Vrasja gjatë xhirimeve të “Rust”, pasojë e një sabotazhi?

5 Nëntor 2021, 10:15Lifestyle TEMA

Vrasja e 21 Tetorit në sheshxhirimin e filmit uestern “Rust” mund të ketë ndodhur si pasojë e një sabotazhi. Dyshimet i hedh Xhejson Boulls, avokat i përgjegjëses për armët në këtë film Hana Gutierres Rid nuk përjashton mundësinë që fishekët e vërtetë të jenë sjellë qëllimisht.

“Ne nuk dimë kush i solli fishekët e vërtetë, sepse dikush e ka sjellë furnizimin. Nuk besoj se ka arsye tjetër pse dikush mund të sjellë fishekë të vërtetë në sheshxhirimin e një filmi, veçse për të sabotuar”.

Duke folur për mediat amerikane, avokati thotë se klientja e tij vuri në armë plumba, të sjellë nga persona të punësuar për furnizimin. Sipas tij, fishekët realë nga ato manovër dallojnë shumë pak, teksa ngarkesa e punës në sheshxhirim është shumë e madhe, çka nuk i la asaj shumë kohë për të kryer kontrolle me imtësi.

Boull thotë se një ditë para se Bolldin të xhironte skenën, ku aksidentalisht vrau Halina Hatçinsin, pjesëtarë të grupit të xhirimit braktisën vendin e punës në shenjë proteste për kushtet e këqija të punës, si oraret e zgjatura  deri në 14 orë, vonesat në pagesat e rrogave apo mospagimi i orëve shtesë, e deri tek hoteli i ndodhur 4-orë larg me makinë larg sheshxhirimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje