"Foltorja" nuk mund ta sjellë kurrë PD-në në pushtet

5 Nëntor 2021, 18:40Politika TEMA

Nga Namir Lapardhaja*

“Foltorja” nuk mund ta sjellë kurrë PD-në në pushtet.

Ajo mund ta tkurr Partinë Demokratike, mund ta izolojë ndërkombëtarisht, mund ta shndërrojë në bunker të mareshallit që nuk ka kush t’i shkruajë, mund ta zvogëlojë, duke krijuar një partiçkë si produkt të saj, por ajo nuk mund të jetë kurrë alternativë e ndryshimit, për një politikë të re, pa figura të korruptuara.

Dhe, do Zoti, Doktorit s’i ndodh ndonjë “goditje” tjetër deri më 11 dhjetor, se këta figurat e shquara që janë mbledhur grushtbashkuar rreth “Foltores”, do shqyejnë njëri-tjetrin pastaj, se kush do bëhet më parë kryetar i partiçkës së re.

*Anëtar Kryesie e PD

1 komente në ““Foltorja” nuk mund ta sjellë kurrë PD-në në pushtet”

  1. Lemja says:

    Po si ka mundesi mer jahu,qe ka akoma injorant qe shpresojne se nje kriminel si Saliu do vendosi demokracine ne Shqiperi. Ku e kan memorien kjo rrace idiotesh, kur kriminelu Sali vendosi ne 92-97 nje rregjim fashist, dhe terrorizoj nje poull te tere?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje