INTERVISTA/ Rama flet për “Ballkanin e Hapur”: Serbia ka pranuar që mes Shqipërisë dhe Kosovës të mos ketë kufij

5 Nëntor 2021, 09:10Politika TEMA

Kryeministri i Shqipërisë në kuadrin e vizitës në Beograd flet për DW mbi “Open Balkan“. Ai thekson ndër të tjera, se është e rëndësishme që Serbia ka pranuar që në mes Shqipërisë dhe Kosovës të mos ketë kufij.“

Z. kryeministër kanë kaluar tre vjet qëkurse është hedhur ideja për Mini-Shengenin Ballkanik, tani “Open Balkan”. Si mendoni, a është ky një projekt që do mbijetojë, pasi është folur shumë për këtë? 

Edi Rama: Unë jam i bindur që pikërisht pse paqja duhet të mbijetojë dhe duhet të bëhet e pakthyeshme përgjithmonë, ky projekt, kjo nismë detyrimisht do të mbijetojë.

Zakonisht kur flitet për Open Balkan, keni shumë kritika, sidomos nga Kosova, por edhe nga vetë Shqipëria. Duket sikur po tradhëtoni Kosovën duke marrë pjesë në një proces me Serbinë. Është një debat ende i nxehtë. Ju si e shihni këtë?

Unë nuk dua të komentoj mbi këtë. Por, dua të them që nëse është tradhëti të mendosh për të ardhmen, të mendosh për paqen, të mendosh për rritjen e bashkëpunimit dhe të ekonomisë, të mendosh për mirëqenien shoqërore dhe të mendosh edhe për zgjidhjen përfundimtare të ҫështjes së Kosovës, po atëherë unë jam tradhëtar, nuk diskutohet dhe tradhëtar do të ngelem.

Si mund të zgjidhet ҫështja përfundimtare bashkë me këtë proces? Serbia kohët e fundit bëri ca kërcënime me luftë, kemin problemin në veri. Edhe në Serbi Ju jeni kritikuar për qëndrimet atëherë, duke qenë në një atmosferë të tillë a duket e mundur zgjidhja? Dhe, p.sh. sot në Beograd po të ishte Kosova e ftuar a do të kishte një flamur të Kosovës në qeverinë e Serbisë? 

Së pari të mos harrojmë asnjëherë që ҫështja e mosdakordësisë mes Serbisë dhe Kosovës – unë nuk e harroj asnjëherë këtë pasi është një ҫështje themelore dhe shumë e rëndësishme, që do të thotë se procesi në vetëvete është një proces i vështirë dhe nuk mund të jetë kurrësesi një proces i qetë vijimsisht – do ketë edhe tensionet e veta. Por, nga ana tjetër po të bëjmë një krahasim me të shkuarën sot vertetë rriten tensionet, por edhe zgjidhja e atyre nyjeve që krijojnë tension është shumë më e shpejtë, nëse e vini re. Pikërisht se është kjo ҫështje në mes, unë mendoj se Ballkani i hapur është edhe më i rëndësishëm, sepse është kontributor i drejtpërdrejt për të krijuar energji pozitive dhe për ta lehtësuar procesin e konfrontimit në ҫështjen themelore duke i dhënë mundësi palëve të komunikojnë në një atmosferë më pozitive. Dhe, prandaj edhe solla përsëri shembullin e Gjermanisë dhe Francës: Paqja përfundimtare së bashku me faljen publike të Gjermanisë erdhi në vitin 1969 nga kancelari Willy Brandt. Ndërkohë që, menjëherë pas luftës Gjermania dhe Franca filluan të komunikojnë, filluan të ndërveprojnë, filluan të ngrenë mekanizma bashkëpunimi. Dhe, këto mekanizma u ngritën në radhë të parë aty ku është më lehtë, tek interesi ekonomik.

U ngritën në radhë të parë aty ku përveҫ se është më e lehtë dhe më jetike për jetën e përditshme të njerëzve, tek buka, tek rritja e mundësive për t‘u mbijetuar plagëve të tmerrshme të luftës dhe për t’u dhënë njerëzve një perspektivë në familjet e tyre. Nuk ka asnjë kontraditë në këtë mes, por përkundrazi: Nëse Kosova do të ishte e pranishme do të kishte mundësi që në radhë të parë, duke u përfshirë në këtë nismë, të rriste kapacitetet e veta ekonomike, të fuqizonte imazhin e vet si një hapësirë ku mund të investohet për investitorët e huaj, të krijonte garanci për të gjithë ata që investojnë dhe që do të investonin në Kosovë, qofshin shqiptar, qofshin të huaj dhe kështu të merrte disa benifite të drejtpërdrejta të natyrës ekonomike, ndërkohë që në procesin e dialogut të vazhdonte të mbante qëndrimet e veta që nuk diskutohen dhe të arrinte synimin e vet. Por, që nuk ekziston në histori, siҫ e njoh unë, që një zgjidhje konflikti të ketë pasur sukses duke mos përdorur të gjitha mjetet e nevojshme dhe duke mos përfshirë këtu domosdoshmërinë e vendosjes së interesit të qytetarëve si njerëz, si familjarë, si prindër, prodhues, tregtar, si konsumator, kjo është e sigurt.

Por, nuk mund të mohojmë që në Ballkan ka probleme – përveҫ Kosovës që vazhdon të ketë probleme, siҫ ishte rasti me boksierët nga Kosova që nuk mundën të marrin pjesë në garë për shkak se ajo organizohet në Serbi – ka shqetësime në Bosnje, sidomos javëve të fundit me tensione pak më të ngritura dhe të theksuara se në të shkuarën. Po ashtu as Mali i Zi nuk është pjesë e Ballkanit të hapur. A ju duket pak idilike kjo nismë, apo është vetëm një fillim për të rregulluar problemet? 

Mendoj që edhe ҫështjet e konfliktit, domethënë ҫështjet që shfaqin simptomat e atij konflikti që është në themelin e marrëdhënies në mes të Serbisë dhe Kosovës, janë çështje që me Ballkanin e hapur, me komunikimin e vazhdueshëm, me adresimin e këtyre aspekteve të tjera do të mund të adresoheshin në mënyrë më pozitive nga palët: sepse sa më shumë palët të afrohen, sa më shumë palët të shihen në sy, sa më shumë palët të gjejnë interesa të përbashkëta, jo në teori por në praktikë, sa më shumë palët të krijojnë afinitet si njerëz përtej të gjitha atyre që i përcaktojnë ata si identitete etnike, si identitete fetare apo ҫfarëdo qoftë tjetër, në teori po flas, aq më shumë krijohen premisa për të adresuar konfliktin thelbësor në mënyrë pozitive. Unë nuk them që kjo është e lehtë, por them që e kundërta është e pamundur, unë nuk them që kjo është një zgjidhje magjike, por unë them që moszgjidhja dhe opsionet ekstreme janë apsolutisht të destinuara të mos çojnë asgjëkundi.

E njëjta gjë vlen edhe për Bosnjën. Bosnja do të përfitonte nga Ballkani i hapur patjetër, si të gjithë që kanë mundësi të përfitojnë, por do të ishte edhe më e relaksuar në rast se nuk do të kishte kufirin që i pengon lëvizjen njerëzve, që i kujton se janë të ndarë, që i kujton që janë në një situatë të vështirë ekonomike dhe sociale etj. etj. E njëjta gjë për Malin e Zi. Tani unë mendoj, se të gjithë do të vijnë në Ballkanin e hapur se nuk ka rrugë tjetër, është gjëja më e natyrshme dhe të gjitha pengesat që krijohen dhe të gjitha kundërshtimet janë të panatyrshme. Janë pengesa të natyrës politike që krijohen nga interesa politike të momentit, jo nga ndonjë interes strategjik dhe që cënojnë interesin strategjik të vet këtyre vendeve, në këndvështrimin tim. Dhe, për Kosovën e them me bindje se kërcënohet interesi strategjik i Kosovës duke u vetëpërjashtuar Kosova në Ballkanin e hapur.

A mund të ketë marrëdhënie të mira rajonale, pa marrëdhënie të mira bilaterale? Në këtë rast shumica kanë frikë nga Serbia për arsye se ka pasur edhe konflikte politike dhe luftë me shumicën prej tyre edhe tani vazhdon ta ketë një marrëdhënie jo shumë të qetë… 

Frika nuk është këshilltar i mirë. Por, unë mendoj që kundërshtia politike e Ballkanit të hapur nuk vjen nga frika, vjen nga nevoja për ta ushqyer frikën në funksion të poltikës. Është diҫka krejt tjetër.

Mund të thuhet që keni diskutuar për këto ҫështje me Vuҫiq apo ҫfarë diskutuat në takime?

Ne diskutojmë gjithҫka dhe diskutojmë shumë hapur dhe kemi rënë dakord, që të mos biem dakord për ҫështjen e Kosovës, për të cilën e kam shprehur edhe këtu në Beograd mendimin tim. Por nga ana tjetër, unë besoj shumë që kemi arritur shumë ne shqiptarët duke e bërë Serbinë ta pranojë Ballkanin e hapur për gjashtë vende. Ju folët për flamurin. Ҫështja e flamurit është një ҫështje që zgjidhet lehtë, nuk është një ҫështje që kërkon vështirësi të madhe, pasi nuk mund të na pengojnë flamurët që të ҫojmë përpara një proces kaq të rëndësishëm. Gjithҫka zgjidhet kur ka një vullnet për t’u zgjidhur. Ajo që është e rëndësishme është që Serbia ka pranuar që në mes Shqipërisë dhe Kosovës të mos ketë kufij. Gjë që ka qenë premtim i vazhdueshëm i të gjithëve dhe nuk është realizuar dot kurrë, sepse pikërisht sapo i shkonim afër asaj, na ngrihej e gjithë bota dhe thoshin Shqipëria e madhe dhe ka disa që nuk duan ta kuptojnë dhe thonë pse Serbisë do t’i marrim leje ne?

Këtu nuk është ҫështja për të marrë leje. Këtu është ҫështja që ta bëjmë një gjë për të kuptuar që kjo gjë nuk bëhet dot, nëse Serbia vë alarmin që këta po bëjnë Shqipërinë e madhe. Ndërkohë Serbia jo vetëm që ka hequr dorë nga kjo, në sensin që nuk është pengesë për këtë, por përkundrazi është e gatshme që të pranojë në tryezë si të barabartë edhe Kosovën për të folur për për ҫështjen e Ballkanit të hapur. Tani unë nuk e kuptoj dot se pse duhet refuzuar kjo mundësi dhe pse duhet të vuajnë njerëzit që e kanë të nevojshme në radhë të parë për arsye të punës së tyre, për arsye të biznesit të tyre, për arsye të lëvizjes së tyre Ballkanin e hapur, nuk e kuptoj dot.

Ҫfarë përfitimi ka Shqipëria dhe vendet e tjera nga Ballkani i hapur? Në konferencë ju përmendet turistët, shkëmbimin ekonomik. Është vërtetë i dukshëm progresi në këto marrëdhënie? 

Nuk është ende aq i dukshëm për shkak se ende, siҫ e dëgjuat, nuk janë zbatuar deri në fund ato ndryshime që janë të domosdoshme për ta realizuar Ballkanin e hapur. Ende ka pritje në kufi, ende ka probleme me njësimin e dokumentacionit, ende ka pengesa. Ky është një proces që do të kërkojë kohën e vet, nuk është një proces i lehtë edhe nga kjo pikëpamje edhe mes nesh që jemi dakord që ta bëjmë përsëri ka probleme. Por, kështu është mënyra se si ndërtohet një hapësirë evropiane, kështu është mënyra se si vet Bashkimi Evropian është ndërtuar. Dhe, ne për t‘u bërë pjesë e Bashkimit Evropian po bëjmë dhe këtë shkollë të njësimit të të gjitha procedurave, dokumentave që kërkon kohën e vet.

Njerëzit në Ballkan janë mësuar që u ofrohet një gjë dhe ndodh një gjë tjetër. Në këtë rast u ofrohet Bashkimi Evropian dhe mbeten me Open Balkan. Kjo është frika që kanë njerëzit?  A besoni Ju ende në një integrim më fuqishëm të Shqipërisë dhe rajonit? 

Unë nuk e diskutoj që Shqipëria dhe rajoni e kanë vendin në Bashkimin Evropian dhe do të jenë në Bashkimin Evropian. Kjo është çështje kohe dhe Bashkimi Evropian është në një fazë të vështirë të vetën, që duhet ta mirëkuptojmë dhe nuk duhet aspak të humbasim busullën nga kjo, por ne duhet të vazhdojmë me punën tonë. Nuk është puna se mbetemi në Ballkanin e hapur, por Ballkani i hapur është gjëja që na duhet, nuk është hajde t‘i gjejmë punë vetes. Por, na është dashur dhe na duhet për ekonominë, për shoqërinë, për paqen.

I gjithë bashkëpunimi rajonal kishte filluar më fuqishëm me Procesin e Berlinit. Kancelarja Merkel është në largim. Si e shihni rolin e Gjermanisë në integrim në Bashkimin Evropian, por edhe bashkëpunimin rajonal?

Politika e jashtme e Gjermanisë nuk është politikë personale, por politikë e një shteti shumë serioz që nuk ndryshon, sepse po ndryshon një kancelar me një tjetër. Unë nuk shoh që do të ketë ndonjë ndryshim, përkundrazi, mendoj që kancelari i ri do të vazhdojë në të njëjtën linjë.

38 komente në “INTERVISTA/ Rama flet për “Ballkanin e Hapur”: Serbia ka pranuar që mes Shqipërisë dhe Kosovës të mos ketë kufij”

  1. Goni says:

    Kosovaret bashkpunojn me Serbet ne tregti itj.
    Problem jan politikanet .
    Hapja e kufinjve eshte s’eshte gje e keqe.

  2. FCB says:

    Sec paska dale nje foto, Kreministri i Shqiperise gatitu para nje Pederasti. Mos valle ………..:))

  3. dajana says:

    Sigurisht qe Serbise i intereson sepse keshtu krijohet JUGOSLLAVIA….
    O Edi a e kupton se cfar po ben…..?? Qe je kok derr dihet por po ja kalon Salo kriminelit.

  4. Visi says:

    Qasja se për gjithëçka duhet të merret leja nga Serbia tregon raportin e Vasalitetit mes qeverisë së Tiranës dhe Vuçiçit ,mikut të dashur të Edi Ramës.

  5. Visi says:

    Qasja se për gjithëçka duhet të merret leja nga Serbia, tregon raportin e Vasalitetit mes qeverisë së Tiranës dhe Vuçiçit ,mikut të dashur të Edi Ramës.

  6. KOZi... says:

    Lexova titullin ne rast se eshte i sakte ! ” Serbia ka pranuar qe mes Shqiperise dhe Kosoves te mos kete kufij ” Faleminderit Serbi !!!???

  7. Br says:

    RAMA shprehet “..per zgjidhjen perfundimtare te çeshtjes se Kosoves..”. Keto jane deshirat/synimet serbe te thena nga goja e nje kryeministri shqiptar!!
    Nuk ka çeshtje te Kosoves. Ka mundesi per normalizim te mardhenjeve me Serbine, por nuk ka çeshtje perfundimtare. Zgjidhja e çeshtjes perfundimtare eshte kryer tashme.me shpalljen e Republikes se Kosoves shtet i pavarur e sovran.
    Zoteri Rames ia rikujtojme se Republika e Kosoves eshte shtet sovran i njohur nga me shume se 100 shtete te botes. I nj9hur nga dem9kracite me te forta te botes.
    Nje president i pa dinjitetshem shqiptar ne sherbim te planeve rusoserbe.

  8. Po po po says:

    Shume e rendesishme pergjigja, dhe rezultati i arritur, por asnje se ve re….gjerat behen shkalle shkalle

    1. RAIFI says:

      Ky far monstrumi i quajtur Rama po mendon se për çdo gjë duhet pyt Serbia.Po harron i mjeri se Shqipërija dhe Kosova kanë sovranitet shtetëror apo me Ballkanin e hapur e ka bart sovranitetin e Shqipërisë tek Serbija.Nëse një Rama që për interesa të mëdha përsonale ka vendos me tradhtue po çkeni ju o komentues që i bëheni shokë në këtë ndërmarrje kriminale.Nëse e keni nga pa dituria pyesni o vëllezër njerëz të tjerë Shqipërija ka plot njerzë të mensën.Nëse Shqipëria vuan për diçka ajo është anti shqiptarizmi.Pas pak vitesh do e shihni ku jeni futur por pasojat do të jenë katastrofale dhe të pa riparushme.Kur kosovarët gjatë Luftës se dytë botërore u bënin vrejte oficerëve shqiptarë për raportet me serbët ata i kërcënonin edhe me vrasje por kur dolën të tradhtuar nga serbët që ua motrën Kosovën oficerët shqiptarë thonin më mirë kishin dijt barrë kosovar se Shtabi i Pergjithëm i UNÇ Shqiptare.

      1. patrioti says:

        Raif – cari .

      2. devolliu says:

        Epo , si thua ti Raif , te vepronin shqiptaret dhe partizanet tane siç vepruat juve kosovaret , qe krijuat batalionin famekeq Skanderbeg ne rradhet e ushtrise naziste gjermane , kur , kunder nazizmit hitlerian ishte ngritur nje bote e tere ne lufte , me perjashtim te koqevareve ? Na turperuat edhe emrin e Heroit tone Kombetar . Asnjehere nuk kini qene trima juve , por vetem mercenare e te shitur tek pushtuesit , qe nga turku e me rradhe deri te gjermani . Ja , per keto dalloi juve , per tradhetare . Sa per Ramen , t’i merrni te keqen , shikoni ate bylmezin tuaj qe kini tani dhe qe do t’ju shpjere drejt humneres , madje sapo ka filluar , s’kini pare gje akoma .

        1. RAIFI says:

          Kosovarët për herë të parë në histori janë çliruar nga sllavi dhe kanë hap shkollë shqipe gjatë pushtimit gjerman dhe kjo ka qenë më se normale me iu bashkuar pushtuesit jo sllavë që ka në zotërim edhe sot gjysmën e tokave shqiptare.Pse partizanët çfar kanë qenë-rus pra sllav.Mos harro se tradhëtin e kemi për rracë si ne si ju .Kujto kohën pas Pavarsisë se Shqipërisë sa mini shtete e pashalleçe janë formuar dhe është dashtë të vie një i huaj t’u drejtoi.Po ta përkujtoj se edhe Ismail Qemalin dhe Qeverinë e Tij vlonjatet me protesta kanë tentuar ta largojnë nga Shqipëria por 400 kosovarët që në ndërkohë arritën e shpëtuan at dhe Shqipërinë.Shifni ju ç’po u ngjet nëpër botë me vëllezërit tan sado që me dhemb edhe mua.Kush ka nëper Europë më shumë të burgosur për krime e kryesisht për hajni? Kush ka më shumë kurva nëper bulevardet e Evropës? Po.rri urt o lum djali e mos nxjerr brir se brir ka edhe ketmilli por nuk i bëjnë punë.

        2. Arjan says:

          Devolli leshi ,ne themi qe serbise fashiste ti behen leshime dhe ta rehabilitojme,Dhe ta mirepresim kriminelin vucic si hero edhe pse regjimi fashist serb ka vrare me mijera boshnjake dhe kosovare .pastaj bej krahasime mes hitlerit dhe milloshevicit.idiot ti idiot rahmuti qe te edukon.

  9. Ladi Visoka says:

    “Serbia ka pranuar që mes Shqipërisë dhe Kosovës të mos ketë kufij”, thotë torobellua, që kujton se ka korrur të paktën një fitore ndaj Serbisë. Nuk e di ky se Serbia konsideron kufirin Kosovë-Shqipëri si kufi Serbi-Shqipëri?

    1. Student Horr i dhjetorit says:

      Ke te drejte, Ja si eshte betuar Vucic para parlamentit kur eshte bere President : ” “Betohem se do t’i kushtoj të gjitha përpjekjet e mia për ruajtjen e sovranitetit dhe të gjithë territorit të Republikës së Serbisë, përfshirë Kosovën dhe Metohinë si pjesë përbërëse të saj, si dhe ushtrimin e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe të pakicave, respektimin dhe mbrojtjen e Kushtetutës dhe Ligjet, duke ruajtur paqen dhe prosperitetin e të gjithë qytetarëve.” (Neni 114 i Kushtetutes serbe). Ndersa ne Preambul : “Duke u nisur nga tradita shtetërore e popullit serb dhe barazia e të gjithë qytetarëve dhe bashkësive etnike në Serbi, duke u nisur nga fakti se Krahina e Kosovës dhe Metohisë është pjesë përbërëse e territorit të Serbisë……”. Pra Vucic kur nenshkruan per Serbine, sipas Kushtetutes serbe ka nenshkruar edhe per Kosoven. Gjigandi nuk arrin ta lexoje kete se duhet te perkulet per ta lexuar, po ka fryke te perkulet se ……

  10. Dardan says:

    Politika shekullore e Serbise ka qene dhe eshte heqja e kufijve Shqiperi-Serbi, duke nenkuptuar se Kosova eshte Serbi.

  11. Kryeministër Rama mos u bëj qesharak me këso qëndrime e deklarata fëmijërore,të ishe në pozicionin tënd të lirë prej piktori edhe mundë të lejohet se nuk i prish kujt punë por je kryeminster zotëri dhe ke përgjegjësi,deklaratat tueja qesharake ose jo kanë pasoja për një komb të tërë.Lëri këto përralla me open ballkan por merru ashtu si duhet me zhvillimin ekonomik e social të vendit,përfundoje reformën në drejtësi,ndale ose zvogloje së paku korrupsionin dhe merri ekspertët më të shquar brenda dhe jasht vendit dhe kërko prej atyre një plan të detajuar e shterrues se si të bëhet Shqipëria vend tërheqës për investime direkte në prodhim.Nuk është keq që plani i tërheqjes së investimeve masive në prodhim të hartohet me qeverinë e Kosovës sepse së bashku bëhemi treg me mbi kater milion banorë.Kryeminstër Rama nuk e kanë luksin shqiptarët të humbin kohë me iluzione të kota.

    1. keshilltari says:

      Tani qe po e thote Xhevati , do te ndryshoje Shqiperia , ky Xhevati duhet marre si keshilltar prane qeverise shqiptare , sa i ditur e i mençur qe eshte….o si nuk te ha mortja o Xhevat Salihu , kur merr persiper te keshillosh kryeministrin .

      1. Arjan says:

        KESHILLTAR ME MIRE XHEVATI SE BATON HAXHIU SPIUN I JIVICA STANISHIQIT .

  12. mitrovica says:

    Fantil kryeministrit Rama ti tregoj dikush se kufiri Kosove Shqiperi eshte ndodhet mes permes shqiptarise. Spyetet serbi aty, se po ta pyetesesh serbin e dine pergj8gjen te gjithe shqiptaret. Po kryeminister mjeran qe hedh valle ne goje te ujkut.

    1. nje banor i Tiranes says:

      Rames i vijne anes te gjithe udheheqsit e Ballkanit , por edhe nje pjese e qeveritareve te Evropes . Rama eshte i zoti , i zgjuar , poliglot e larkpames , i rritur mbi libra , kryeqytetas nga familje superintelektuale dhe di se ç’ben , nuk ka katandisur te marre mend nga ca lapangjoze , rrugaçe berishiste e koqevare , si keto te mesipermit , qe na hiqen gjitholloge dhe mundohen te mesojne kryeministrin , se si te sillet ne takime nderkombetare , kur ai pritet me respekt ne te gjitha kancelerite perendimore , sikur te ishte udheheqes i ndonje shteti me mbi 100 milio banore . Krenari per kryeministrin tone .

      1. anti raifi says:

        O banori, po e vazhdoj une komentin tend me nje keshille per te gjithe zagaret e mesiperm me Raifin ne krye te marrin nga nje brisk dhe tja ruajne Rames lart e poshte e poshte e lart .Si ata Rama ben nga nje çdo mengjez …ne nevojtore .Sidomos si ai Raifi qe nuk le koment pa bere per çdo artikull ku flitet per Ramen me sharje e ofendime dhe qe vlen i teri sa nje qime bythes te Edi Rames .

        1. RAIFI says:

          ANTI RAIFIT komeenti yt ishte një shfryrje rrugaçi ndersa sa për të rruar poshtë e lartë këtë do e bëni ju dashamirës e Ramës se vetëm ju ua beson këtë punë delikate.

      2. Arjan says:

        O BANORI I TIRONES ,SA BUDALL QE JE PRANDAJ TALLET RAHMUT PUKTORI ME TURMEN SHQIPTARE SE TE SHET PER NJE THES ME MIELL.E DI TI ATE SHPREHJEN BUDALLIT HAPI RRUGEN SE GREMISET VETE.

    2. anti mitrovica says:

      O kosovar leshi mitrovica , shikoni kryeministrin tuaj , s’kini pune me Ramen juve , ai eshte kryeministri i Shqiperise dhe jo i Kosoves , nuk do te hyjme ne lufte Ballkanin neve , per hatrin tuaj dhe nuk iu japim llogari se si do veprojme me fqinjet , ia u pime lengun edhe juve , iu njojtem kush jini . Ju nuk dini te flisni shqip , me mire e flisni serbishten . Po me fjalen “fantil” , ç’do te thuash , ku e ke gjetur kete fjale qe nuk ekziston ne asnje gjuhe te botes ? Fjala e sakte eshte “infantil” dhe quhen keshtu , femijet nen nje vit .

  13. Kapeshi says:

    Nga njera ane e quajme Edin, vasal te Vucicit. Nga ana tjeter ne Serbi e akuzojne Vucicin qe ka rene ne gjunje para Rames. Me ballkan open krijohet Shqiperia e madhe

    1. Po po po says:

      Sakte……..

    2. Elti says:

      Po bile kur isha un para ca muajve shtypi opozitar i Vuçic e konsideronte qe Vuçiç eshte bashkpuntor i SHISH te Shqiperise . I thashe kamarierit serb qe ju qenkeni me keq se ne ….

  14. Pesimisti Total says:

    Ketu kemi te bejme me “Trekendeshin e Bermudes”.
    Ky trekendesh perbehet nga Rama, Vuciqi dhe Kurti.
    Rama si nje idealist dhe piktor ne shpirt, mendon se me perpjekje dhe mundim “paqja” do arrihet.
    Vuciqi si nje dhelper serbe qe eshte ferkon duar dhe mendon: Eh, sa “idjote” si ky Rama kam pare une…
    Kurti qesh “nen mustak” me Ramen kur ai deklaron se Vuciqi ka pranuar te hapen kufijte e Shqiperise me Kosoven. Ai thote do ti dhe Vuciqi por nuk dua une! Kosova eshte Kosove dhe populli i saj e ka emrin Dardan! Ne nuk kemi pse te bashkohemi me Shqiperine! Ne nuk jemi shqiptare! Ne jemi aq shqiptare sa dhe Serbe. Pavaresine qe e arritem me lufte nuk e shkembejme as me Shqiperine as me Serbine. Bile per te nuk pyesim as Ameriken!
    Spjegimi:
    Vuciqi ja ka thene kete shprehje Rames sepse e di qe Kurti punon per “Dardanine” dhe jo per Shqiperine. Atij i leverdiz barazimi ne kete mes.
    Rama vazhdon te fantazoje qe nepermjete “teorive”, Kosova dhe Shqiperia te bashkohen si nje shtet i perbashket per shqiptaret.. Ai mendon qe barazimi me Serbine eshte i mire ne keto situata. Koha punon per ne!
    Kurti qesh “nen mustak” perseri dhe mendon qe ky Rama nuk kupton ato qe duken qarte, pale ato qe sduken dhe kerkojne fantazi politike te kuptohen. Rama thote ai, nuk ka ide se sa i “thelle eshte mendimi serb”. Ai me mire kupton Vuciqin dhe planet e tij, se sa fantazite e Rames…
    Trekendeshi i Bermudes vazhdon te glaberoje jeten njerezore dhe gjallerine shoqerore. Dalengadale populli po tansformohet ne kufome. Ne do vazhdojme te merremi me zgjidhjen e problemit se kush ka ardhur ne fillim: Pula apo veza….Shikoni diskutantet ne kete forum….as ment dhe as besim tek udheheqesit e tyre….Qorolepsje totale!

    1. Optimisti i Ballkanit te Hapur says:

      Pesimisti , te krahesosh Ramen me nje kalama e bylmez si Albin Kurti , me perpara shko bej nje vizite tek psikiatri .

    2. Shmil Gurra says:

      PESIMIST, si ti OPTIMIST fantazish antikombëtare rrallë se ka.
      As Kurtit dhe as Ramës nuk iu bie ndër mend asnjëherë, së paku në një rrthanë informale, ta quajnë DardANINË – DARDANI dhe ILIRINË – ILIRI!
      KËTO EMËRTIME burimore janë THESARI YNË HISTORIK i PASHFRYTËZUAR. Kam frikë se do na e marrin sllavët e do t ´i japin status dhe identitet kombëtar sllav.
      Për mungesë të thesarit që kemi dhe nuk jemi të vetëdishëm që e kemi, rrjedhimisht nuk e vjelim, shovenistët serbë cjerren me emërtime e metafora mijëra kilometra larg nesh – Jerusalema, salepa, zemra, mëlqi
      Nga K. Marxi më pëlqen DEFINICIONI i primitivizmit (politik). Nuk dua ta citoj, se kam hallin e gëlltitjes së OPENAVE të hapur pa fije kriteri.

  15. N. KITA says:

    RAMË, mos iu beso derrave edhe në qofshin të egër, edhe kur të vijnë me dhurata dhe elozhe!

    I identifikoj kurthet që përgadit Serbia me Öppen ILIRI, më fal – BALLKAN, por nuk është për ty INDIKATIVE se ky KRYEDERR PYLLI (të citoj pjesërisht ty) edhe në takim me mediat boshnjake shërbehet me togfjalëshin “për të mirën e njerëzve, herë qytetarëve (ti e kopjon me ose pa dashje) dhe kurrë nuk do të shërbehet me një togfjalësh tjetër që spikat shtetasit e të thotë – “është me interes për njerëzit dhe qytetarët e te (gjitha) shteteve të Ilirisë”, më fal për ndërgjegjen time nacionale, ose nacionalistel – të Ballkanit, iniciativa kjo e kjo.
    Do të ishte mirë që sa më pak ta shfrytëzosh edhe ti fabulën e “kartave të identitetit” n v të pasaportave, ngase do dekada më parë, të pasviteve 80 të shek të kaluar, isha në vizitë në Suedi, dhe shkoja në Kopenhagen nga qyteti Malmö i Suedisë sa herë që më donte xhepi dhe kush nuk më ndalte në kufi edhe pse në xhep mbaja, për cdo të papritur, pasaportin e një ish shteti.
    Kaq për udhëtimet pa pasaportë.
    Kur nuk ke ardhë me ndonjë argument (nuk ke argumente të tilla) nga ndonjë studimi të thelluar për të mitrat e kësaj djallëzie shoveniste serbe.

  16. Shmil Gurra says:

    Por detyrimi i boksierëve shqiptarë të Dardanisë lidhur me një emnesë ndërkombëtare sportive nuk të jep mësim se kemi të bëjmë me DERRA SHTETI!
    Përgadit një si analizë e studim të gjithëpërfshishëm (INTEGRAL), mos harro fare kulturën dhe shkencat etnohistorike, nga këndi e interesit kombëtar shqiptar, jepe në formë platforme për nisjen e diskutimeve dhe prit reagimin e derrave.
    Po ti “tradhëtar” nuk na tregon se kush është haruesi, autori konkret, shkruesi i këtij projekti. Pse?
    Po mediat shoveniste serbe, po të ketë ndjekur shërbimi yt i informacioneve, pse tregojnë një entusiazëm ekzaltik për këtë ide – kurth!!

    Kujdes Ramë, mos digj shqiptarizmin, perspektivën e saj, për huqet e vucicëve. Kujdes! Do shpallesh i madh.

  17. prishtina says:

    Rama e Vučič, po ecni rruges se Enver Hoxhes e Milladin e Dushanin.
    Po sme habit edhe aq Rama. Me habit disponimi proserb i komentuesve-banorve qe ushqehen ne Shqiperi dhe hedhin vallen e shkaut.

    1. Mendim ndryshe says:

      E ke gabim “Prishtina” , nuk eshte se hedhin vallen e shkaut, por mendojne se kjo do jete nje gje e mire per te gjithe shqiptaret kudo ndodhen, do te jete nje bashkim i pa deklaruar. Thjesht mendojne ndryshe nga ty, dhe e duan shqiptarine jo me pak se ty. Kush e ka drejte koha do ta tregoje

  18. Tiransi says:

    Ik ore pirdhu kosovar leshi i Prishtines , do na jepni mend juve qe jini nje shekull mbrapa , ju s’dini te flisni shqip , kerkoni te na mesoni . Hiqeni si dardane , po ku ka mbetur gje ilire ne gjakun tuaj , ju jini turq qind per qind .

  19. Pokeristi says:

    Shqiptari duhet te ndihet krenar me kryeministrin Rama.
    Deri me sot asnje para tij s’ka kryer ndonje pune ,më bukur e më paqësisht,plot me kulturë e dinjitet.
    Te jemi te kthjellët dhe te qarte,ka hikur koha e trimerise kaçakëshe.Duhet te njohim mirë vehten dhe të tjerët,sa takat kemi,sa te drejtë kemi dhe ne raport të drejtë të ngremë zërin aty ku duhet dhe aq sa duhet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje