Fundi i një sage juridiko-politike

4 Nëntor 2021, 20:10Politika TEMA

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet lokale të 30 qershorit, duke i dhënë fund kështu një sage politico-juridike 2-vjeçare.

Kërkesa për të shpallur antikushtetuese zgjedhjet lokale ishte bërë nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, e kryesuar nga i vetmi emër opozitar në qeverisjen vendore, Voltana Ademi.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese vjen pasi fillimisht u mor opinion nga Komisioni i Venecias për këtë çështje.

Gjykata Kushtetuese pritet që të shpallë brenda dy javëve vendimin e arsyetuar për rrëzimin e kësaj kërkese.

Zgjedhjet e 30 qershorit 2019 për kryetar të bashkive u bojkotuan nga opozita, ndërkohë që Presidenti Meta, me një akt të paprecedent, ç’dekretoi këtë datë dhe caktoi një tjetër, pak muaj më tej në tetor, pa u konsultuar fare më partitë.

Vendimi është certifikim i zgjedhjeve dhe pas kësaj i hapet rruga vendimmarrjes së Presidentit për 6 bashkitë që janë pa kryetar.

Pas shpalljes së vendimit të arsyetuar dhe njoftimit nga KQZ, Meta duhet të dekretojë datën e zgjedhjeve të pjesshme në bashkitë Shkodër, Lushnjë, Dibër, Durrës, Rrogozhinë dhe Vorë.

1 komente në “Fundi i një sage juridiko-politike”

  1. Skerd says:

    Na mbushet mendjen me kater fjali

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje