Rama: Ulet tatimi për pagat nga 150 deri në 200 mijë lekë

4 Nëntor 2021, 10:23Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se duke nisur nga 1 korriku i vitit 2022 do të ulet tatimi për pagat nga 150 deri në 200 mijë lekë të reja. Siç bën të ditur kreu i qeverisë tatimi do të ulet nga 23 për qind në 13 për qind.

Po ashtu, ditën e djeshme Rama bëri të ditur se nga 1 korriku i vitit të ardhshëm, nuk do të ketë asnjë lloj taksimi për qytetarët që kanë një pagë deri në 40 mijë lekë të reja.

Heqjen e takës për paga deri në 40 mijë lekë kreu i qeverisë e kishte paralajmëruar në mars të këtij viti gjatë fushatës zgjedhore kur edhe prezantoi programin e Partisë Socialiste për pagat, taksat dhe biznesin. Pritej që vendimi të hynte në fuqi më 1 janar të 2022, por mesa duket do të shtyhet deri në korrik.

1 komente në “Rama: Ulet tatimi për pagat nga 150 deri në 200 mijë lekë”

  1. koli says:

    e shtyn prap ai se i duhen leket per PPP/koncesione. prap me hile e ka kete pune.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje