Ish-deputi i PS, Koço Kokëdhima deklaroi në emisionin “Breaking” në Top News se kanabisi farmaceutik do të duhej të ishte legalizuar në Shqipëri që prej vitit 2014.
Sipas ish-deputetit, sot të gjitha shoqëritë e përparuara e kanë kaluar këtë debat, dhe sipas tij, shteti po humb shumë ekonomikisht.
“Sot, debati për faktin nëse duhet legalizuar ose jo kanabisi është debat i kapërcyer në të gjitha shoqëritë e përparuara të Evropës dhe SHBA. Nuk ka asnjë argument kundër.
Kundërshtarët nuk kanë më asnjë armë në duar. Problemi është vetëm kompleksi i këtyre njerëzve. Kemi 1 milion arsye se pse duhet ta kishim legalizuar kanabisin farmaceutik që në vitin 2014”, tha Kokëdhima.
Ish-deputeti shtoi se në Shqipëri ka me mijëra përdorues të kanabisit dhe legalizimi do ishte një ndihmë për këta të fundit
“Duhej të kishim bërë hapa të rëndësishëm edhe për legalizimin për përdorim nga të rriturit për qëllime rekreative. Konsumi i kanabisit është realitet në të gjitha shoqëritë. Qeveria duhet t’ i përgjigjet këtij realiteti me ligje. Janë me mijëra konsumatorë kanabisi në Shqipëri.
Është më mirë të mësohet se kush e konsumon kanabisin dhe mund ta marrin në farmaci, me cilësi dhe çmime të drejta. Nga ana tjetër kjo duhet të shërbejë edhe si ekonomi. Edhe Greqia dhe Maqedonia e Veriut po e bëjnë realitet”, tha Kokëdhima.
Ziti Koco,mendimi jote ishte e mire por koha ishte gabim.
Ke pasur dhe ke shume te drejte zoti Kokedhima sidomos per perdorim mjeksor eshte nje gje shume e mire. Por fatkeqesisht pushtetaret tane nuk mendojne si ju dhe te mirat qe kjo do te sjelle vendit nese ka rregulla si te administrohet kjo bime e mrekullushme qe sheron shume semundje.Kur do ta kuptojne ata kete gje qe bota e ka kuptuar dhe vendosur ta perdorin me rregulla qe duhen.
Ca flisni o njerez.Mendoni se duke ligjeruar kanabisin nuk do te kete me krime.Mbillni fushat se jane bosh me grure qe te mbushni barkun dhe jo me flete qe te mashtrojne mendjen.Nese lejohet qe te mbillet 5 bime per ceshtje mjeksore, do te mbillen 5 hektae ne menyre te pautorizuar, qe si rrjellim do te shtohet kriminaliteti.Vetem presidenti i Filipineve ua gjeti dermanin.
Doli dhe ky hajduti që nuk la uzinë e fabrikë , toka dhe prona pa vjedhur dhe bën si konsulent farmaceutik.
Kështu ndodh kur SPAKU meret me miza dhe Jo me mizerjet.