Cila është sot ajo forcë në botë, që ka fuqinë ushtarake të provokojë SHBA?

4 Nëntor 2021, 18:01Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

Analitika e fundit, në lidhje me konfliktin në Ballkanin Perëndimor, po na thotë se “Rusia dhe Serbia po përgatisin një Luftë të re Ballkanike”.

Këtë, mu kështu e analizoi edhe Bugajski, një njohës shumë cilësor i historisë dhe politikës për konfliktet e Ballkanit.

Por, analizat duken shumë anësore.

Midis analizave, po spikat të thuhet fakti që, në këtë ndërmarrje lufte të armatosur ushtarake, rusët po duan të vendosen ushtarakisht në Veriun e Kosovës. (!)Ata kështu po kërkojnë destabilizimin e Ballkanit”. Kurse Serbia po armatoset rëndë.

Pra, analitika e tyre ka marrë këto dy fakte.

Nëpër analiza, këto janë përmendur, por asnjë fakt lëvizës në këtë drejtim nuk ka.

A mund të jetë kjo një analizë e cila të na bindë se po përgatitet një luftë e re Ballkanike?

Jo, mendimi ynë nuk e pranon. Pse?

Sepse kjo analizë nuk ka forcë; ngaqë këta analistë kanë e kanë shkëputur nga këto analiza faktin historik të kësaj kohe: pavarësinë e shtetit shqiptar të Kosovës; që ka ardhur pas shkatërrimit të ish Jugosllavisë nga bombardimet e NATO-s.

Që të analizosh një lëvizje ushtarake me pretendimin se do të ndodhë sipas kësaj strukture logjike që po na serviret në lidhje me Rusinë dhe Serbinë, duhen analizuar me sistem të gjithë parametrat dhe faktet që ekzistojnë si histori aktuale reale; dhe jo vetëm lëvizjet ushtarake.

Një gjë nuk e lejon logjika e faktit që ajo të kapërcehet: për të gjitha faktet apo dyshimet për luftë të re në Ballkan, në qendër të tyre duhet te jetë Lufta e Tretë Ballkanike e vitit 1999; e cila varrosi Milosheviçin duke shkallmuar Serbinë, dhe çliroi Kosovën. Ky është fakti real i kësaj kohe, fakt, që ka sjellë pavarësinë e shtetit shqiptar të Kosovës.

Sigurisht lëvizjet ose armatosjet e ushtrive të vendeve të ndryshme që janë në konflikt reciprok me njëri-tjetrin, janë burim faktik për një analizë që e koncepton luftën si motiv aktual. Por, kjo nuk mjafton.

Dihet se, në Ballkan, që nga fillimi i Shekullit të XX-të janë zhvilluar tri luftëra Ballkanike. Lufta eTretë ishte ajo që zhvilloi Milosheviçi në vitin 1999; dhe që të tria, në thelb kanë pasur zhdukjen e çështjes shqiptare.

Por; tani, pas luftës së Tretë të vitit 1999, ka një risi: nëse luftërat e para i dëmtuan shumë shqiptarët; kjo e fundit i kthehu shqiptarët realisht në historinë e tyre të vërtetë: çështja shqiptare është sot ecuria me zulm e  botës shqiptare, si çështje dominonte në Ballkanin Perëndimor; dhe të dy shtetet shqiptarë

Shqipëria dhe Kosova, janë sot aleatët më të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky është fakti i vërtetë, dhe jo opinion.

Zotërinj, duhet të kujtohemi: çdo paqe që vjen nga një luftë, duhet të ketë një pikë garantimizmi të fitimtarit të saj; se i humburi gjithmonë do të kërkojë të të lëvizë zjarrin. Kjo është aksiomë politike.

Por, ku qëndron sot garantimi i dy shteteve shqiptare?

Garantimi i tyre është solid dhe krjet i pacenueshëm, sepse ky është një garantizëm që i është dhënë botërisht shqiptarëve nga forcea ushtarake unikale në botë: nga Shtetet e Bashkuara dhe NATO.

Të gjitha të tjerat, janë fjalë.

Pikërisht,  brenda arsyes se shprehur më lart, duhet të theksojmë një të vërtetë e cila sundon momentin historik në Ballkanin Perëndimor.

Sot; fenomeni aktual i Ballkanit Perëndimor nuk del dot nga parametrat që NATO vendosi për neutralizimin e rrezikut rus dhe serb në Ballkan; pasi që në vitin 1999 shkatërroi me luftë ish Jugosllavinë.

Por pikërisht këtu ngrihet kjo pyetje: pse u zhvillua Lufta e Tretë Ballkanike në vitin 1999?

Tani për këtë pyetje ka një përgjigje që vjen nga fakti i vërtetë: Lufta Ballkanike e vitit 1999; u zhvillua për Kosovën, të cilën NATO e shkëputi nga territori serb; dhe në vitin 2008 Perëndimi i lartë i njohu Kosovës pavarësinë; e cila garantohet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara dhe nga NATO.

Atëherë; pikërisht për këtë dhe, pikërisht këtu duhet të fillojë analitiza e faktit të vërtetë historik me pyetjen: kush është ajo forcë sot në botë, e cila të ketë fuqinë ushtarake që të provokëjë ushtarakisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

As që mund të mendohet.

Dhe, më në fund: mendja njerëzore nuk mund të japë një konkluzion të vërtetë shkencor të një fenomeni; nëse nuk është në gjendje që t’i ketë perceptuar të gjitha parametrat shkencorë të fenomenit; dhe, pikërisht kështu; ajo duhet të veprojë edhe për vërtetësinë e një fakti historik. Në të kundërt, mendja nuk është në gjendje që të krijojë dot raportin shkak – pasojë.

Dhe, në funksion të kësaj; na duhet të theksojmë se: asnjë shans nuk kanë sot të mundurit në luftën e Kosovës për të ushtruar forcë kundër dy shteteve shqiptarë në Ballkanin Perëndimor: Kosovës dhe Shqipërisë.

22 komente në “Cila është sot ajo forcë në botë, që ka fuqinë ushtarake të provokojë SHBA?”

  1. Sam says:

    Me pëlqen optimizmi i juaj avokat
    Por sot kahet kanë ndryshuar
    Një Rusi më fortë
    Një Serbi që armatoset çdo ditë
    Një Serbi që bën diversion në disa shtete të Ballkanit dhe ve pikpyetje sovranitetin e tyre.
    Një Evropë e përçarës që gerryhet nga ndasitë dhe autokratet
    Një NATO që për ditë e me shumë vetëm si shprehje ka mbetur si një gjë e vjetër e trashëguar nga një kohë e largët
    Një USA që po ja mbath më të katra nga të gjitha luftrat
    Irak
    Siri
    Libia
    Dhe së fundi Afganistani
    Një Shqipëri që mban në këmbë një ushtri ceremoniale
    Asgjë për momentin nuk flet në favor tonë
    Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen si në kohën e Enverin që fqinjët tanë të qelbur t’i bëjnë hesapet mirë para se të kalojnë kufijtë tanë

    Të hapët fond i posaçëm dhe t’u bëhet thirrje të shqiptarëve ashtu siç vepruan kroatët gjatë luftës me fondin saj atdheut.
    Vetëm shqiptarët mund dhe duhet t’i dalin për zot fateve të vendit

  2. Timi says:

    E vërtetë kjo por Serbia e Rusia po përgatiten që në rast lufte në detin kinez mes Kinës e SHBA këto shfrytëzojnë momentin dhe pushtojnë toka. Se harrova Europen. Këta ndërkohë do organizojnë takime për mbrojtjen e mjedisit dhe bëjnë thirrje për paqe. Po mos të ishte Amerika, në botë shpërthen kaosi. Edhe Saliu merr pushtetin me bandat.

  3. Myslimani. says:

    Mire e ke o avokat. Por shume gjate shkoi kjo pune. Shqiperia po shuhet mga fukaralleku. Me duket se amerikes nuk i duhen shqiptaret por Shqiperia. Ne kemi nevoje urgjente per investime te huaja. Amerikanet thone ska investime pa u kthy prona dhe pa u burgos politikanet e korruptuar. Atehere pse nuk i bien? Spak dhe BKH u krijuan. E dime qe i ka Amerika se investim i tyre eshte. Me vjen keq avokat. Por ne humbem. Fituan politikanet tane te ndyre. Une jam nje nga ata qe shpresuan fuqishem te reforma ne drejtesi. Morem fund. Mbaroi avokat.

  4. Sara says:

    e megjithate, shqiptaret duhet te jene te pergatitur avokat… historia na ka deshmuar se jemi goditur, demtuar e shkaterruar nga te tjeret pikerisht se s’kemi qene te pergatitur e vigjilente ndaj zhvillimeve globale

  5. malsori says:

    Nuk heq dhe nuk shtoj asnjë fjali në komentin e komentuesit SAM.

  6. sulo Permeti says:

    Avokat je bere shume bajat!

  7. mali says:

    Sara mos u shqeteso.Me 2022 kemi nje stervitje madhore te NATO-s ne ballkan.Por kujdesu per parate qe te vjedh Edi Rama.

  8. Kostari says:

    Ky bashke me Frokun jane ba loqe komplet.

  9. Edi says:

    Sharlatani Ngjela ka marre paralajmerim te mos flasi kunder Ballkanit te Hapur…

  10. Piro says:

    Avokat je shume i vjeter per te kuptuar kohen.

  11. Tahipi says:

    Ore Kine e ma, Kine ma. Kine madhe eshte me ne. Kur ne shqiptaret do te heqim dore nga mentaliteti i çerrit? Me njeh ti muane? Jam shoku i lacit une. E di çte ben laci im ty? A meriton nje shtet te egzistoje nese egzistencen e vet e mbeshtet vetem ne humorin apo ineresat e nje shteti tjeter? Jo se sduhet te kemi aleate,perkundrazi por duhet te kuptojme se humori dhe interesat mund te ndryshojne. Atehere? Cili eshte plani B? Mos me thoni nje lac tjeter

  12. Pike. says:

    Ndersa me Ukrainen usa i kishte keq mardheniet kur u mor krimea???, pika qe s’te bie avukat…
    Sec me kujtohet kur “ne luften e trete ballkanike???” usa thoshte se lufterat fitohen nga vete popujt te cilet kerkoje lirine.
    Sec me kujtohet, jo me larg se 5 vjet, kur usa u thoshte kurdve se nqs duan nje shtet te tyre ata duhet ta fitojne vete ate.
    U mundua e u stermunda amerika qe te krijonte nje shtet kurd, por kurdet vete nuk kishin bythe.
    Konkluzioni: po ke bythe vete, do marresh dicka, po s’ke, nuk te ndihmon dot askush, as zoti vete.
    Une di te them kete: nderrimi i mitrovices vieriore me Presheven dukej zgjidhje normale. Ndersa kotrolli tersor i mitrovices veriore kerkon akte te menjehershme ose sic thote nje thenie: ose vepro tani ose hesht pergjithmone.
    Te tjerat jane muhabete per te shmangur perditshmerine.

  13. zhaku i pamposhtur says:

    Me fal mor zotni Ngjela por kjo analiza jote me teper me duket si nje barsalete sesa si nje analize politike..
    aktualisht ne kemi nje grup politikanesh antishqiptare duke nisur qe nga kryeministri tek presidenti dhe e gjithe opozita me ne krye saliun..besoj qe askush nuk dyshon ne aktivitetin antishqiptar te ketyre qeverrive ne 30 vitet e fundit…shqiperia nuk ka shance ti rezistoje forces ushtarake te Beogradit nese amerika largohet sikurse beri me afganistanin apo me kurdet..(??) po ne nje prift grek kemi qe ka uzurpuar koash ketu e30 vjet dhe nuk jemi ne gjendje ta largojme e jo me te perballojme luften..para pak ditesh greket rivarrosen 32 ushtare (imagjinare) te Rene ne luften italo-greke pra ata po na ripushtojne me ushtare te vdekur dhe duke vazhduar manipulimin e historise ndersa ne jemi komplet ne gjumin latergjik duke shpresuar apo enderruar nga aleancat ..akeancat gjithmone jane te mira dhe pozitive por ushtria jote eshte ajo qe garanton pavaresine,ne ushtri nuk kemi sepse aleati yes me I madh amerika nuk na e lejon..ky eshte nje absuditet qe askush nuk mund ti japi pergjigje…mos Valle ka ndonje plan tjeter aleati yne? ndonje plan qe do na leje me gojhapur?perderisa nuk kemi shtet normalisht qe do jemi te frikesuar,gjendemi midis nje serbie qe po armatoset keq dhe midis nje greqie qe edhe ajo po armatoset duke e disturbing qe ka edhe 400mld $borxhe dhe perseri armatoset gjoja nga kercenimi turk..po sikur greqia ta gjeje me turqine ti japi medheun lindor apo Thraken dhe te zgjerohet ne jugun shqiptar?sepse ka edhe nje ligj lufte me ne apo jo??cfare do ta ndaloje greqine? kush do ta ndaloje amerikani qe po hap bazen e Aleksandrupolit?..te bukura dhe optimists jane analizat tuaja por une jam pak pesimist sepse kujtoj ate proverben me gomarin ne gojen e ujkut I cili enderronte dhe thoshte ishalla jam ne gjume. .nuk e di se sa prej jush mendon se shqiperia I perngjan atij ujkut egersire dhe jo gomarit fatkeq..??

  14. hoxhe elvisi says:

    mbaheni fort ameriken you myslymane te ndyre.pa ate do ishit perlare me kohe.per albanistanin nuk ka pjerdhur as do pjerdhe asnje fuqi boterore.pjerdhin per rajonin.

  15. Pi raki po mos pi mendte, trala la mbete tere jeten! says:

    Ama e tha avukat karapano qe ska rrezik lufte ne Ballkan, ahere o ta bej gjumne te qete sot!!! Gospodin Dodik, tovarish Pjutin, “brate” Vucic, mender jush na rruafshi trapne, se sa te kemi avukatin qe i qendis “horoskopet” mes orarit te tabletave te sklerozes dhe farmakeve te prostates, nuk pjerdhim per ju!!!

  16. Igor says:

    Ky zoteri Avokati ky flet pozitiv per Amerikanet se ka frike mos shpallet non grata dhet qendroj ne te njejtin burg me Berishen,Shqiptaret nuk i kan interesuar askujt ,as Ruseve ,as Kinezve dhe as Amerikaneve ketyre ju intereson vetem pasuria nentoksore e Shqiperise,dhe e dine shum mire se Shqipetaret nuk e kan ekspertizen ta shfrytezojne,sikur vepruan Ruset dhe Kinezet i dhan Enverit 260 aeroplane luftarake ,nendetese etj,etj jo se e donin Enverin jo ata e donin veteveten ,pra edhe Amerikanet jane nji lloj,te mjerit Shqipetaret si ki Avokati.

  17. O avokat! Ti vazhdon me çudira. Talebanët a i shporrën SHBA nga Afganistani? Ku shkuan miliarda investime ushtarake amerikane? Ku vajti demokracia 20 vjeçare atje? Një tallje e madhe! Prandaj, mos fol kot o Taku! E të mendosh që amerikanët kanë si parim që nuk negociojnë me terroristët. Por ja që kanë negociuar e do negociojnë me talebanët. S’ke faj ti avokat! Ka faj Mero Baze që të publikon broçkullat e tua laj thaj të tipit ” SHBA fuqi botërore, dhe po e thanë ata sikur e ka thënë Perëndia”! A pika që s’të bie! Dil në pension o lumadh! Rri rehat , mos lajthit kot!

  18. Sit back and relax says:

    Me topin e Mato Grudes qameti mullaret do godasim, se Serbit I rruajm bolet. Dhe ne rastin hipotetik te nje lufte ballkanike, pa pare te gjithe femijet e deputeteve, politikaneve dhe oligarkeve ne vijen e pare te frontit as mos shpresoni te dali njeri te japi jeten per zahon apo xenin…

  19. Tajvan says:

    Take o taku , po torollaku ngele…. Lol

  20. RAIFI says:

    Do dëshiroja të ishte asht siq pretendon Avokati por gjerat janë krejtësisht ndryshe tek e fundit si nuk e pati fatin ky Avokati që spati kurr të ndalur bile një herë ta thot të vërtetën por gjithmonë e huç.Amerika që normalisht është shpresa jonë ka aq shumë rënje sa është për tu frikësuar për fatin ton.Nato është aktualisht një Shoqatë e Gjuetarëve dhe asgjë më shumë.Europa është po ajo që fali e shiti tokat shqiptare mbi 150 vite pa pushuar.Sot kur edhe politika aktuale në Shqipëri është pro serbe e pro ruse do të psojnë tokat shqiptare.

  21. Dardn says:

    Ku anal ist duhet te shkruaje tekste humori tek Fiks Faret,
    se ka shkuar per lesh…

  22. Realist says:

    Fatkeqesisht avokati ka rrjedhur. Ketej I thone “senile dementia”. SAM je korrekt. Dikush si ti e ka kuptuar ku jetojme. Avokati eshte ne shekullin e kaluar. Fatkeqesisht varianti Enverist eshte e vetmja zgjidhje per shqiptaret. Beni ushtrine e pupullit ushtar e mos shihni enderra se si ushtaret amerikane do vriten e taksapaguesit amerikane do paguajne per Kosove e Shqiperi?.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje