Fatmir Mediu: E shikojmë veten si zot të ndryshimeve kushtetuese sa herë të na teket

3 Nëntor 2021, 16:07Politika TEMA

Deputeti Fatmir Mediu ka ngritur një shqetësim në mbledhjen e përbashkët të Komisionit të Ligjeve dhe Këshillit të Legjislacionit, teksa Partia Demokratike ka prezantuar tre kërkesat për ndryshimet kushtetuese.

Mediu tha se ka ardhur koha që të mendohet si të kryhen këto procese, ndërsa sugjeroi edhe përfshirjen e konstitucionalistëve ndërkombëtarë. Më tej, shtoi  se ndoshta duhet të krijohet një asamble kushtetuese që të krijojë Kushtetutën njëherë e përgjithmonë. Ai shtoi se është gabim që vazhdojnë të mendojnë sikur janë zot të ndryshimeve kushtetuese.

“Ka ardhur koha që të mendojmë si ta kryejmë këtë proces, që duhet të përfshijë konstitucionalistë të nivelit ndërkombëtar. Nëse nuk mundemi ta miratojmë këtë kushtetutë me referendum krijojmë ndoshta edhe një asamble kushtetuese që të krijojë kushtetutën njëherë e përgjithmonë.

Pajtohem me shqetësimet  e ngritura, por re kam me thelbin sesi duhet ta bëjmë këtë punë. Mendoj se kemi shumë gabim që e shikojmë veten si zot të ndryshimeve kushtetuese sa herë të na teket. Asnjë vend i NATO nuk e bën këtë. As në Rusinë e Putinin nuk ka ndodhur kështu, që ndryshimet kushtetuese të bëhen kështu,” u shpreh ai.

 

1 komente në “Fatmir Mediu: E shikojmë veten si zot të ndryshimeve kushtetuese sa herë të na teket”

  1. Demokracia says:

    Aman ci kushtoni vemendje ketij halabaku…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje