Rama liron nga detyra zv.ministrin e Arsimit Oltion Rrumbullaku, emëron Albana Tolen

3 Nëntor 2021, 18:07Politika TEMA

Këshilli i Ministrave ka liruar nga detyra zv.ministrin e Arsimit dhe Sportit, Oltion Rrumbullaku dhe në vend të tij ka emëruar në këtë post Albana Tole. Vendimi i qeverisë vjen pas propozimit të kryeministrit Edi Rama dhe hyn në fuqi menjëherë.

Vendimet e qeverisë:

LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Oltion Rrumbullaku, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Albana Tole emërohet zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

2 komente në “Rama liron nga detyra zv.ministrin e Arsimit Oltion Rrumbullaku, emëron Albana Tolen”

  1. Lideri i Arnautistanit Global says:

    Grate jane me te bindura, nderkohe po emeron gra si i emancipuar qe eshte Lideri Gamor.
    =
    lol

  2. joel shkodra says:

    Si duket ka pak femra ne qeveri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje