Sinjale Berishës? Mediu: Nuk i kisha unë lidhjet me ata që bënin demontimin, urdhëri erdhi nga Kryeministria. Familja ime u hetua si e askujt tjetër

3 Nëntor 2021, 17:10Politika TEMA

Fatmir Mediu doli sot në një konferencë për mediat pas vendimit të Apelit të GJKKO, i cili i hapi rrugë rihetimit dhe rigjykimit të tij ër çështjen e Gërdecit.

Mediu e konsideroi kërkesën e SPAK dhe vendimin e Apelit të GJKKO si akte në kundërshtim me Kushtetutën.

Ndërkohë, ai përcjellë disa “sinjale” edhe për ish kryeministrin Sali Berisha lidhur me implikimin e djalit të tij Shkëlzen Berisha në skandalin që shkaktoi tragjedinë me 26 viktima dhe qindra të plagosur.

“Janë fakte të pakundërshtueshme se nuk kam pasur asnjë lidhje direkte me ata që kanë zhvilluar demontimin në Gërdec. Nuk ka asnjë presion nga ana e ministrit.

Të gjitha aktet kanë qenë pjesë e konsultimit të plotë me të gjitha nivelet. Pranë ministrit nuk është prezantuar asnjë shqetësim.

Jam hetuar unë dhe familja ime si asnjë politikan në shqipëri”, tha Mediu duke shtuar se urdhërat për fabrikën në Gërdec vinin drejtpërdrejt nga kryeministria përmes VKM-ve dhe se nëse nuk do t’i zbatonte atëherë do të quhej shpërdorim detyre.

“Po prezantoj qëndrimin tij në lidhje me veprimet e SPAK dhe vendimin e Apelit të GJKKO ku synohet edhe njëherë gjykimi im mbi tragjedinë e Gërdecit, kërkesa e SPPAK dhe vendimi i Apelit të GJKKO janë akte në kundërshtim me Kodin Penal, Kushtetutën, Vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të gjykatës Europian për të Drejtat e Njeriut, Akte që nuk sjellin asnjë dobi për drejtësinë, krijojnë precendet të rrezikshëm për lirinë e të drejtat e njeriut.

Kundërshtimi im ligjor i vendimeve të SPAK dhe Apelit ët GJKKO. Keqinterpretimi i fakteve ka synuar të manipulojë opinionin publik se ministri i Mbrojtjes ishte përgjegjës për atë tragjedi.

Nuk kam reaguar në respekt të dhimbjes së atyre që pësuan humbje në atë tragjedi. Janë fakte të pakundërshtueshme që nuk kam patur lidhej direkte apo indirekte me ata që kanë zhvilluar biznesin e demontimit në Gërdec “, shtoi Mediu.

Nuk mendoj se do të kthehemi në kohën e drejtësisë popullore dhe cdo procedurë që niset me indicie paligjshmërie nuk prodhon asnjëherë drejtësi. Ju mendoni se Fatmir Mediu duhet të rrijë gjatë gjithë kohës i proceduar. Kam qenë katër herë në Gjykatën e Lartë dhe në Apel ka marrë formën e prerë” tha më tej ai.

Mediu akuzoi se çështja kundër tij po përdoret politikisht. “Kush është nga mbrapa apo përpara? Kjo histori ka para, mbrapa nën dhe mbi dhe interesa nga më të ndryshimet. Fakti që është shtruar vetëm në fushata elektorale tregon se ka interes politik, ka qëllime që nuk vijnë thjesht me ligjin” deklaroi ai.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka dorëzuar rekursin në Gjykatën e Lartë ku kundërshton vendimin e Apelit të GJKKO për çështjen e Gërdecit.

14 komente në “Sinjale Berishës? Mediu: Nuk i kisha unë lidhjet me ata që bënin demontimin, urdhëri erdhi nga Kryeministria. Familja ime u hetua si e askujt tjetër”

  1. 1 says:

    Mos u merzit eshte zberthyer shefi i shtabit.Nxire rolin e Zenit ne nuk do te shkosh koke turku

    1. k says:

      Atëherë na trego kush ishite fajtori ,degjeneratë i korruptua se nuk mund të vdesin njerëzit e varfër pa asnjë fajtor
      sepse gjykata e plepave ishte i blerë dhe korruptuar si ty.

    2. Cudia says:

      More plere! Nuk je i lidhur direkt do te thote qe je i lidhur indirekt. Ja pra kur te ta therrasin bythen ne prokurori shko dhe shpjegohu atje per per personat qe je lidhur indirekt. Ke respekt ti per dhimbjet qe u kushtove te tjereve…. Pthu!!! Hajdut dhe vrases!!!

  2. Dauti says:

    Dhelpra mehdi e shiti saliun hahahah do kete gallate me keta

  3. Burgaxhiu says:

    Fate sapunin me vete sepo te presim.

    1. Prec Doda says:

      Ketij i duhen edhe syzat, se mos i hyn shtrember..

  4. Tony E says:

    Si po rri si kurve e vogel .Merre dhe Elin me vete

  5. Zbërthimi says:

    Po këtë duam ne: cili nga K/ministria ka urdhëruar. Thuaj këtë dhe ik pastaj, se lëkura jote nuk vlen një lek para asaj të urdhëruesit të vërtetë. Hë xhan! Se pas teje do të zbërthehet edhe Luli: që do na dëshmojë se cili (nga K/ministria) urdhëroi vrasjet në bulevard.

  6. Bucja e parlamentit says:

    Po me sa duket,Mehdiu do jete i arrestuari i pare i qeverise se Vicidolit,po ne te njeten kohe dhe i penduari i pare publik,i po asaj qeverie,se kujt i interesonte konferenca e shtypit e tij,e di vete Fatja,megjithate duhet ta mare me qetsi,se shume shpejt do ta shoqerojne dhe te tjere bura me za,qe s’kane lan gja pa i ba ketij populli dhe ketij vendi,keta hale te kombit,qe nuk dine ku i kane miljonat dhe sa kane,ku i kane vilat dhe mikneshat

  7. rexha 10 says:

    E THEMI GJITHMONE ,SIKURE NJERI TE DENOHET ,JO SE MEDIU NUKE KA FAJE ,PORE PER TE RUJTUR KOKEN E TIJE ,DHE FAMILJES KA PRANUAR GJYKIM TE RREME DUKE KUNDERSHTUAR FAKTET REALE E PRANUAR ATO TE INTERESIT.PORE JA QE VJENE NJE DITE, DHE ATE CORBEN QE KE NGREN DO TA VJELLESH.NUKE KA MUNDESI QE TE HIDHET NJE FSHATE I TERE NE ERE ,DHE TE VDESIN 26 PERSONA DHE SHUME TE PLAGOSUR ,DHE MINISTRI I MBROJTJES MOSE TE KETE DIJENI. PO NE SHBA PER C’FARE SHKOJE ZOTEROTE ME PARATE E TAKSAVEPAGUSEVE SHQIPTARE ,
    KU I DETYROHESH QE TE NXJERRESH PERPARA LIGJIT PERGJEGJESIT E ATIJE KRIMI. ISHE TI I PARI QE BERE PADREJTESI ,TANI DUHET TE THIRRESH PER TA CUAR DREJTESINE E MUNGUAR NE VENDE.

  8. Xhaja says:

    Spiunin e vrau Milua ( Saliu ) , te betohem shoku SPAK ! Vdekie Saliut – Liri Mua .

  9. Nje mergimtar says:

    Mediu,nuk eshte gjykuar asnje here.Ai deri tani ka pasur mbrojtje Saliun dhe”imunitetin edeputetit”.Sot pretendon se po ja bejne per politike,kur dihet se roli i tij ne politike eshte zero.Ai i ka sherbyer me devotshmeri Saliut dhe asnjehere s’ka menduar per forcen politike qe ka drejtuar.Do te jete me i qete kur te rrefehet para gjykates.Le te thote urdheruesit dhe mbyllet historia.Viktimat e atij krimi kane 13-vite qe kerkojne drejtesi.

  10. am says:

    Fakti qe behet politike me kete ceshtje del nga fakti qe nuk eshte bere drejtesi me kete ceshtje. Po te ishte bere drejtesi , nuk do ishin ngarkuar njerezit me mllef qe pastaj kthehet ne karburant politik neper mitingje.

  11. Ja si katandisen zullumqarët , pordhacët , shpërdorusët e pushtetit !
    Një i thotë : Po fole të vrava !
    Tjetri i thotë : Po s’fole e hëngre !
    Ç’ë bëjë Gjinua , t’ë hipë , apo t’ë zbresë ?!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje