I dënuar me 1 vit burg në vitin 1990 dhe me emër të ndryshuar gabimisht nga Gjendja Civile, pse u "dogj" Tom Doshi

4 Nëntor 2021, 21:20Politika TEMA

Prokuroria e Përgjithshme çoi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve rezultatet e verifikimit për Tom Doshin.

Prokuroria thotë se në vitin 2010 në Gjendjen Civile emri i Doshit dhe babait të tij, Gjek Doshi, janë regjistruar “Tom” dhe “Gjek” Doshi, ndërkohë që në regjistrat e viteve 1950 dhe 1974, emri i tij ishte Tomë dhe i babait Gjekë. Sipas prokurorisë, ky regjistrim është bërë gabimisht.

Sipas Prokurorisë së Përgjithshme Doshi rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë me 1 vit burg në maj të vitit 1990 për akuzën “sjellje e padenjë në shoqëri”, ndërkohë që ishte akuzuar edhe për “plagosje të rëndë me dashje” të kryer në bashkëpunim.

Sipas Prokurorisë, ai ka qenë person nën hetim apo është akuzuar për disa vepra të tjera penale që nga viti 2008, si goditje për shkak të detyrës, organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime të paligjshme, kallëzim i rremë, refuzim apo deklarim i rremë i pasurisë, por për asnjërën prej këtyre akuzave nuk është dënuar me vendim të formës së prerë.

Prokuroria gjithashtu thotë se nuk rezulton të ketë indicie apo të dhëna e fakte të bëra publike në lidhje me veprimtari kriminale të kryer nga Doshi jashtë territorit të Shqipërisë, apo që të jetë hetuar ose gjykuar nga ndonjë gjykatë e huaj. Gjithashtu, nuk rezulton të ketë pasur ndonjëherë urdhër-kërkimi ndërkombëtar në emër të tij.

Gjatë fushatës, ai ishte nën shënjestrën e ambasadës amerikane për shkak të përcaktimit publik nga Sekretari amerikan i Shtetit, si i papërshtatshëm për t’u pajisur me vizë amerikane, pasi është i përfshirë në korrupsion madhor.

Kryetari i Partisë Socialdemokrate ka mohuar akuzat, por Doshi dha dorëheqjen nga mandati i deputetit menjëhere pas zgjedhjeve të 25 prillit.

13 komente në “I dënuar me 1 vit burg në vitin 1990 dhe me emër të ndryshuar gabimisht nga Gjendja Civile, pse u “dogj” Tom Doshi”

  1. Astrit USA says:

    Pergjigjia e prokurorise per Doshin nuk ka fare lidhje me vendimin e DASH per shpalljen e tij non grata,eshte tjeter arsyeja qe eshte e barabarte me saliun por Tom Doshi nuk eshte perfshire ne lufte me shba per kete vendim si saliu .Ai ka pranuar vendimin dhe ka heshtur madje dorzoj dhe mandatin Berisha ka merre mandatin e PD si deputet [por me pas eshte perjashtuar nga grui paralamentar i saj.Atij i duket humbje e madhe perjashtimi nga grupi kur nuk duhet te ishte as deputet i kuvendit Shqiperise

  2. Toma e bëri si burrat , respektoi vendimin e qeverisë amerikane , po ashtu dhe ligjet e shtetit shqiptar , duke ju dorzuar drejtësisë si qytetar i thjeshtë i pa mbrojtur nga imuniteti i të që qënurit deputet apo politikan , pa patur frikën e ndëshkimit !

  3. Korabi says:

    Pra Toma ligjerisht rezulton i paster,denimi per sjellje te pa denja ne shoqeri(komuniste) ne Prill te 1990 eshte i pa vlere per standartet e sotme.

  4. Elton says:

    Sjellje e padenje ,do kete degjuar muzike te huaj ,ose floke pak te gjate .

  5. Likja says:

    TE KRAHSOSH DOSHIN ME SALIUN.ESHT SI TE KRAHASOSH MUSHKONJEN ME ARIUN…

  6. k says:

    Si ne shqipëri qe eshte,vetëm fakti që eshte zënë me dikë,nuk perben ndonjë krim te madh.
    Aty rrijnë ke blloku kriminelë me 4-5 vrasje njerëzish,kurse këtij personi i kerkokan pastërti absolute ?
    Grindja eshte ne çdo familje shqiptare dhe nuk eshte problem.NUk e njoh dhe degjuar këte deputetin
    dhe nuk kam asnje lidhje personale apo simpatie me të.
    Në atdheun e krimit,sharja qenka krim ?

  7. mumja says:

    Problemi eshte se te gjithe Tomet e ardhur ne kryeqytet u bene pasanik me shuma marramendese dhe pasuri te patundeshme!Lind pyetja :Ku i gjeten keto prona ne Tirane Tomet apo mjafton te kishe nje çifteli dhe beheshe pronar ne Tirane!Kjo eshte baterdia e ligjeruar nga grupiet e çiftelive qe sot quhen vendali e me prona perallore ne Tirane!ketu nuk esht fjalaz per Tomen por per Tomat qe zbrite nga bjeshket e u bene pronare te trojeve ne kryeqytet pa pare kurre asfalt!
    Ndersa persa i perkete shpalljes non grata te Tomes SHBA e ka me te kollajte te merret me njerez me bindje te majte sesa me hajdutet vrastare te se djathtes ku gjysmat e tyre pastrojne parate brenda teritorit te ketij shteti te fuqishem e heshtja per ta eshte e plote!Kjo eshte dhjemokracia qe instaluam e qe sot ka budallenj se e drejta do te vendoset ne vend ku qytetari u be fshatar e fshatari qytetar.
    Pas ketij vendimi jam i bindur qe do te dale i pafajshem edhe Sali Ram Berisha si njeriu qe ka kontribuar me dieni te plote ne shtarerimin e shtetit shqipetar dhe pasurimin maramendes te tij e familjareve te tij ,pa harruar ketu lakenjte qe kane vrare e prere nen emrin e tij!!Kjo eshte dhjemokracia qe instaluam fale miqesise shqiptaro-kineze e qe sot lulezon ,krimi,hajduteria,droga, e shperberja e nje shoqerie qe per ironi te fatit quhet “shoqeri demografine dhe jo demokratike.
    O sa mire me ken shqipetar o hej o hej o hej!

  8. Jai-i9 says:

    Ju qifsha trutë me gjithë toma dhe fantomasë .
    Tomë Doshi është trafikant dhe kriminel.
    Bashkë me Saliun do hanë nga e njëjta garuzhde në burg. Amerika po u thotë shqiptarëve ja ku janë ujqërit, kurse prokuroria shqiptare e verbuar nga paratë bën sikur shikon për gjurma në hënë dhe thotë që arrestimi i këtyre kriminelëve do të cënonte sigurinë kombëtare , ndërkohë që këta individë dhe shumë të tjerë si këta që drejtojnë vendin e kanë dhunuar e përdhunuar sigurinë kombëtare me dhjetra herë.
    Si mund të bësh kriminelin deputet e hajdutin kryeministër ose president.
    Këto gjëra ndodhin vetëm në Afrikë dhe Shqipëri.

  9. Ajazi, Mark says:

    Toma eshte peshku, peshkaqent akoma po i voton populli debil arnaut i Arnautistanit…. Lol

    Lol
    Heroi komtar i skiptkarve, kafsha Tom…

  10. Martin says:

    Ne deklarimin e dokumenteve zyrtare Departamenti i Shtetit Amerikan nuk te fal!

  11. Kostari says:

    O MUMJE se taman e paske gjet per veten.
    Ekonomi tregu quhet ose ndryshe KAPITALIZEM.
    Dhe ne Kapitalizem lejohet qe te pasurohesh persa kohe qe ste ndalon ligji.
    Dhe dihet se e ka argumentuar Marksi qe pasurohesh duke shfrytezuar punen e tjereve .
    Nese zotrote si QYTETAR ke prit qe te mirat materiale te vijne e te trokasin ne deren tate FISNIKE, nuk eshte faji I atyre qe jane perpjekur dhe kane vene pasuri.
    Vazhdon jeto me fantazmen e komunizmit zotrote.
    Fli gjume dhe kur te ngrihesh dil ne dritare dhe habitu “po ky ku I gjeti parate?”

  12. Juliano says:

    Tju vijë turp që shpërndani përqëndrimin dhe krahasimin me tomën dhe saliun. Kur noj herë toma ka pasur pozicione të larta në pushtetet e mutit të këtyre viteve, kështu që me vrasësin me emër berisha ju nuk keni këllqe prandaj shpërndani të tilla gënjeshtrash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje