimin, apo që janë pjesë e  listës së personave të shpallur në kuadrin e pastrimit të parave.

Ligji për noterinë ka përcaktuar edhe mekanizmat, është ministria e drejtësisë, që përmes  inspektimeve do të bëjë filtrin e këtij sistemi. Përgjegjëse është Ministria e Drejtësisë,” deklaroi Manja.

2 komente në “Vetting në Noteri, Manja: Të dënuarit e ata me kontakte të papërshtatshëm, largohen”

  1. sapa says:

    Noteret po kaq kriminele sa edhe prokuroret dhe gjytaret!Por jane edhe Permbaruesit private ,keta superkriminele qe nuk kane lene gje pa bere dhe vazhdojne te bejne me pronat e njerezve!Po nga ta fillosh ne vendin e krimineleve me emrin Shqiperi????a ekziston nje dege e ndonje administrate te ketij te ashtuquaturi shtet (qe nuk ka asgje te perbashket me shtetin)ku te mos sundoje vjedhja dhe mashtrimi ?

  2. Pali says:

    Po sekseret mashtruesa avokate miliardera kur doti bohet vetingu?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje