Rama: Nga 1 Janari paga minimale bëhet 32 mijë lekë të reja

4 Nëntor 2021, 16:53Politika TEMA

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm paga minimale në vendin tonë do të bëhet 32 mijë lekë të reja nga 30 mijë lekë të reja që është aktualisht.

Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale teksa ka replikuar me komentuesit në lidhje me uljen e tatimit në 13% për pagat nga 150 deri në 200 mijë lekë.

“Këtu flitet për lekë të reja i dashur, prandaj mos i zgjat ato o-te kot, po përqendrohu kur lexon dhe mësoje me këtë rast se paga minimale ne Shqipëri është 30 mijë lekë TE REJA dhe nga 1 janari behet 32 mije lek TE REJA – këmbimin me euro beje vete”, shkruan Rama.

1 komente në “Rama: Nga 1 Janari paga minimale bëhet 32 mijë lekë të reja”

  1. Sara says:

    uau, u shtua paga minimale me 6% nderkohe qe te gjitha cmimet jane shtuar me te pakten 20-30% vetem keto dy muajt e fundit!
    ky eshte kryeministri me i mire ne te gjithe globin per ate zot!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje