Rama thumbon kryeministrin e Malit të Zi: Pret të futet vitin tjetër në BE, por të shohim nëse do futet apo jo! Ne na sheh si vende pak më mbrapa

4 Nëntor 2021, 13:10Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Beogradi se Mali i Zi ka vendosur të mos i bashkohet nismës “Ballkani i Hapur” për shkak se pret të anëtarësohet në Bashkimin Europian vitin e ardhshëm. 

Rama theksoi se vendet e tjera të rajonit nuk e kanë këtë informacion për integrimin e Malit të Zi, ndërsa shtoi se në vitin 2022 ai do të thërras në samit edhe Zdravko Krivokapiq për të mësuar si hynë kaq shpejt në BE ose t’i kërkojë që të bashkohet me nismën e “Open Balkan”.

“Mali i Zi pret që të futet vitin tjetër në Bashkimin Europian. Këtë gjë ma ka thënë kryeministri vetë. Unë e mirëkuptoj dhe i kam thënë që vitin tjetër ju prisni që të futeni dhe po u futët ne do u kemi avokat më shumë për Ballkanin e Hapur për ta mbrojtur.

Por të shohim nëse do futet apo jo. Unë uroj që vërtetë të futet në BE. Nuk e kemi informacionin që qenka gati kjo punë. Kur ta futi Bashkimi Europian.

Jam i bindur që do ta mbështesin Ballkanin e Hapur, se ne na shikon si vende që jemi pak më mbrapa. Nëse nuk futet ne i kemi thënë Bujrum hajde futu këtu tani se BE nuk e detyrojmë ne kur na fut. Por duhet të krijojmë këtu hapësirën Europiane. Futemi me këtë kulturë bashkëjetese.

Është një shkollë për integrimin. Kur të mbarojë 2022 do ta ftojmë në samitin e 2022 dhe ose të na tregojë si u fut kaq shpejt në Bashkimin Europian ose të na bashkohet në Ballkanin e Hapur.” tha Rama.

5 komente në “Rama thumbon kryeministrin e Malit të Zi: Pret të futet vitin tjetër në BE, por të shohim nëse do futet apo jo! Ne na sheh si vende pak më mbrapa”

  1. Pilo Lala says:

    Titulli krejtesisht ne kundershtim me cfare thote Edi Rama.
    Edi e ka vleresuar Malin e Zi, nuk e ka thumbuar.
    Thjesht i thote, qe hajde bashkohu nismes Ballkanit Hapur, kur te futesh ne Europe, kuptohet qe EU ka rregulla.
    Eshte nje thirrje e sinqerte, ku edhe i kujton qe Europa ka probleme brenda saj, nuk po ben pranime te tjera.

  2. EG says:

    Rame pushti.
    Takohet me Vucic dhe nuk ngre ceshtjen qe Serbia ka mohuar pjesemarrjen e Kosoves ne ndeshjen e boksit.
    I eshte mbushur mendja se eshte lider boteror.
    Prandaj po e krijon edhe Ballkanin e hapur sepse i pelqen te jete ne qender te vemendjes.

    1. Pilo Lala says:

      Kosova ka qe ne kohen e Ramushit, dhe tani ky Albini, i kane thene te mos flase ne emer te Kosoves.
      Apo kur ju intereson ju te flasi, kur nuk doni ju te mbylli gojen?
      Mos e dini gje Edi Ramen per sherbetor te Albinit, apo ndonje legeni Kosovar ?
      Pse nuk shkon vete Albini apo ajo kacurrelja Presidente ti thote Serbise?
      Mbylluni ne stofullen tuaj, dhe pastaj thoni qe nuk na degjon njeri.
      Ju po i merrni frymen Kosoves, e humbet Mitrovicen, po izoloheni nga Amerika.

    2. Lina says:

      Sa analize te thelle ke bere , more EG , neve mezi po prisnim sqarimin tende . O pika ty …

    3. mirel says:

      “Open Balkan” do te hape dyert edhe per boksieret qe qenkan penguar nga Serbia…por keto pune jane shume te thella per shqupisat ndyresira pseudonacionaliste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje