Bujar Nishani: Nëse Kuvendi e vendos, kryetari i PD-së shkarkohet që të nesërmen

4 Nëntor 2021, 21:50Politika TEMA

Bujar Nishani ka komentuar në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan situatën në Partinë Demokratike.

Ai është pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse mundet që Kuvendi Kombëtar, i cili është paralajmëruar nga Berisha të mblidhet në Dhjetor, të mund të shkarkojë kryetarin aktual të selisë blu, Lulzim Basha.

Nishani tha se Kuvendi e ka këtë të drejtë dhe çdo vendim i tij hyn në fuqi që të nesërmen. Ish-Presidenti tha se Kuvendi e ka fuqinë për një vendim të tillë, madje “Kuvendi edhe shkrin partinë fare”.

Blendi Fevziu: E shkarkon dot Bashën një Kuvend i mbledhur?

Bujar Nishani: Varet se çfarë vendimesh do të marrë Kuvendi për ndryshimet në statut

Blendi Fevziu: E ka këtë të drejtë?

Bujar Nishani: Patjetër!

Blendi Fevziu: Të shkarkojë edhe kryetarin edhe pse ai është zgjedhur me parimin 1 anëtar, 1 votë?

Bujar Nishani: Në qoftë se ndryshon statutin dhe e parashikon… Shiko, Kuvendi mblidhet dhe miraton ndryshimet… që nga dita 2 e ndryshimit mbi statut vepron mbi bazën e atyre ndryshimeve të reja që ka bërë në Kuvendin Kombëtar. Nëse vendos që Kuvendi mund ta shkarkojë dhe mënyrën si e shkarkon, atëherë të nesërmen Kuvendi vepron me mënyrën si e ka vendosur nenin e ri në statut.

Blendi Fevziu: Pra që të nesërmen?

Bujar Nishani: Nëse vendoset në Kuvend, patjetër!

Blendi Fevziu: E ka fuqinë Kuvendi ta marrë këtë vendim?

Bujar Nishani: Kuvendi edhe shkrin partinë fare!

Blendi Fevziu: Po nëse Kuvendi kontestohet nga Kryesia e PD?

Bujar Nishani: Nuk ka fuqi. Asnjë institucion nuk ka fuqi mbi Kuvendin. Kuvendi është omnipotent mbi të gjitha institucionet e tjera.

Blendi Fevziu: Po nëse e çojnë në gjykatë?

Bujar Nishani: Është e drejta e gjithsekujt të shkojë në gjykatë. Kuvendi vendos çdo ndryshim.

Blendi Fevziu: Kuvendi derisa të zgjidhet çështja në gjykatë, kush e drejton partinë?

Bujar Nishani: Atë e vendos Kuvendi në statut.

Blendi Fevziu: Pra ata mund të çojnë në gjykatë vendimet e Kuvendit, por jo ta bllokojnë Kuvendin.

Bujar Nishani: Nuk e bllokon Kuvendin kurrkush.

Blendi Fevziu: Po nëse merret një masë pezullimi që Kuvendi të mos mblidhet?

Bujar Nishani: Kush ta pezullojë?

Blendi Fevziu: Gjykata!

Bujar Nishani: Nuk ka të drejtë gjykata të hyjë në jetën e brendshme politike të një partie

2 komente në “Bujar Nishani: Nëse Kuvendi e vendos, kryetari i PD-së shkarkohet që të nesërmen”

  1. Taulant says:

    Estrada vazhdon dhe humori sa vjen e shtohet. Dhe eshte pa leke!

  2. Franci says:

    Llogjika e nje pompisti …..po te mbetet tjetri dybek …..ky Nishani eshte ekzemplar i ralle , sa here hap gojen do nxjeri xhevahire , ky mban inatin se Basha i dhjeu listen , se para zgjedhjeve qe krekosur dhe kish mare nje hije te rende me ate komisionin e tij , kujtonte se fati i deputeteve do percaktohej nga Nishani…kur e pa Basha qe ky shtynte ne kuvend gjithe llumin e Berishes , i preu rrugen ….i pordhi listen , e shikoni si ishin te organizuara te gjitha ?????? Edhe Besisha e dinte qe nje dite Basha do thyhej para amerikaneve , por dhe Basha mori te gjitha masat e duhura qe mos te ishte viktime e Berishes ………e qeroi Jaron dhe i dhjeu dhe listen …..dhe tani Jaro lengu vjell vrer , dhe eshte egersuar qamet Jarua ………hahahahahaha e bir o bir ca cyryk eshte tjetri , ska faj ky , fajin e ka Bamir Topi , qe i dha “ok” Berishes qe te kalonte Jaro leshi mustaqemuti nga pompist ne politikan …..tani mbaeni me shendet Jaron ……..degjojani prockat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje