Nxori në pritë shokun e fëmijërisë dhe e vrau, 21 vite burg për Mikel Alinë

3 Nëntor 2021, 10:43Kronika TEMA
Nxori në pritë shokun e fëmijërisë dhe e vrau, 21 vite

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 21 vite e 4 muaj burg, 42-vjeçarin  Mikel (Gjovalin) Alinë, ndaj të cilit u ngrit akuza e vrasjes, pasi me 2 tetor të vitit 2019-të i doli në pritë shokut të tij të fëmijërisë, Eri Zefi për ta ekzekutuar.

42-vjeçari u gjet fajtor për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Prokuroria e Lezhës kishte kërkuar dënimin me 30 vite burg të 42-vjeçarit Mikel (Gjovalin) Alia, por ai përfitoi nga gjykimi i shkurtuar, ku iu ul një e treat e dënijmit.

Mikel (Gjovalin) Alia është personi i vetëm i marrë i pandehur për vrasjen e Eri Zefit, në Zall Xhuxhë të Mirditës dhe ai u zbulua përmes mesazheve, tabulateve telefonike e pamjeve filmike.

34-vjeçari Eri Zefi u gjet i pajetë pak metra larg Rrugës së Kombit nga banorët e zonës tetorin e vitit 2019. Alia u arrestua disa javë më vonë, ndërsa tani Gjykata “është e bindur” se ai është autori i krimit.

2 komente në “Nxori në pritë shokun e fëmijërisë dhe e vrau, 21 vite burg për Mikel Alinë”

  1. Besar says:

    Besa e shqiptarit, vellain.,…(shok i ngushte me shume se vella) ….pale te tjeret ….me mic e me mac !!!!! Intéressant eshte fakti qe veriu i ben jehone…”furçe” beses ndersa ne te vertete eshte jugu qe eshte ne norme me kete fjale e cila nuk eshte as shqip !!! Nese doni nga vjen fjala bes mesoni pak fare serbo kroatisht.

  2. Besar says:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje