Eurodeputeti gjerman: Mbrojtja e kafshëve, kusht për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

5 Nëntor 2021, 11:16Sociale TEMA

Eurodeputeti gjerman, Martin Buschmann, me anë të një postimi në median sociale Facebook, u ka kërkuar autoriteteve shqiptare të ndalojnë “vrasjen masive të qenve të rrugës”.

Sipas tij, kjo është një çështje thelbësore për rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian (BE).

“Si një kandidate për anëtarësim, Shqipëria duhet të ndjekë edhe rregulloret e BE-së për mbrojtjen e kafshëve”, shkruan ai në postimin e tij.

Eurodeputeti ka ngritur pyetjen nëse “Shqipëria po i plotëson kriteret për anëtarësim”.

“Shqipëria është afër fillimit të negociatave me BE-në. Megjithatë, duhet shtruar pyetja legjitime nëse ajo i plotëson kriteret”.

Në postimin e tij nuk kanë munguar as akuzat konkrete.

Buschmann vuri në dukje urdhrin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për të rifilluar sterilizimin masiv, duke pretenduar se kjo u pasua nga një “vrasje masive e ligjshme e qenve”.

Sipas tij kafshët nuk sterilizohen, por vriten me injeksion acidi.

Kjo gjë ka ndikim të drejtpërdrejtë edhe në fillimin e negociatave.

Animal Rescue Albania zbuloi në fillim të këtij viti, në një video të postuar në rrjetet sociale, se qenve të rrugës po u jepen injeksione vdekjeprurëse.

Kjo gjë shkaktoi një protestë në Tiranë.

Shqipëria është një vend kandidat për në BE që nga viti 2014, por deri më tani nuk e ka arritur ende.

Përparimi i vendit shoqërohet me atë të Maqedonisë së Veriut fqinje – e cila është frenuar nga një mosmarrëveshje dypalëshe me Bullgarinë.

6 komente në “Eurodeputeti gjerman: Mbrojtja e kafshëve, kusht për anëtarësimin e Shqipërisë në BE”

  1. Bardha says:

    E ftoje nje dite te flej me qent e qytetit tim

    1. Kostandina says:

      Iko zhduku ti

  2. vlora.vlora says:

    ha ha e forte kjo ,cfare do na degjojne veshet akoma nga evropa kurve

    1. E verteta dhemb.... says:

      Ndersa sulltoni i OBI-it ju vuri kusht te rruanit sumat qe te beheshit pjestare e muslimon brother’s……

  3. Nik says:

    Tani doli kjo kerkese e Evropes? Edhe larja e duarve para dhe pas buke eshte kusht per te hyre ne Evrope. Gjithashtu rritja dhe mbareshtimi i perverseve se Evropa ka me shumice dhe cdo vend anetar duhet te arrije nivelet evropiane per perversitetin.

  4. Antipatrea says:

    Krruajeni tani po ja u mbajti me Salën , se me dylbi do t’a shikoni Europën …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje