Gjatë një daljeje publike për media pas mbledhjes së kabinetit qeveritar pasditen e sotme, ministrja e Arsimit Evis Kushi bëri me dije vendimin e marrë në mbledhje për rritjen e pagës së mësuesve me 6% duke filluar nga viti i ardhshëm.
Gjithashtu ministrja bëri me dije se krahas pagës së mësuesve do të rritet dhe paga e punonjësve psiko-sociale në shkolla, pasi në këtë mënyrë bëhet dhe vlerësimi i kontributit të tyre të dhënë gjatë periudhës së pandemisë.
“Dua të ndaj me ju disa nga këto lajme, pasi në ditët në vijim do të komunikojmë me detaje të gjitha vendimet e marra.
Së pari dua të ndaj lajmin për rritjen e pagave të mësuesve me 6% duke filluar nga viti i ardhshëm.
Për herë të parë në këto vitet e fundit pagat nuk po rriten vetëm për mësuesit, por edhe për punonjësit psikosocial. Ata kanë patur një kontribut të vyer gjatë muajve të pandemisë dhe në këtë mënyrë ne shpërblejmë punën e tyre.
Lajme të mira vijnë edhe për Arsimin e Lartë, ku një nga prioritetet tona është ndërkombëtarëzimi i diplomave tona, në mënyrë që të rinjtë tanë të bëhen të konkurueshëm në tregun europian.
Këtë herë ne do të kemi një buxhet të dedikuar për Universitetet për të avancuar në këtë fushë”, tha Kushi.
Ndërsa ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bëri sot me dije se qeveria ka vendosur të rrisë me 10 për qind ndihmën ekonomike për familjet në nevojë.
Përmes një komunikimi për mediat Manastirliu tha se do të alokohen 45 miliardë dollarë nga buxheti për mbrojtjen e shtresave në nevojë. Ministrja e Shëndetësisë tha se në vitin 2022 do të rriten me 6 për qind pagat për “bluzat e bardha”, mjekë e infermierë.
“Kemi disa vendime të rëndësishme për të komunikuar. Sot qeveria mori vendimin për miratimin e projektbuxhetit për vitin 2022. Kërkojmë të komunikojmë vendimet e rëndësishme. Program i ndihmës ekonomike si një mburojë sociale do ketë rritje të masës së ndihmës ekonomike në masën 10 për qind. Do ketë rritje të ndihmës ekonomike për familjet me fëmijë mbi 18 vjec.
Do të vijojmë të mbështesim fëmijët jetime duke ia dyfishuar masën e mbrojtjes së këtij programi. Edhe për gratë e trafikuara do ketë rritje me tre herë. 45 miliardë dollarë do alokohen në buxhetin e shtetit për mbrojtjen e shtresave në nevojë. Do ketë rritje të buxhetit për pagat e personelit mjekësor, mjekë infermierë. Do vijojmë në vitin 2022 me rritjen e pagave në vitin 2022 me 6 për qind të rritjes së pagës”, tha Manastirliu.
?????????????? shtet i ngordhur komplet
Inflacioni i ushqimeve e ka kaluar 20% e po shkon drejt 30% e keta plehrat thone qe do rrisin rrogat 6%. Cohuni o popull, rrezojini keta mashtrusa qe po ju pijne gjakun.
…45 miliard dollare.???!!!
Mero na merove fare. Kane mbaruar filloren gazetaret e tu apo vetem universitetin?
PUNE E MBREKULLUSHME SIDOMOS PER BLUZAT E BARDHA. PUNA E TYRE NUK PAGUHET KURRE SA MERITOJNE. NUK PAGUHET PUNA DOKTORRESH FITORE HADOS NE VADEJS QE UDHETONTE NATEN PA HENE NEPER FUSHA E NEPER MALE PER TE NDIHMUAR NJEREZIT NE LUFT ME VDEKJEN. SHERBIMIN QE TE BEN PERSONELI I MJEKESIS NUK TA BEN ASNJE PJESTAR I FAMILJE SADO I DASHUR APO I AFERM. NDERIM PA MAS PER PERSONELIN E SHENDETESIS KUDO QE NDODHEN.
Kolumbi hesapi i lënë në dorën e individit. Shtresa me e varfër nuk janë mësuesit por pensionistat me pensionet me të ulta o koke trashet e Albanistan it.
O hajvane komentues , as qeveria e as Edi Rama , nuk pjellin leke , sidomos pas nje pandemie globale . Asnje shtet ne bote nuk ka ngritur rrogat e pensionet ne keto momente . Idiote .