Kriza energjetike në Shqipëri! Pse u shit aq shumë energji në fillim të vitit?!

3 Nëntor 2021, 12:40Ekonomia TEMA

Edhe pse në vend është prodhuar energji në nivele rekord gjatë 8 muajve të parë të vitit, ajo nuk ka plotësuar nevojat e OSHEE, e cila është detyruar të blejë energji në tregun e lirë me çmime rekord deri në 313 euro/MWh.

Paradoksi qëndron në faktin se KESH ka shitur rreth 1.4 mld kWh energji këtë fillim viti me çmime pesëfish më të ulëta, raporton Top Channel.  Shqipëria dështoi të arrijë objektivin e Bankës Botërore për t’i ulur humbjet në rrjet në 14% dhe kjo ka sjellë një faturë të rëndë financiare, sidomos tani në periudhën e krizës:

Qeveria akordoi një garanci sovrane prej 200 milionë eurosh për OSHEE që të sigurojë energjinë në treg si dhe të mbrojë bizneset e vogla dhe familjarët nga çmimet e rritura të energjisë, ndërsa ende nuk ka një vendim për fashat e tjera.

1 komente në “Kriza energjetike në Shqipëri! Pse u shit aq shumë energji në fillim të vitit?!”

  1. Lili says:

    Nga kush e blejme aq shtrenjt? Nga EFT?! Qe rrethi vicioz i vjedhjes te jeteperfekt?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje