Si e sulmoi Berisha një “analist musliman” me dy gënjeshtra ashiqare

3 Nëntor 2021, 18:44Politika TEMA

Krejt në stilin e tij të mbrapshtë ligjërimor, në Foltoren e Kamzës, Berisha sulmoi një “analist që shkon në xhami”, që sipas tij ka thënë diçka që në fakt nuk ka asnjë mundësi ta thotë.

“…Analistët, disa prej tyre, përligjin gjëra që nuk mund të përligjen. Mendohej e stërmendohej njëri se kur hyn në politikë nuk të duhet gja dinjiteti. Dhe si dëshmi për këtë jipte se ‘shkoj në xhami’”, ishin fjalët e Berishës.

Nëse vërtet analisti për të cilin flet Berisha shkon në xhami, kjo është e pamundur të thuhet, as literalisht siç e citon Berisha e as me nëntekst. Pasi as nuk mund të mendohet madje e jo të thuhet. E kundërta: një analist që shkon në xhami është shumëfish i preukopuar t’i japë dinjitet vetes dhe atyre që thotë, madje t’i japë dinjitet dhe politikës.

Ai mund të gabojë në qëndrime apo qasje, por dinjitetin, atë që ia dikton xhamia, e ka në nivel monumental.

Por Berisha shkoi më tej kur sajoi një thënie atribuuar Profetit Muhamed, e cila s’e ekziston, duke vënë dhe njëherë në pikëpyetje mitin e “njeriut të lexuar”, që në fakt s’e reflekton këtë në asnjë pikë të ligjërimit të tij, hem të varfër e hem të çartur.

“E di ç’më erdhi ndërmend mua?

Më erdhi një fjalë e Hazreti Muhamedit, i cili thotë:

Hej xhemau(nuk ekziston si fjalë ‘xhemau’ por xhemat – bashkësi): Kujdes se në xhami hyn dhe ai që qoftë….(s’kuptohet fjala) dhe shejtani”.

Dhe kjo thënie e tij, ku përdor abuzivisht dhe Profetin Muhamed, tenton të godasë politikisht disa zëra analitikë që vërtet janë pjesë e bashkësisë së xhamive, besimtarë të respektuar, të cilët janë shfaqur së fundi kritikë me lëvizjet e tij.

Fjala “dinjitet” në këtë rast nuk ka lidhje me emrin Sali Berisha! (Tesheshi)

3 komente në “Si e sulmoi Berisha një “analist musliman” me dy gënjeshtra ashiqare”

  1. “Per Saliun thone se shkon Tek dervish Hatixheja, Bythen lart per paqen ngre E te tjera e te tjera” Vargje préj poèmes se Teodor Kekos “E te tjera e te tjera”

  2. am says:

    E filloi me pune feje ky. Po futet aty ku sduhet.

  3. Shefqet Cela says:

    Për Amerikën, i është thënë: qeni, kur i afrohet mortja, vete përmjerr tek dera e xhamisë. Kjo ndodhi në 97.
    Sot po bën të njëjtën gjë, por xhamija nuk është më simbol por realitet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje