Trafikanti i analfabetëve!

3 Nëntor 2021, 17:58Politika TEMA

Nga Kimete Berisha

Albin Kurti, hem është ‘nacionalist’ (i flaktë për bashkim kombëtar me Shqipërinë), hem është me Sorosin, me të cilin takohet më shpesh se sa me familjen e tij.

Sorosi nuk e financon kulturën kombëtare, nuk jep pare për asnjë projekt që përpjeket me patriotizmin dhe me karakteristikat kombëtare.

Sorosi ka dhënë miliarda dollarë për ta luftuar nacionalizmin dhe populizmin në botë.

Sorosi nuk e ‘toleron’ populizmin në Indi, ama ia lejon Albinit populizmin në Kosovë!

Kush e ha këtë forë, përveç një budalla!

Sorosi në Kosovë i zgjedh vet shqiptarët që i plotësojnë kushtet e tij, shqiptarë të aftë që të tejkalojnë dhe ta mundin nevojën e tyre për të qenë shqiptarë ‘të vërtetë’, ua shikon dosjen, i verifikon mirë, dhe kur e vërteton se janë ‘qytetarë të botës’ e jo ‘patriotë shqiptarë’, i blen me pare.

Këta shqiptarë punojnë ekskluzivisht për ta luftuar kulturën kombëtare (që s’kanë as çka të luftojnë, se s’ka kulturë hiç, kultura shqiptare është krejt kulturë e vjedhur dhe e huazuar).

Albin Kurti i ka vendosur të zgjedhurit e Sorosit bash në vendin e duhur.

Pa e pas letërnjoftimin e Beogradit, nuk mund të jesh mjaftueshëm simpatik te zyrat e kulturës kombëtare.

A është e mundur që as kaq pak ‘dije’ nuk e kanë ‘analfabetët’ e Albin Kurtit?

A është e mundur që Albin Kurti ia ka qëlluar kur ka konstatuar se ’45 për qind e shqiptarëve janë analfabetë funksionalë’?

— Nuk është mençuri të mendosh si Albin Kurti se shqiptarët janë budallenjë.

Shqiptarët, të befasojnë bash kur nuk e pret hiç, ashtu siç e befasuan Albin Kurtin në zgjedhjet lokale.

Sepse, mençuria shqiptare nuk buron nga librat, por buron nga përvoja.

Prandaj, janë të paparashikueshëm.

— Nëse përtoni të lexoni (qysh thotë për juve Albin Kurti), atëherë shkurt po ju tregoj:

Sorosi është për shoqëri të hapur, edhe emrin e fondit e ka ‘Open Society’, pra në mënyrë ekstreme dhe të tërbuar është kundër kulturave kombëtare, dhe e përkrah vetëm kulturën që nuk ka veçori kombëtare.

Edhe patriot, edhe me Sorosin – është e pamundur, jo që s’do ti, por s’të blen Sorosi, nëse je patriot.

Sorosi e përkrah Albin Kurtin.

A po merr vesh tash?

— Kryeministri i Kosovës është kundër ‘Ballkanit të hapur’, por është pro ‘Shoqërisë së hapur’!

Ku ka rrenë më të madhe se kjo!

Ballkani para se të jetë Ballkan, është shoqëri, ashtu siç e ka zbuluar Albin Kurti se si Gazivoda para se të bëhet liqe, ka qenë tokë!

— Disa ministra të Albin Kurtit janë ‘dashnorë të zjarrtë’ të Sorosit, bile njëri prej tyre u knaq duke vjedhur pare të buxhetit të shtetit me OJQ – të e shokëve të tij, prapa të cilëve qëndron ai vet!

— Që ka të drejtë Albin Kurti që i shfrytëzon analfabetët funksionalêlë për ta mbajtur pushtetin, më së miri tregon vendimi i tij që t’ia jap shoqes së tij në Preshevë 2 milionë Euro nga buxheti i Kosovës.

Këto 2 milionë Euro (që nuk ka se si i monitoron qeveria e Kosovēs),

i ka dhënë për votat e preshevarëve në zgjedhjet lokale të Kosovës, ama analfabetët funksionalë, ia shohin këtë veprim si akt patriotik.

Ku ka më e korruptuar se Presheva?

Pushteti i Preshevës s’bëjnë asgjë tjetër përveç që vjedhin.

Këto pare të Kosovës nuk i zgjedhin problemet e preshevarëve, por e ushqejnë krimin dhe korrupsionin e pushtetit atje.

Presheva po zbrazet nga preshevarët.

Adresat e tyre po i zhduk pushteti i Serbisë, atyre po u mohohet e drejta e pronës, e votës dhe e shtetësisë, kurse Albin Kurti e ushqen me pare këtë politikë diskriminuese të Serbisë kundër preshevarëve.

— Duhet të jesh analfabet funksional për të menduar se problemet poltiike të shqiptarëve në Preshevë ‘i zgjedh’ apo i blen me pare.

Me ato pare, e blen një kompliment nga kryetarja e Preshevës dhe i blen votat e preshevarëve që jetojnë në Kosovë.

Kaq kushton ky patriotizëm.

(Kushdo që mendon se edhe Sorosi do t’ma kishte lakmi me këto qëndrimet e mia – hyn n’gjynah).

— Po. Serbia investon në veriun e Kosovës, ama i monitoron ato projekte, investon aty si në shtet të vetin.

Nuk i jep Kosovës përgjegjësi.

Mitrovica, prej Urës së Ibrit në veri, është e mbushur me vetura të serbëve, me targa ilegale.

Muret e qytetit janë të mbushura me vizatime të paramilitarëve dhe ushtarëve serbë, çdo mbishkrim atje është kundër shqiptarëve.

Aty shteti serb investon sa të mundet dhe sa të dojë, kurse Albin Kurti thotë se ‘nuk do ta lejojë bosnjëzimin e Kosovës’!

Bosnjëzimi ka ndodhur de facto.

Kosova është e ndarë në veri, është e ndarë, si toka prej qiellit!

— Ti mos e lejo ‘bosnjëzimin’ e çmimeve, se për bosnjëzime tjera, je vonuar.

Qysh e shpjegon analfabeti yt se në Shtërpce një litër naftë kushton 97 centë, e në Kosovën shqiptare kushton 1,35 centë!

P.S.  Për ta kuptuar se pse shqiptarët kaq shpejt u ftohën prej Albin Kurtit, po ua jap një shembull plastik, që mos me ua lodh mendjen e vogël që e keni (sipas Albin Kurtit):

1.A më shumë hidhërohesh nga një djalë/vajzë që të premton parajsën e të del ferr,

apo nga një djalë/vajzë që nuk të premton lumturi, por shfaqet para teje me të gjitha dobësitë njerëzore?

Të lëndon vetëm ai që të ka premtuar lumturi. Prandaj, ti jo vetëm që ftohesh nga premtuesi i rremë, por edhe ia merr inat dhe e urren.

Urrejtja pastaj të josh që edhe t’i hakmerresh (me vota).

2.Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, Behxhet Pacolli e të tjerë, kanë premtuar vetëm gjëra që preken me dorë (shkolla, universitete, rroga, rrugë etj)…

kurse Albin Kurti ka premtuar idealizëm dhe lumturi, pra ka premtuar çdo gjë që nuk preket me dorë.

I ka prekur shqiptarët në shpirt.

Prandaj, shpirtërisht do ta urrejnë, sapo të binden se Albin Kurti e ka shfrytëzuar taktikën më manipulative që ekziston ‘Love bombing’, i ka bombarduar shqiptarët me dashuri të rreme për Kosovën.

Do ta urrejnë sapo ta kuptojnë analfabetët funksionalë se Albin Kurti është tregtar i premtimeve, tregtar i idealeve, tregtar i ëndrrave, tregtar i flamujve dhe i bashkimit kombëtar, është trafikant i analfabetëve dhe i rasteve sociale!

Abuzon me budallenjë për pushtet.

E për t’u bindur se s’je i lumtur, s’të nevojitet shumë kohë, mjafton 1 minutë!

17 komente në “Trafikanti i analfabetëve!”

  1. Vetefundosje says:

    KIMETE TE KEMI ME KIMETE JE E MADHE RRESPEKTE .
    E NDERUAR KIMETE MOS U LODHE SHUME ME KOSOVEN PJESA ME E MADHE NE KOSOVE JANE PER BEOGRADE SOT NE I THEMI KOSOVO – CENTRISTE ( AUTONOMI BRENDA SERBIS )
    KEMI LDK ,VV AKK , AKR TE GJITHA KOMUNITETET E TJERA SI ASHKALI , TURQE ,GORANE ,SERBE, MALAZEZE BOSHNJAKE ,ROME QE JANE PER BEOGRADE E NJE PJESE SHUME E VOGEL ESHTE PER TIRANE AJO PJESE ESHTE PDK E HASHIM THACIT VETEM QORRI NUK E KUPTONE POLITIKEN NE KOSOVE .
    NDAJE LERE BIBININ E VETFUNDOSJES LERE KOSOVEN PO SHKO NE SHQIPERI MENDO PER VEHTE DHE FAMILJEN .
    PER KOSOVARET DIELLI LINDE NE BEOGRADE SERBIA ESHTE ZEMRA E KOSOVAREVE KOHA E FOLKROLIZMIT NACIONALISTE KA PERFUNDUAR .
    RRESPEKTE NGA PRISHTINA .

  2. Drenova says:

    Per Sorosin shko e bisedo me Edi Ramen e jo me Albin Kurtin!
    Ndersa ty te rrofte Hashim Thaci atje ne burg,se nuk sahkoi si burre i mire,por se ia futen shoket e tij!

    1. Bekim Peja says:

      Drenova-ič na rrofsh topat,

  3. Blerti says:

    Jepi Kimete . Flet si grua e thekur per sex.Gjithe ky nervozizem sikur ke vite pa e bere…beje Kimete se do shpetojme edhe ne …

  4. Arjan says:

    mos flisni per albinin por flisni per rahmutin,cfare e lidh ate me vucic qe na shkon ne beograd.

  5. Pilo Lala says:

    Ne periudhen kur te jete Albini Kryeminister, jo vetem Mitrovice, por ka mundesi te kete nje nderhyrje pushtuese ne Prishtine.
    Serbet cdo dite po kercenojne per nje nderhyrje ne Kosove, sepse tashme Mitrovicen e kane te tyre.
    Politika e lepurit Albin Kurti eshte frikacake.
    Tashme Kosova ka humbur njohjen e Pamvaresise nga shume shtete te tjera.
    Kjo Ministre e Jashtme, me shume interesohet si te burgosi Hashim Thacin , Kadri Veselin, se te punoje per njohjen e Kosoves.

  6. Ed says:

    I FUTI NE BURG SERBIA ME FRANCEN PARA ZGJEDHJEVE QE TE FITONTE ALBINI DHE AJO TJETRA TE BEHEJ PRESIDENT PLAN I SERBISE VETEM NJE BUDALLA NUK E KUPTON . SA PER SOROS SALI TUAJ DHE PD KA MARE TER ATO PARA NGA AI SI U SHKOLLUAN ANALFABETE POLITIKANE QE I MBANTE PAS BERISHA DHE FEMIJET E TYRE.

  7. E shkëlqyeshme je znj. Kimete, Këta që po shiten patriot e takohen me Sorosin dhe të tjerët janë bashkëpunëtor antikombëtar. Në Kosovë rreth 250.000 vet kanë pasaporta dhe dokumneta të Serbisë!. Shumica bizneseve të mëdha janë pronar apo bashkëpronar të rrejshëm dhe po eksplatojnë Kosovën për regjimin e Serbisë. Sorosi bashkë miqtë tij po ecin shpjetë drejtë zhdukjes kombëtare. Premtimet për luftimin e korrupcionit dhe nepotizmit tashmë i ka kuptuar edhe GOMARI HAJDAR SHTIMËS. U shkarkuan bordet dhe punësuan njerëzit partiak dhe po sulmohen istitucionte publike si RTK , Gjyqsia etj. nga ata që Albini i quente analfabet. Na prishi me shtetin amë Shqipërinë dhe SHBA/ dhe kurrrë hallall mos i koftë/ na la pa gas amerikana, pa spitale/ Prishtinë e Ferizaj/ pa investim enë objkete kapitale dhe jep pretime që kurrë nuk realizohen. Qeveria po mashtron kategorinë sociale me një ndihm 100 Euro për një muaj për të për votën e 14 Nëtorit pas dështimit të 17 Tetorit. Të njetën gjë po bënë edhe me disa kategori si dhe me 2 milion Euro për vota të VV. nga qytetarëve ttë Luginës së Preshevës Sa e sa pretime shkuan huq dhe ne po shkojmë drejtë varafërisë së skajshme sepse po na rrezikohet jeta nga shtrejtimet marramendëse etj. etj. Vota jonë u vetëfundos turpshëm e bashkë me te edhe ideali për Kosovën e lirë dhe të pavarur.

  8. ditar says:

    Mjet Kosova per kete QIVERI….
    Pler lopa Osmani….
    Pler idjoti Kurti….
    Plere qiveria…
    Mjere popullsia…

  9. Kosovarja says:

    Ja hangshi bothen kryeministrit Albin Kurti.

  10. Kosovari Romantik says:

    Hejtera te grande Albinit, rendituni, mbani distanc, rend dhe higjien orale edhe ejani me ma pushit anakonden mue edhe komplet Vetvendosjes duke mos anashkalue te madhin grande. Ua jebatsha komplet zingjirin gjenetik grekoserb te cilit i takoni.

  11. Blendi Fevziu says:

    Ori Qi-mete, mjaft e fshehe bythen pas zhvillimeve globale. Ti je nje pise shqipfolese. Merr lek nga agjentura te ndyra per te ndertu opinione te flliqta ne publik kunder kryeministrit Albin Kurti. Do mbahesh mend si nje kafshe e shkerdhyer dhe e braktisur ne sketerren e psikopatise. Te qifsha n’goje.

  12. asd says:

    Gazetare e vertete qe e zhvesh problemin lakuriq. Shkurt dhe sakte. Asnje sperdredhje, asnje anembajtje. Brava Kimete!!

  13. Indignados says:

    Ndrrojani kete foto Kimetes se na josh shume? Pertej shakase, ne kete artikull ka thene nje te vertete: Soros nuk i jep para qeverise, por OJF te tij dhe se njerezit qe. Fut ne rrjetin e tij jane te vezhguar me pare per biografine (ish anetare te Partise komuniste ose spiune, a femijet e tyre)

  14. Baliu says:

    Kimja eshte ne rruge te mire per tju bashkangjitur Shkendije Mujes.

  15. luli says:

    super talent ke treguar ! te terheq si magnet me deshire per te lexuar !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje