Historia e panjohur e ministrit që denoncoi krimet e Enverit dhe nepotizmin e ‘Bllokut’: U detyrova të arratisem dhe të vendosem në Beograd,

6 Nëntor 2021, 10:14Dossier TEMA

Memorie.al publikon historinë e panjohur të gjeneral-major Panajot Plakut me origjinë nga fshati Hoçisht i Devollit të Korçës, i cili pasi u diplomua në shkollën “Normale” të Elbasanit në vitin 1936, u kthye në qytetin e Korçës ku u lidh me grupet komuniste dhe në periudhën e pushtimit të vendit 1939-1944, ai u angazhua në Lëvizjen Antifashiste dhe për aktivitetin e tij u arrestua e u burgos nga autoritetet italiane në qytetin e Durrësit e pasi u lirua, doli në radhët partizane, duke u emëruar si zëvendës komisar i Brigadës së Parë Sulmuese të komanduar nga Mehmet Shehu, që me formimin e saj në gushtin e vitit 1943, në fshatin Vidhkuq të Korçës. Si i ngjiti shkallët e karrierës ushtarake Panajot Plaku pas mbarimit të Luftës, duke filluar nga komisar dhe komandant Divizioni në rrethin e Korçës, komandant Korpusi, Drejtor i Drejtorisë Operative dhe zëvendës shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare në Ministrinë e Mbrojtjes Popullore me gradën e gjeneral-major, e deri tek posti i ministrit pa Portofol në qeverinë që kryesohej nga Mehmet Shehu? Si mundi të arratisej nga Panajot Plaku nga Shqipëria në qershorin e vitit 1957 (kur mbante funksionin e zv/minister i brendshem per kufirin ministrit  dhe Kryetarit të Komitetit Shtetëror për Gjeologjinë) duke kaluar fshehurazi kufirin shtetër në afërsi të liqenit të Pogradecit dhe të dilte në Jugosllavi, ku u vendos në Beograd si azilant politik dhe i dërgoi një letër udhëheqësit të Bashkimit Sovjetik, Nikita Hrushov, duke denoncuar të gjitha krimet e Enver Hoxhës dhe regjimit të tij?! Misteri i vdekjes së Panajot Plakut në vitin 1966 në hotelin ku banonte në Beograd, çfarë shkruante ai në kujtimet e tij për Enver Hoxhën dhe udhëheqjen e lartë të PPSH-së të cilat u botuan menjëherë pas vdekjes së tij në Beograd në librin me titull “Dhuna mbi revolucionin në Shqipëri”, libër që më pas u botua në Prishtinë në vitin 1971?

Nga Dashnor Kaloçi

“Kështu në Komitetin Qendror të Partisë Punës së Shqipërisë, u formuan grupe të mëdha farefisnore, ndër të cilat një nga grupet më karakteristike është padyshim ky: Vito Kapo, kandidate për anëtare të Komitetit Qendror të PPSH-së, kryetare e FGA-së (Forumit të Gruas Antifashiste), bashkëshorti i saj, Hysni Kapo, anëtar i Byrosë Politike, sekretar i dytë i Komitetit Qendror, vëllai i gruas së tij, Pirro Kondi, anëtar i Komitetit Qendror, vëllai i gruas së Pirro Kondit, Sadik Bekteshi, anëtar i Komitetit Qendror, dhëndri i Sadik Bekteshit, Manush Myftiu, anëtar i Byrosë Politike dhe nënkryetar i qeverisë, dhëndri i Manushit, Pilo Peristeri, kandidat për anëtar i Byrosë Politike, dhëndri i Pilos, Rita Marko, anëtar i Byrosë Politike dhe sekretar i Komitetit Qendror etj.

Me valle të këtilla farefisnore ishin të lidhur edhe më shumë disa gjeneralë, ndihmës ministra, ambasadorë, etj. Por numërimi i lidhjeve të tyre reciproke do të na çonte shumë larg. Mirëpo në esencë, rrethi nuk mbyllet në këtë mënyrë. Anëtarët dhe kandidatët për anëtarë të Byrosë Politike të PPSH-së, jetojnë në të ashtuquajturin “Bllok” që është i njohur me emrin “Tirana e re” dhe që gjendet m’u në qendër të qytetit. Në kuadër të “Bllokut” janë vilat e rrethuara me kopshte plot gjelbërim dhe tërë kjo pjesë, e cila të kujton ndonjë zonë ushtarake, është e mbushur plot me mbishkrime ku lexohet: “Hyrja është e ndaluar”. Rreth e qark janë baraka mjaft të rralla të rojave dhe shumë gardistë-rojtarë, të cilët shëtisin me automatikë në kraharor, për të siguruar respektimin e urdhrave të shkruara në tabela. Natën, numri i gardistëve është më i madh.

Nga “Blloku” hyhet drejtë për drejtë në ndërtesën e Komitetit Qendror. Vetë ndërtesa është projektuar në funksion të hierarkisë të udhëheqjes së lartë dhe me mosbesimin që mbretëron aty, ka katër hyrje: për anëtarët dhe kandidatët e Byrosë Politike, për anëtarët e kandidatët e Komitetit Qendror, për funksionarët dhe nëpunësit e Komitetit Qendror dhe e fundit, për personelin që shërben aty. Të gjitha hyrjet kontrollohen në mënyrë rigoroze nga Sigurimi i Shtetit, pjesëtarët e të cilit kontrollojnë me shumë kujdes që asnjë anëtar i Komitetit Qendror, të mos hyjë e dalë në hyrjen që është caktuar për anëtarët e Byrosë Politike, me përjashtim të atyre rasteve kur ai është i shoqëruar me ndonjë nga anëtarët e Byrosë. Në fund të zonës, është një institucion shëndetësor special për udhëheqjen e lartë, pastaj foshnjorja për fëmijët e udhëheqjes dhe shkolla e tyre për të rritur.

Në atë zonë është dhe “Shtëpia e Partisë”, në të cilën gjendet kinemaja, salla për lojëra argëtuese dhe bufeja e pasur, ku nuk paguhen ato gjëra që hahen e pihen. Në “Bllok” gjenden edhe dy dyqane tregtare: njëri për anëtarët e kandidatët e Byrosë Politike dhe tjetri për anëtarët e kandidatët e Komitetit Qendror. Asortimenti në to është i mirë dhe aty ka mjaft mallra të vendeve të jashtme, si atyre socialiste ashtu dhe atyre kapitaliste, kurse çmimet janë mjaft më të ultë se në qytet dhe janë të caktuara në bazë të privilegjeve që i gëzojnë kategoritë e ndryshme të blerësve. Një “Bllok” i tillë ekziston edhe në plazhin e Durrësit, me një zonë speciale ku shumica e udhëheqjes së lartë të PPSH-së, kalon aty pjesën më të madhe të vitit me pushime. Anëtarët e Komitetit Qendror, jo vetëm nuk paguajn qera, por kanë dhe një personel të tërë në shërbim të tyre.

Mirëpo një direktivë e Byrosë Politike, u ndalon të gjithë udhëheqësve, anëtarëve të Komitetit Qendror dhe të qeverisë, që të paraqiten jozyrtarisht në popull, të shëtisin në rrugët e Tiranës dhe kudo në Shqipëri. Atyre u lejohet që të qarkullojnë vetëm me automobilat dhe përherë të shoqëruar nga rojet e tyre, që kryejnë një detyrë të dyfishtë: t’i ruajnë udhëheqësit, dhe edhe më shumë, të kontrollojnë çdo hap të tyre. Kështu rrethi mbyllet në mënyrë të pamëshirëshme. Izolimi, në të cilin ka rënë sot shoqëria shqiptare, është i plotë. Ky është para së gjithash një izolim politik, por njëkohësisht edhe fizik i udhëheqjes së lartë prej popullit të Shqipërisë. Likuidimi fizik i njerëzve më të mirë të revolucionit, terrori masiv, ngritja e kampeve të për qëndrimit, shtimi jashtëzakonisht i madh i aparatit burokratiko-policor dhe ushtarak, këto janë padyshim, rezultat konkret nga më të rëndat të fillimit të stalinizmit në vendin tim”.

Kështu shkruhet në mes të tjerash në kujtimet e gjeneral-major Panajot Plakut, ish-ministrit pa Portofol të qeverisë shqiptare të kryesuar prej Mehmet Shehut dhe anëtarit të Komitetit Qendror të PPSH-së, i cili u arratis nga Shqipëria në majin e vitit 1957 dhe u vendos në Jugosllavi, ku fitoi edhe azilin politik, nga ku më pas i shkroi një letër të gjatë udhëheqësit të Bashkimit Sovjetik, Nikita Hrushov, në të cilën ai denoncoi pa mëshirë të gjithë dhunën shtetërore të regjimit komunist të Tiranës, krimet monstruoze të Enver Hoxhës në eliminimin e bashkëpunëtorëve të tij, intrigat, privilegjet e nepotizmin e udhëheqjes së lartë që jetonte në vilat e “Bllokut” etj., etj.

Po kështu në atë letër të gjatë të shkruar më 15 qershor të vitit 1957, ish-ministri, gjeneral-major Panajot Plaku, (i cili ishte diplomuar në Akademinë Ushtarake “Voroshillov” të Bashkimit Sovjetik në fillimin e viteve ’50-të), i shpjegon kreut të Kremlinit, Nikita Hrushov, të gjitha arsyet që e detyruan atë që të arratisej nga Shqipëria, duke filluar që nga ndjekjet e Sigurimit të Shtetit që pak kohë më parë i kishte helmuar vëllanë e tij, Kalo Plakun, (drejtorin e Fermës Bujqësore të Sukthit), vrasje e cila ishte bërë me miratimin direkt të Enver Hoxhës dhe bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë, të cilët në vitet e Luftës, po ashtu i kishin pushkatuar edhe vëllanë tjetër: Jorgo Plakun!

Kush ishte Panajot Plaku, cila ishte origjina dhe e kaluara e tij, ku kishte studiuar ai dhe si i kishte ngjitur shkallët e karrierës, duke filluar nga periudha e Luftës Antifashiste ku ai ishte zv/komisar i Brigadës së Parë Sulmuese (të komanduar prej Mehmet Shehut) komisar dhe komandant Divizioni në rrethin e Korçës, komandant Korpusi, Drejtor i Drejtorisë Operative dhe zëvendës shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare në Ministrinë e Mbrojtjes Popullore me gradën e gjeneral-major, e deri tek posti i ministrit pa Portofol në qeverinë që kryesohej nga Mehmet Shehu në vitet 1956-1957?

Përse që nga periudha e mbarimit të Luftës e deri sa u arratis në vitin 1957, Panajot Plaku shoqërohej vazhdimisht me: Omer Nishanin, (President i Shqipërisë që u vetëvra në vitin 1955) Dali Ndreun, (ish-zv/shef i Shtabit të Përgjithshëm me gradën gjeneral-major i pushkatuar në vitin 1957) Teme Sejkon, (Kundëradmiral i Flotës Luftarake Detare të Shqipërisë, i vdekur në tortura në vitin 1961, pasi ishte dënuar me vdekje), Tahir Kadarenë (gjeneral-major i burgosur për vite me radhë si “armik i popullit”), Maqo Çomon (ish-ministër i Bujqësisë i burgosur politik për 25 vite), Rrahman Përllakun, (gjeneral-major, ‘Hero i Popullit”, ish-zv/ministër i Mbrojtjes Popullore), të cilët si për koincidencë fatale, vite më pas do të pushkatoheshin, burgoseshin në burgun e tmerrshëm të Burrelit, nga ku do të liroheshin vetëm deri në vitin 1991, me shembjen e regjimit komunist?!

Përse kur vdiq Stalini në marsin e vitit 1953, Panajoti i ndaloi njerëzit e familjes së tij që të qanin, duke u thënë: “Ai jetoi sa deshi, ç’ka këtu për të qarë”?! Ku dhe si mundi të arratisej Panajot Plaku nga Shqipëria në atë kohë që ai survejohej rregullisht nga Sigurimi i Shtetit dhe kush e detyroi nënën e tij, Kostandinën që të firmoste deklaratën publike që u botua në shtyp (gazeta “Zëri i Popullit”) ku ajo e kishte “mallkuar” djalin e saj? Si u persekutua familja e Panajotit, duke filluar nga nëna, Kostandina, motrat Meri e Theodhora (Lola Katragjini), bashkëshortja, Vjollca Plaku (Taja) e tre fëmijët, Donika, Besniku e Kristaqi? Përse udhëheqësi i Bashkimit Sovjetik, Nikita Hrushov, i kërkoi Enver Hoxhës që ta rishikonte qëndrimin e tij ndaj Panajot Plakut dhe përse Enveri i’u përgjigj atij, duke i thënë: “Jo vetëm që nuk do e rehabilitojmë Panajot Plakun, por na e sillni këtu, që ta varim në mes të Tiranës”?! Me çfarë u mor Panajot Plaku gjatë qëndrimit të tij si azilant politik në Jugosllavi dhe a kishte gisht Sigurimi i Shtetit në vdekjen e tij në korrikun e vitit 1966?

Lidhur me këto dhe shumë fakte e ngjarje të tjera nga jeta e Panajot Plakut, do njihemi në disa shkrime radhazi që i kemi përgatitur nga dëshmitë ekskluzive të familjarëve të tij, si dhe kujtimet që ai ka lënë të shkruara gjatë periudhës që jetoi në Beograd, të cilat u publikuan në librin me titull “Dhuna mbi revolucionin në Shqipëri”, të botuar fillimisht në Beograd pas vdekjes së tij dhe më pas në Prishtinë në vitin 1971.

Letra që ish-ministri i Enverit, gjeneral-major, Panajot Plaku, i dërgoi udhëheqësit të Bashkimit Sovjetik, Nikita Hrushovit, në vitin 1957

Sekretarit të parë të Partisë Komuniste të Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike, shokut Nikita Sergejeviç Hrushov

Unë i nënshkruari, Panajot Plaku, ish-ministër pa portofol në qeverinë e Republikës Popullore të Shqipërisë dhe anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë, që e kam kaluar kufirin shtetëror të Shqipërisë natën ndërmjet 15 e 16 majit të këtij viti dhe kam kërkuar azil në Republikën Federative të Jugosllavisë, Ju drejtohem me këtë lutje.

Unë e kam filluar veprimtarinë time revolucionare nga fundi i vitit 1936, si djalosh shtatëmbëdhjetëvjeçar, kur ekzistonin në Shqipëri vetëm grupe të izoluara komuniste. Në atë kohë unë kam qenë i lidhur me Grupin Komunist në Korçë. Deri në formimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë, kam marrë pjesë të kufizuar në luftë kundër regjimit të Zogut. E kam urryer fashizmin dhe para okupacionit, e aq më parë edhe pas okupacionit.

Kam marrë pjesë aktive në demonstrata, të cilat organizoheshin në kohën e agresionit italian dhe, bashkë me nxënësit e shkollës së mesme ‘Normale’ të Elbasanit, ku kam mësuar në atë kohë, kam bërë përpjekje të sigurojë armë me qëllim që të luftoja kundër okupatorit. Kurrë nuk jam pajtuar me politikën fashiste në Shqipëri dhe kam marrë pjesë në të gjitha aksionet antifashiste edhe para se të formohej Partia jonë.

Pas formimit të Partisë sonë kam qenë pjesëmarrës i radhëve të para ilegale luftarake në Durrës dhe kam marrë pjesë aktive në të gjitha aksionet antifashiste, të cilat i ka organizuar organizata e Partisë në Durrës. Kam ndihmuar rreth organizimit të demonstratës antifashiste, që u mbajt më 14 prill 1942 në Durrës dhe kam qenë në radhët e saj të para, për ç’arsye kam qenë arrestuar dhe mbyllur në burg, ku kam mbetur mëse tre muaj e gjysëm.

Në burg kam pasur qëndrim të fortë. Menjëherë pas daljes nga burgu jam pranuar në Parti, e disa ditë më vonë kam kaluar në ilegalitet, meqenëse në gusht të vitit 1942, fashistët e burgosën tërë familjen time, për shkak se vëllai im më i madh, Jorgo Plaku (i cili më vonë u vra trimërisht në Luftën Nacionalçlirimtare) ishte partizan dhe komandant i çetës partizane porsa të formuar në Devoll të qarkut të Korçës.

Pasi u këshillova me shokët në Komitetin Qarkor të Partisë në Durrës, edhe vetë shkova në çetën partizane të Devollit. Vlen të përmendet se në atë kohë në Shqipëri, kishte fare pak çeta partizane, kryesisht në rajonin e Pezës, të Korçës, të Vlorës dhe të Gjirokastrës.

Gjatë luftës kam qenë partizan i mirë, kam marrë pjesë në disa dhjetëra aksione luftarake dhe kam luftuar mirë. Kam qenë jo vetëm personalisht luftëtar guximtar, por edhe udhëheqës mjaft i mirë. Gjatë tërë kohës së luftës, kurrë nuk jam larguar nga njësitë, në të cilat kam qenë.

Kam kryer detyra të ndryshme, prej komisarit të çetës e deri te zëvendës-komisari i Divizionit. Në kohën prej vitit 1948 deri në vitin 1950, e kam kryer Akademinë e Lartë Ushtarake, e cila e mban emrin e Voroshillovit, në Moskë.

Pas kthimit në Shqipëri, kam qenë komandant i divizionit, krye shef i Drejtorisë Operative të Ministrisë së Mbrojtjes Popullore, komandant i Korpusit, zëvendës i parë i ministrit dhe krye shef i Drejtorisë Politike të Ministrisë së Mbrojtjes Popullore, e në kohë të fundit kam qenë ministër pa portofol dhe kryetar i Komitetit Shtetëror për Gjeologjinë.

Gjatë tërë jetës sime partiake, kurrë nuk jam larguar nga vija e përgjithshme e Partisë dhe përherë më kanë konsideruar punëtor të mirë të Partisë. Në Kongresin e Dytë kam qenë zgjedhur anëtar i Komitetit Qendror, e gjithashtu edhe në Kongresin e Tretë.

Kur isha krejt i ri, megjithëse ishte e ndaluar madje edhe të përmendet Bashkimi Sovjetik, unë jam interesuar për jetën sovjetike dhe, duke u interesuar te shokët në Grupin Komunist të Korçës, kam qenë i informuar për të. I kam dëgjuar përherë emisionet e Radio Moskës, duke iu shtruar rrezikut që për këtë arsye të më arrestojnë.

Prej çastit të parë të sulmit të nazistëve kundër Bashkimit Sovjetik, kam bërë përpjekje që t’i sjell dëm fashizmit duke e rrezikuar për këtë arsye edhe jetën time, me qëllim që ta çlirojë popullin tim prej shtypjes fashiste dhe t’i ndihmoj Bashkimit Sovjetik. Kam bërë përpjekje të pa rreshtuara për t’i bindur partizanët dhe popullin se Bashkimi Sovjetik është përkrahja jonë e sigurt.

Isha i bindur se pushka ime, si dhe të gjitha pushkët partizane, e mbron popullin dhe, njëkohësisht, i jep kontribut likuidimit të fashizmit, duke e lehtësuar me këtë edhe luftën e Bashkimit Sovjetik. Kur nuk e kam ndarë luftën dhe punën e popullit të Shqipërisë prej Bashkimit Sovjetik, i cili ka qenë dhe është faktori më i rëndësishëm i çlirimit dhe i zhvillimit të popullit të Shqipërisë.

Tërë familja ime dhe të gjithë pjesëtarët e farefisit tim kanë marrë pjesë aktive në luftën çlirimtare dhe në ndërtimin e socializmit. Prej farefisit tim sot janë komunistë vëllai dhe motra, përveç meje dhe dy vëllezërit të cilët janë vrarë. Ndër kushërinjtë e mi janë disa dhjetëra komunistë, shumica e të cilëve janë pranuar në Parti në kohën e luftës

19 komente në “Historia e panjohur e ministrit që denoncoi krimet e Enverit dhe nepotizmin e ‘Bllokut’: U detyrova të arratisem dhe të vendosem në Beograd,”

  1. ashtu kot says:

    E njohim historine e Panajot Plakut dhe Panajotit te ri me mire se ti o Kalosh dhe historia qe na shkruan. Bile dime edhe se si po bente “rikonicion” kufirit kur deshte te arratisej. Kij parasysh ti dhe ata qe mendojne si ti: te shumten e rasteve, te arratisurit ne çdo kohe , nuk eshte se u rrezukohet jeta, por edhe egua e tyre deri edhe ne vdekje per te triumfuar mbi te tjeret. Filozofia e mendimit njerezor eshte shume e çuditeshme dhe rastet kane percaktuar se ashtu si gjithesia eshte e pa fundme, ashtu dhe me,dimi njerezor eshte i tille. Ti je bere nje kopjac i arkivave te partise punes, i merr dhe i transformo, sipas qejfit tend. Pse kam dale ne kete konklzion? Sepse njeriu nuk fshihet dot atyre qe mendon kur nxierr ne pah gjerat pa kriter e pergjegjsei dhe zbulohet si cipa e m…

    1. Rita says:

      Qe ja fut KOT duket ne ato cfare shkruan. Ti o komunist i humbur cdo arratisje e sukseshme ne ate kohe te zeza qe perjetuam ishte nje goditje per sistemin shtypes por kur arratiseshin komuniste dy,tre brezash, eksponente te larte te bllokut ishte nje goditje e shume fishte.Gezoheshin te gjithe dhe prisnim pasuesit.Por disa i sharronte kallashnikovi ne kufi e ata sy rinore e enderrimtare mbylleshin pergjithmone. Kete duhet te thuash o KOT ? Jo se ti ke qene ai hetuesi qe i torturoje ate rini qe s’donte komunizmin,s’duronte diktatin.Panajoti tregoi budallekun e vet si komunist human paksa qe ndejti e jetoi per 9 vite ne gojen e ujkut.Kur me indetitet tjeter te zhdukej larg ,shume larg ne kontinent tjeter..Por si komunist qendroi ne Beograd ku shteti yne pervec marreveshjeve nderkufitare ,kthim ,kishte dhe lidhjen me policise sekrete UDB .Ai i dinte mire keto por mendoi se ai rregjim do te binte dhe si komunist budalla s’mund te jetonte ne boten e lire.Kupton gjo o KOT ?

      1. Shmil Gurra says:

        E nderuara Rita!
        KOTAT, jo vetëm që janë KOTA, por janë shpirtkatranë e shpirtëkëneta.
        Vetë gjembat flasin për dobësitë politike të atij sistemi. Diku, qoftëlargu paskësh thënë (mjekut francez) see pa gjemba, do na shprazej e gjithë Shqipëria!!!
        E vërtetë. Pa përse do shprazej Shqipëria, po të mos ishte një burg i krimit!!!

  2. Trapajanet ne vijen e zjarrit. says:

    Sa i dhimbsen agjentet e UDB ketij Dushan Kalocit. Rrofsh o kaloc se keshtu tregon edhe lidhjet e UDB-asheve me njeri tjetrin

    1. Dajti says:

      Ku e di ti historine qe flet keshtu, agjente te UDB jane tropojanet e tu si sali berisha etj. Fisi plaku ka luftuar kunder pushtuesit dhe ka dhene edhe jeten. Ti tropojan çfare bere ne ate kohe? Ruaje dhite.
      Sa per kete kaloçin, ky eshte me te vertete idiot, se shkruan vetem kunder asaj kohe.

    2. Vlora1912 says:

      Te gjith Patriotet e medhenj Shqiptar si;
      -Panajot Plaku,
      -Ahmet Zogolli me te jatin dhe Ghyshin,
      -Cono Bej KryeZeziu,
      -Esat Pasha.
      -Disa nga Cubat e Mirdites,..etj etj …et…etj…etj….etj
      etj….etj….etj….etj…Se nuk me vijn ndermend ata te Kosoves…,
      e
      E kan gjetur dhe e gjejne Ngushellimin edhe mbeshtetjen pa rezerva ne Beograd, ne Krahet e Ngrota te Atyre qe Qeverrisin Beobradin

  3. Martin says:

    Krijimi i Bllokut te Pashallareve te Kuq – ne nje kohe kur e gjithe propaganda e PPSH buciste per barazi shoqerore-
    – eshte njolla me e zeze e Sistemit te deshtuar Socialist ne Shqiperi

  4. shajku says:

    Hahahaha te gjithe bythshpartalluarit nga shoku Tito dhe me heret venin prape tek mezati qe te ripalloheshin.Keshtu eshte dhe puna e ketij nevojtores kokrres se spiunit Panajot Plakut Si skane turp qe perpiqen ta mbulojne mutin me shurre,Kaloc ke rradhen e pallimit,apo per ty vijne e sakrifikojne ta bejne ne shqiperi

  5. Vlora1912 says:

    Te gjith Patriotet e medhenj Shqiptar si;
    -Panajot Plaku,
    -Ahmet Zogolli me te jatin dhe Ghyshin,
    -Cono Bej KryeZeziu,
    -Esat Pasha.
    -Disa nga Cubat e Mirdites,..etj etj …et…etj…etj….etj
    etj….etj….etj….etj…Se nuk me vijn ndermend ata te Kosoves…,
    e
    E kan gjetur dhe e gjejne Ngushellimin edhe mbeshtetjen pa rezerva ne Beograd, ne Krahet e Ngrota te Atyre qe Qeverrisin Beobradin

  6. Per Vlora 1912 , i semure qysh ne kohen e kjofte largut Enver , ok keta qe permrend me lart ishin kunder murtajes komuniste dihet , e qe kauza e tyre u ba realitet ne 1990en , por po te pyes çfare ishin keta kriminelet e birose qe paten burgosur gjithe popullin , (a nuk jetonim te rrethuar me tela me gjemba ), pa filluar te shkruaj per vrasjet brenda bllokut te mbushur me kriminela , te drejtuar nga krye krimineli Enver Halja i mallkuar per gjithemone , bashke me sistemin e tij vella vrases ……aaaa legena ish sigurimsa nuk ju pelqejne shkrimet e Kaloçit sigurisht mbasi dalin krimet qe patat ba ne popull , fare e poshter islamiko komuniste ……

    1. Tirana says:

      Ti qe flet per tru shpelaret ,pse se vendos emrin qe ta dime cili eshte gjeniu dhe ti bejme komplimentet.

  7. Dulla says:

    Un i kam njohur gruan dhe fëmijët e tije. Banonin tek pallati ngjitur me dispancerine. Fëmijët e tije ishin shumë të edukuar dhe nëna e tyre një gru e mrekullueshme dhe mjaft puntore. Me kujtohet që një djalë me emrin Jorgo një inxhinier I mrekullueshëm U vra në liqenin ku U rrëzuam me makinë aksidentalisht. Kishte dhe një vëlla dhe motra, të gjithë njerëz të mrekullueshëm. Vuajtën shumë nga ai sistem por ditën të mbijeton falë mirësisë se tyr familiare

    1. Rita says:

      A ka me emer i goditut se ‘per tru shplaret ,,,? Per temen qe diskutojne nostalgjiket e diktatures. Ju ankoheni pse z.Kaloqi i boton ato cfare gjen ne arshivat me sakte cfare lane mbetur Kurse une e ato qe kane pak mende ne koke themi se kur do te mbarojne keto deshmi, keto fakte makabre ! Me qindra e mijera deshmi e po kaq eshtra te pagjetura.Keto tragjedi s’mjaftojne 10000 Shekspire t’a pershkruajne.Edhe pak do durojme se nje hap para großes jeni , jo te kllonit me tela, harrojeni ate dhe pse ju del ne enderr , perpara gropes se zeze e te perjetshme.Kerkush s’do te peshperise ‘ndjese paste por , te pret djalli !

  8. dita says:

    Shoku Tito
    Nga slovenija deri ne maqedoni sot ja din vleren se kush ishte , populli jugosllav edhe tani pas 30 viteve nuk e kan standardin dhe jetesen qe kishin ne kohen e tij,pasaporta e kuqe jugosllave ishte e njohur gjithandej,

  9. e verteta vonon por nuk haron says:

    Panajot Plaku edhe gjithe familja plaku ka qene familje e shkolluar edhe patriote qe mbeshteten Luften pavaresisht se si ajo lufte perfundoi nje var per Panajotin e familjen e tij ashtu edhe per gjithe shqiperine ne nje zhgenjim.
    Per gjithe ata njerez trushpelare nga ligesia Enveriste duhet te kuptojne kohen per te cilen ka jetuar e punuar Panajoti me nje ndershmeri te madhe edhe besim idealist ne sistemin Socialist edhe zhvillimin e vendit sipas atij besimi qe ai kishte.
    Ka shume gjera qe jo cdo njeri mund ti kuptoj por nuk eshte e ndershme te luhet me ndjenjat edhe vuajtjet e familjareve te tyre.
    Panajoti beri nje veprim per tu aratisur duke menduar se do mund te shpetonte familjen nga zhdukja qe kishte planifikuar Enveri duke i zhdukur vellezerit e tij ne fillim edhe ishte radha per te zhdukur Panajotin.

    Jemi shqiptar edhe duhet ta duam njeri tjetrin o njerez edhe mjaft me budalleqe

  10. Supaxhiu 300 evro says:

    Mbi gjakun e 28 mij dèshmorève, bastardèt e Dullès krijuan rrjetin e tyre nè K,Qèndror!Nga H,Kapua me soj dhe sorollop,krushqit e pafund nga r,alia,me Dullèn dhe gjith emrat qè ka pèrmèndur P,Plaku.E,Hoxha rrèzohej fare leht nè konferencèn e Tiranès ose tè kthehemi pak mbas.Nè konferencèn e Mukjes, balli kombètar do tè deklaronte tè bashkpunonte pèr çlirimin e vendit atèher nè 1944 èn e,hoxha nuk do ta kishte tè leht pèr marrjen e pushtetit.U krijua njè mekanizèm i diktaturès qè mbylli çdo liri ,veprimi,iniciativa,Si popull e paguam shtrenjt diktaturèn, por asnjèher nuk ngritèm kokèn dhe tè rrebeloheshim ndaj bastardève tè KQ qè e gjetèn gati gjithçka falè 28 mij dèshmorève.I vetmi sistem qè prodhoj armiq nga,bujqèsia,m,mbrojtjes,m,e brendèshme,sabotimet nè naftè,kokat e prera nè festivalet e kèngès vitet 70 tè,makinacionet pèr zbarkimin e xhevdet mustafès dhe eleminimin e k,hazbiut e gjith klanit mbas tyre.Nga pikvèshtrimi im jeta politike nè K,Q ishte luftè gjarprinjèsh qè hanin njeri tjetrin dhe u kthyen nè servila ,konseguencat po i paguajm edhe tani prej atij sistemi,300 punonjès tè RTSH ès e kalojn kohèn nè kafenera,kjo nuk ndodh nè asnjè shtet ,èsht skandal i madh.

  11. bashkimi says:

    Tito si një dhelpër me kokë njeriu, një gjakpirës i etur, një matrapaz, krye kriminel ndërkombëtarë dhe antishqiptar i përbetuar kurse ata që bashkëpunuan me te janë të tillë dhe pjesëtar të realizimit të Doktribës serbe – ideologjisë antishqipatre – asgjësimin e kombi dhe shtetit shqiptar. Lexoni historinë se tregimet e disave janë mashtruese pë të larë vetin nga fliqësira e spijunimit dhe krimit ndaj kombit dhe shtetit amë.

  12. Josip Brozi says:

    Fakti që iku në beograd, tregon se kush ishte ai.

  13. Rita says:

    Druzhe Tito ,cfare te bente Panajoti sipas mendjes tate mizore ? Te priste qe ta pesonte si dy vellezerit e tij ? Kur ai e kishte kuptuar rrethimin e pergjimin beri veptimin me te zgjuar e burreror.Se ai kalim kufiri donte jo llafe por trimeri.Gabim po qe nuk mori dhe gruan e femijet pasi ata vuajten persekutimin me vone.Pse nuk kaloi ne Greqi por ne ate zone qe sigurisht e njihte shume mire sepse ishte komunist dhe u strehu tek komunistet ,tek ata qe formuan at PK.ne Tirane.Mos persetit dokrat se shkoj tek rrevizionistet, tek Titistet etj.Kur dihet se cfare standart jetese kishin populli i Titos me pergjuesit e Panajotit.Druzhe Tito , josh ne znajesh .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje