Bushati e Haxhiu ndajnë mendime të ndryshme për ndërmjetësimin PS-PD nga Yuri Kim

3 Nëntor 2021, 21:20Politika TEMA

Analisti Andi Bushati thotë se ambasadorja e SHBA, Yuri Kim po përpiqet të krijojë idenë se mes PD dhe PS ka dialog dhe kjo gjë i shërben Ramës për të “sunduar duke përçarë PD”.

Ai tha se ka një shpjegim “pse po përpiqet ambasadorja të na krijojë një imazh klishe sikur janë në paqe ndërkohë që PS-PD janë në luftë”.

“Rama pasi fitoi zgjedhjet tha së ky është mandati që do t’i shtrojë dorën opozitës. Klishetë që shpërndanë Yuri Kim janë zgjatim i atyre që tha Rama me gojë dhe duket sikur ato që tha u plotësuan”, tha Bushati.

Sipas Bushatit “opozita ka një hall të madh se është e përçarë” dhe sipas tij “ambasadorja duke i treguar deputetët e Bashës krah për krah me socialistët i delegjitimon pasi “akuza e kundërshtarëve brenda PD është që jeni në pakt me Ramën”.

Por analisti Baton Haxhiu thotë se fotografitë e ambasadores me përfaqësues të PS dhe PD janë “një moment civil në Shqipëri që e shohim shumë radhë”.

Ai theksoi se qëllimi kryesor i këtyre takimeve është anashkalimi i Sali Berishës.

“Ambasadorja dëshiron të thotë që këto janë dy forca politike kryesore në vend dhe çfarë ndodh jashtë Kuvendit është populizëm i panevojshëm, për t’i dhënë legjitimitet PD dhe për të anashkaluar Berishën”, tha ai.

1 komente në “Bushati e Haxhiu ndajnë mendime të ndryshme për ndërmjetësimin PS-PD nga Yuri Kim”

  1. Zeni biri i qenit says:

    Ne fakt ambasadorja amerikane ka perseritur parullen e shokut Hysni dhe Enver se bar do hame por imperializmit amerikan nuk i nenshtrohemi.
    Bllokqeni Andi Bushati vazhdon te urreje amerikanet po ashtu sic bente gjyshi i tij.
    Kur Andi ishte i vogel e shoqeronte Saliu rrugeve te Parisit si doktor i familjes Kapo.i nderronte dhe breket e shurrosura , Tashme kur Saliu te shkoje te takoje avokatin e famshem francez kunder amerikaneve ,do e shoqeroje Andi dhe kuptohet do i ktheje Saliut borxhin e larjes se bythes se plakur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje