Për shumë kënd mund të duket si një trill i shpikur nga fantazia e tepruar, por në këtë rast kemi të bëjmë me një raportim.
Bëhet fjalë për reporterin e Top Channel në Shkodër Klodian Zhivani, i cili ka raportuar këtë të pabërë të re të Voltanës.
Zhivani, në një postim të tij shkruan: “Më 3 shtator mbylli dyert e Bashkisë Shkodër me dry, si zgjidhje që punëtorët të mos i vijnë me vonesë në punë. Sot me 4 nëntor, mbyll prapë dyert e bashkisë që të mos i iknin më herët nga puna. Ka vite që në këtë vend asnjë lloj marrëzie dhe çmendurie nuk më bën përshtypje, por për këtë nuk gjej fjalë.Kaq e vështirë është që të punojnë njerëzit në atë bashki?”
Perket rast Voltana ka shume te drejte…nuk kalohet orari zyrtar i punes ne kafe….qytetaret kane nevoje per sherbim .
asgje per idiotet e trembur, eshte Bija e Salehit–cfare prisni! mire qe nuk ka vrare deri tani,me sa dime..
Perse i bini ne qafe Voltanes?! E vetmja kryebashkiake e partise opzitare, pa asnje lloj mbeshtetje por vetem me fyerje, ofendime, e ulje te figures se saj. Edhe nje gazetaric i shitur i TC duhet!! Per me teper para ca kohesh lexova diku qe ishte renditir ne vend te pare per menaxhimin e financave duke mos pasur asnje detyrim te prapambetur. Thoni edhe dicka pozitive kur ka, te beheni me te besueshem, po kujt i thua, skuadres se sufllaqeve?!