“Jemi në situatë karteli ekonomik dhe politik”, DritanShano: Shteti po i krijon vetë monopolet

29 Tetor 2021, 09:13Ekonomia TEMA

Eksperti i ekonomisë Dritan Shano deklaroi se Shqipëria sot ndodhet në një situatë karteli ekonomik dhe politik.

Sipas Shanos, shteti shqiptar në vend që t’i luftonte monopolet po i krijon vetë ato, duke i lënë paratë vetëm në një grusht njerëzish.

“Ky mekanizëm duhet këputur, duhet thyer. Pse shkohet në off-shore? Shkohet në off-shore pasi ti nuk ke garanci te personi që ke zgjedhur për fytyrën.

Mjafton një vullnet politik dhe një nen në ligjin për prokurimet publike , ku thuhet nuk pranohen kompani që nuk janë të regjistruara në QKB, të kenë kontrata publike, të kenë tenderë. E tha Belindi që këta njerëz që janë në landfille janë dhe në ujësjellës.

Pra shteti i cili duhet të ishte luftëtari i paepur i monopoleve, i krijon monopolet vetë. Prandaj unë them se sot jemi në një situatë karteli ekonomik dhe politik”, tha Shano në Absolut 4.

2 komente në ““Jemi në situatë karteli ekonomik dhe politik”, DritanShano: Shteti po i krijon vetë monopolet”

  1. NGA NJERIU I STAFIT TE FATOS NANOS TEK OBORRI I ish-SHQUP_it TE BEN TOTALISHT TE PABESUESHEM Z. SHANO, QE MESA PO KUPTOJ NUK E NJEH ASPAK KAPITALIZMIN [EKONOMINE E TREGUT TE LIRE], POR THJESHTE JE NJE LEHES NEPRE MEDIA SIPAS “KOMANDAVE” QE TE JAPIN NE ZYRAT E PD_es… SI ISH NJE NDER PEDAGOGET E FAK. EKONOMIK TE JAP NJE KESHILLE, QE VLERESOJE SI TE DUASH NESE KE SADO PAK “NUHATJE”, SE NDRYSHIMI I KRAHEVE NE POLITIKE NUK TE JEP TE DREJTEN TE NGATARROHESH ME FORMULAT EKONOMIKE TE KAPITALIZMIT, POR DUKET QARTE QE JE VIKTIME E PD, E GRUPIT TE LULZIM BASHES, QE TE NXISIN/PERDORIN TE FLASESH KESHTU NEPER MEDIA.

  2. Bravo Korça says:

    #ISH PEDAGOG NE FAK.EKONOMIK
    Po u more me autorin si person dhe jo me çështjet që ai shkruan atëherë më mirë mos shkruaj se është humbje kohe. Për më tepër kur e ben këtë në kushte anonimiteti. Shpreh mendimin tënd për atë që shkruhet por mos ofendo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje