Përfundon procesi i legalizimit në Baldushk, Lame sqaron procedurat për tokat bujqësore

6 Nëntor 2021, 14:42Ekonomia TEMA
Përfundon procesi i legalizimit në Baldushk, Lame sqaron procedurat

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame ishte në një bashkëbisedim me banorët e njësisë administrative të Baldushkut. Lame duke shpërndarë 90 vendimet e fundit të legalizimit, ka njoftuar dhe mbylljen e këtij procesi në këtë zonë kadastrale. I shoqëruar nga drejtori vendor z. Artur Cobani dhe stafi i Drejtorise, Lame ka shpjeguar vijimin e procesit të regjistrimit të tokave bujqësore të përfituara me ligjin 7501.

Drejtori i Përgjithshëm tha se falë ligjit 20/20 të gjithë mbajtësit e AMTP-ve duhet të aplikojnë për tu pajisur me certifikatë pronësie. Duke dëgjuar ankesat e banorëve, se për të bërë gen planin duhet të paguanin një topograf privat, Lame sqaroi se me gjithcka do të merret Kadastra dhe e vetmja detyrë për mbajtësin e AMTP-se, është aplikimi tek portal qeveritar e- Albania.

Lame tha se të gjitha familjet që e kanë në emër të prindërve të tyre AMTP duhet të nxitojnë për ta përfunduar aplikimin, pasi me vdekjen e personit që ka këtë dokument, procesi vështirësohet.

“Prindërit tuaj të shkojnë 100 vjet, por mirë është që të veproni në kohë për të aplikuar për pajisje me certifikatë pronësie”, tha Lame. Në këtë zonë shumë banorë ishin pajisur me leje legalizimi që në vitin 2017 dhe nuk i kishin tërhequr tek zyrat e drejtorive vendore.

Me perfundimin procesit te legalizimeve ne Baldushk, drejtoria vendore kishte marrë për të dorëzuar edhe këto leje që ishin bërë gati prej katër viteve edhe pse njoftimet janë publikuar në median e shkruar dhe në faqen zyrtare të Kadastrës.

4 komente në “Përfundon procesi i legalizimit në Baldushk, Lame sqaron procedurat për tokat bujqësore”

  1. Lameartani says:

    Mjafte me propogande z.Lame.
    Kam shtate vjet qe kam dorezuar dokumentat bashke me ATMP dhe vazhdojne sorollatjet ne Kadastren Fier.
    Nuk ju punon vula ne qofte se nuk ju vaiset Z. Lame.
    Mjafte me se na i keni nxjerre qumeshtin e nenes nga hundet.Nuk po largohen kot shqiptaret nga vendi.Ketu sundon mafia ,ne krye te se ciles jeni ju qeveritaret , pastaj administrata qe ju kon juve per ti mbajtur ne pune.

  2. rexha 10 says:

    PO ME LIGJIN 7501 TE SALIUT .KURE DO TA ZHDUKENI????????????????????????

  3. Patriot says:

    Si do zgjidhet ligji 7501? Saliu e dha toke ne perdorim. Ju i bete me tapi. Nuk ndodh askund ne bote kjo. Shteti nuk fal prone. Ajo eshte prone shteterore. Kemi pjese te gjithe. Prona ose toka ne gjithe boten ose blihet ose dhurohet. Por jo nga shteti. Nuk dhuron shteti toke. Jam ne mes te tiranes. Te selvia. 13 vjet shpia ne pallat te ri pa hipoteke. Se ka bere ndertusi 4 kate shtese. Ca me plasi mua. Prishi ose hipotekoi. Jepini zgjidhje. Ju hengert mortja. Mizerje.

  4. Gezim says:

    Shteti, me ligj dhe kushtetute kate drejt te mbroj dhe te administroj pronat e veta askush nuk mund ti tjetersoj, por nuk ka ne menyre absolute te drejt te abuzoj me pronen e privatitt, pronen qe privati e ka te blere, te dhuruar ose te trasheguar, lejohet ne rastet e parashikuar me ligj te vecant dhe perkundrejt shperblimit ose kompensimit.
    Certifikata e leshuar nga AShK eshte nje tjeter gjakderdhje qe i shtohet prones private dhe pronareve te lighshem te saj. pra qe do te perkthehet ne lufte per te drejten mbi pronen.
    Ate qe nuk e permbush politika dhe shteti do ta permbushin vet pronaret me forcat e tyre vetgjyqesia eshte nje veprim kur shteti dhe politika te vjedh e abuzon te drejten qe ka individi/ pronari mbi pronen e tij te ligjshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje