“Mbreti” i Beratit që mori 2 vëllezër dhe i bëri të zgjidhnin se cilin do vriste

3 Nëntor 2021, 09:08Politika TEMA

Zgjidhni se cili do jetojë! Është kjo zgjedhja në të cilën ka vendosur Altin Dardha, i njohur për vrasjet në qytetin e Beratit, dy vëllezër, pasi babai i tyre e kishte plagosur dhe i kishte lënë pasoja në njërin prej syve.

“Historia e vëllezërve ka këtë, në ’95, babai atyre, që këta (Altin Dardha me grupin e tij) dolën natën ta grabisnin, i qëlloi me çifte dhe i nxorri syrin Altinit.

Ai nuk e harronte këtë. Plagën më të madhe të jetës kishte këtë që ishte qorr tashmë. Në ’97 kur bëhet “mbret” i Beratit dikush i thotë që ata dy djemtë që të vranë me çifte sot i ke në pazar.

Kishin dalë të shisnin presh sepse në fshat ku ishin ngujuar kishin ngelur pa bukë.

Ai vete i merr të dy, i çon tek ullinjtë nën kala ku i vriste viktimat e veta dhe u thotë shumë i qetë që unë njërin nga ju kam vendosur të vras dhe zgjidheni me njëri-tjetrin se kush do vdesë”, tregoi gazetari Ferdinand Dervishi.

Gazetari u shpreh se vëllezërit e zgjodhën shumë shpejt dhe “Duhet të jetonte ai më i riu”.

10 komente në ““Mbreti” i Beratit që mori 2 vëllezër dhe i bëri të zgjidhnin se cilin do vriste”

  1. Beratasi says:

    Keto nuk ka nevoje ti shkruani, shkoni ne gjykaten kushtetuese
    dhe pyesni Marsida Xhaferllarin, ajo e njeh me mire nga cilido Altin Dardhen.

  2. qytetar says:

    Sali rrofsh qe na dhurove vitin 1997 !

    1. Qytetare I Nderuar.. Te lumnte says:

      Mese e sakte Qytetare I Nderuar dhe I Respektuar..
      Na myten Historite me vrasje,, femijesh, pleqe,, Nena e motra e vellezer.. Askush nuk detikton nje histori se pse varrezat Jane Plote e per Plote me varre..
      Dhe kush ishte pergjegjes ! qe populli edhe sote mbas kaqe vitesh,, cdo dite kapen me Arme.!
      Nga mbine keto Arme.?
      Dhe lufta kush dele i pari te mare. PD si Parti Kriminelesh… !

  3. Aleks says:

    Shqiptaret Jane problematik kudo ne evrope .ATA kane frike NGA njeri tjetri she Jo NGA te huajt.se nuk Ka me keq

  4. rexha 10 says:

    PERSE tregohen te tilla vrasje makabre???????Apo per ti treguar popullit se kushe eshte ALTIN DARDHA ,ZANI CAUSHI ,,GAZI ,dhe keshtu rrine urte ,ose armatosen te gjithe ,dhe o burra kushe te komandoje me ligjin e forces. Mose harroni se me te paskrupullit kane qene ata qe qeverisen dhe krijuan 97…… Edhe ne Tirane ne kombinat u vodhe nje vice ,dhe e dinin se kushe e vodhi ,pore nuke u prite viti 97 qe te hakemerrej me hajdutin.

  5. Babuç says:

    Ne lagjen time ( ne 6 katsh ) ky mostra ka vrare nje grua duke nderur rroba ne ballkon katit trete , vuri bast me shokun e vet qe kishte shenj apo jo me pistolet dhe e nxori kureshtjen

  6. labi says:

    Kur nuk ka ligj dhe shtet te gjithe behen mbreter,si u be ne 97 Shqiptaret do thoja ishin shume te qete,ne cdo shtet te Europes te ndodhte nje gje e tilla njesoj do behej,keta u bene trima dhe vazhdojne te behen se shteti dhe politikanet i mbajne ne xhepin e vogel.Me cfare kurajo do cohej nje injorant nga Berati dhe do vriste njerezit si miza,nje here e nje kohe nje makine Aro kalonte ne fshatin e ti dhe i futej frika per nje muaj.

  7. Sa ishte gialle Enveri me dy policë që vinin rrotull me biçkleta 28she, mbante gatitu atë lagjen e këtij mbretit tuaj.
    Kur fshiheshin vrimave e loznin kumar bridhnin nga sytë këmbët kur vinte ti zinte Hekuran polici I njohur si “katani”.
    Po thuaj se të gjithë u kujtuan të bëhen levend e kapedanë mbas 90.
    Se para atyre viteve kur vidhnin ndonjë pulë te pularija, jua varnin në qafë dhe i nxirnin fotografi te “bodeci”

  8. Mirditori says:

    Jo mbreti ore gazetar, shkruaj, KRIMINELI I BERATIT

  9. 1 says:

    Shkoni ne faltoren e Sali kermes qe te na sjelle prap 97

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje