Një marrëveshje sekrete midis Shqipërisë dhe Turqisë, përfshinte edhe një artikull mbi statusin e shtetit të formuar prej pak kohësh në Ballkan.
Gjeneza është në vitin e largët 1925, kur në presidencën e Shqipërisë, u zgjodh Ahmet Zogu, më 31 janar.
Sipas një artikulli në të përditshmen turke Cumhuryiet, udhëheqësi turk dhe ai i cili sot cilësohet si babai i Turqisë moderne, Mustafa Kemal Ataturk, nënshkroi një marrëveshje sekrete me regjimin shqiptar të asokohe, gjatë periudhës së njohur si “përpjekja kombëtare turke”.
Një prej artikujve të kësaj marrëveshjeje, lidhej pikërisht me statusin e Shqipërisë. Si një shtet i ri i pavarur në Ballkan, duke u tërhequr nga zgjedha otomane, Shqipëria po përpiqej të vendosej në sistemin e duhur të zgjedhjes.
Ky artikull, sipas historianit turk Khalk Ozcan, profesor pranë Universitetit të Beshiktashit, gjendet në disa arkiva të ruajtura në Greqi.
Çfarë shkruhet aty?
“Problemi i statusit do të vendoset nga parlamenti shqiptar i cili do të formohet dhe çdo gjë do të kalojë përmes pushtetit popullor”.
Sipas Ozcan, e njëjta gjë ndodhi edhe në Turqi më pas, kur Ataturku donte të krijonte shtetin e pavarur të Turqisë, me bazë sovranitetin e popullit.
Pra, sistemin demokratik.
Marrëveshja sekrete mendohet se u nënshkruar rreth viteve 1920-1922. Vetëm tre vjet më pas, Ahmet Zogu, do të merrte demokratikisht presidencën.
“Ai donte të njëjtën pavarësi dhe sovranitet popullor si Ataturku”, i referohet Ozcan ardhjes së zogut në pushtet.
Deri këtu, gjithçka duket në rregull.
Por, fakti është se Zogu filloi të merrte shumë pushtet dhe të afrohej me italianët. Për këtë shkak, më 1 shtator 1928, Parlamenti i Shqipërisë e shpalli atë Mbreti Zog i pari.
Shqipëria do të kthehej në monarki dhe shtypi i kohës, do të reagonte shumë fuqimisht mbi ngjarjen. Aq sa ambasadori turk i asokohe, Tahir Lutfi Bej, do të thirrej në mënyrë urgjente në Ankara.
Ditën pasuese, më 2 shtator 1928, Ataturk do të fliste me gazetën franceze Petit Parisien.
Sipas historianit Ozcan, ai aty do të akuzonte drejtpërdrejt Zogun, për thyerje të betimit të tij presidencial ndaj popullit, duke hedhur kështu poshtë besimin e tyre ndaj tij.
Disa pasazhe nga kjo intervistë, u botuan më pas edhe në gazeta të ndryshme angleze, në tetor të atij viti.
“Nuk do ta njoh kurrë Zogun si mbret. Ndoshta të tjerët e njohin, por unë jo. Çfarëdo të ndodhë, nuk do ta mbështes mbretërinë e këtij njeriu”.
Ataturku, në këtë mënyrë, ishte i qartë në qëndrimin e tij.
Nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë në atë kohë, ishte kërkuar tërheqja e menjëhershme e këtij qëndrimi.
Jo vetëm që kjo gjë nuk ndodhi, por qëndrimi u ashpërsua. Kritikat u shtuan nga udhëheqësi historik turk. Po ashtu, edhe artikujt e ashpër ndaj regjimit të Zogut në shtypin turk, u shpeshtuan.
Nëse marrëveshja e nënshkruar do të respektohej, ndoshta Shqipëria nuk do ta kishte parë kurrë regjimin monarkik në vitet 20’. Mirëpo, historia e tregoi rrjedhën e saj.
Ataturku nuk e ndryshoi qëndrimin deri në fund.
Ndërsa, Zogu, u arratis fillimisht në Greqi, më pas në Angli, Egjipt e në fund të jetës në Francë, ku edhe u shua në prill 1961.(Albanianpost.com)
zugu dhe Sala i Vicidolit hajdute te shtetetit
Marveshjet sekrete te Ramurit do te dalin pa 100 vitesh, prandaj nuk i ruhet fare palloshit.
Problemi eshte se Osmanet dhe Osmanet ishin dhe jane njesoj.
Emrat turq,Mbiemrat,Istitucionet Turke,Skoliot turke ndikojne ne Ndergjegje dhe jane Identitet.
Kjo dihet.
Problemi eshte.
Kur do “clirohen” Pella-Zagaret islamike nga Kjo Perandori?
Mire qe e kopjove autor materialin nga gazete greke (in.gr) por e tjetersove permbajtien dhe thelbin apo te verteten.
Turqia dhe Atatürk kishin bere nje symfoni te fshehte me qeverine turkoshqipfolese te Albanistan it,si nje koloni/shtet vasal te turqise meme e jo te dilnin kunder me mbretin zog.
Kjo acaroi jashte mase Atatürk sa ai nuk e pranoi per sa ishte gjalle.
Kjo sipas ketij,birazeret tourkalvanoi shkelen marrveshjen e fshehte (dokument origjinal,qe sot ndodhet ne arkivat greke)
Qeveria e tiranes nuk do te bente asgje me koken e saj sidomos ne lidhje me gjitonet.
Madje kishte nje symfoni qe ministrat e mbrojties,policise etj do te ishin muslimon brother’s.
Pra del qart se “Pavaresia e ’12” nga turqia ishte nje fiasko apo mashtrim…
Si ka mundesi qe nji popull apo shtet fiton Pavaresine pa shkrepur asnje dyfek apo bere kurbon asnje koke turku…!?
Pirdhuni ne Qipro.hiena!