7 pyetje që SPAK duhet t'i bëjë Fatmir Mediut për Gërdecin

5 Nëntor 2021, 17:21Politika TEMA

Nga Adriatik Doçi

Nëse Fatmir Mediu do t’u përgjigjet këtyre 7 pyetjeve, unë nuk do shkruaj kurrë më për rolin e tij në Gërdec. Kurrë! Janë pyetje të thjeshta, por vendimtare, të cilat duhet t’ja bëjë SPAK për të shkuar tek koka e Gërdecit.

-Ç’punë kishte Shkëlzen Berisha 42 herë në zyrën tuaj si ministër i Mbrojtjes para dhe pas urdhrit tuaj për ngritjen e fabrikës së demontimit të municioeve në Gërdec?

-Pse i telefonuat pikërisht Shkëlzen Berishës menjëherë pas shpërthimit në Gërdec dhe çfarë biseduat me të?

-Çfarë të shtyu që të ushtronit presion në mbledhjen e qeverisë së 17 shkurtit 2007 për ngritjen e biznesit të vdekjes, deri kur Berisha ju autorizoi të urdhëronit ngritjen e fabrikës?

-Pse shkuat i alarmuar në Ambasadën Amerikane duke u ankuar, kur gazetari amerikan ju pyeti ju në zyrë për aferën në Gërdec para shpërthimit dhe pse injoruat alarmin zyrtar të ushtarakëve për veprimet e rrezikshme që po kryheshin në Gërdec me urdhrin tuaj?

-Pse nuk zhvilluat një garë normale për procesin e demontimit, por diktove kompanitë e lidhura me Shkëlzenin?

-Nëse paskërke dashur të gjykohesh, pse i lejove avokatët e tu, të cilët në 9 shtator 2009, përmes një memoje i kërkuan Gjykatës së Lartë të mbyllte dosjen pa të gjykuar, pasi ishe veshur me imunitet? Apo avokatët e tu vepruan kundër vullnetit dhe interesit tuaj?!

-Me çfarë parash e shkolluat vajzën në Teksas të SHBA, ku vetëm taksa ishte 40 mijë USD në vit, ndërkohë që paga juaj vjetore nuk mbulon as gjysmën e shumës?

7 komente në “7 pyetje që SPAK duhet t’i bëjë Fatmir Mediut për Gërdecin”

  1. ben says:

    Po ti pyetesh te gjithe politikanet tane sic thua zotrote, me teper se 90% e tyre perfundojne ne biruce. Pse kot e kane shpikur politikanet ate punen e “imunitetit”?

    1. rrofte arberia says:

      rama eshte kunder vetingut dhe heqjes se m unitetit, lol
      pse?

  2. Sqepari says:

    Gangsteret lihen pa u denuar ne nje shtet gangsteresh ose me kupole dhe elite te korruptuar.

  3. Edhe nje pyetje bga une, po dashnores, Elit, sa dollare ja bleve shtepine ne USA? Plere e vertete. Çam MUTI

  4. Nje mergimtar says:

    Ne keto 30-vjet demotakercita ne Shqiperi,per shkaterimet dhe vjedhjet e bera ka dy menyra mbrojtjeje.
    1-Te gjitha akuzat me behen per politike,me sulmojne kundershtaret.
    2-Vendimet “Kolegjiale” ne mbledhje qeverie.
    Shteti Shqiptar ka neKushtetuten e pa botuar vetem nje nen:”Pasuria vendoset vetem me grabitje e vrasje”,sic ka ndodhur faktikisht.

  5. k says:

    Ai shtet dhe ai popull është i mallkuar nga padrejtesite e grabitjes së pronave, shëmbjes së kishave dhe xhamive, vrasjet , burgosjet dhe internimet e njerëzve të pafajshëm , ndershëm dhe atdhetarë. Kalvari i vuajtjeve të fëmijëve të mitur dhe inocentë duke I vjedhur buzëqeshjen dhe jetën. Mallkimi i tyre dhe tjerëve që nuk mund ti përmend të gjithë do shlyhet në shekuj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje