Indeksi Global i Konkurrueshmërisë së Talenteve, publikuar nga Shkolla Franceze e Biznesit (INSAD) gjatë periudhës 2020-2021 (koha kur pandemia COVID-19 është prezente), e rendit Shqipërinë të 73-ën në rend të përgjithshëm dhe të 36-ën në Evropë.
Krahasuar me vitin 2020, vendi ynë është përmirësuar me tre pozicione.
Përgjatë 18 muajve të fundit, ekspertët kanë marrë në shqyrtim strategjitë e talenteve të të gjitha llojeve.
Tri faktorë ndikues, sipas tyre, lidhen me: kufizimet për të udhëtuar; rëndësinë në rritje të takimeve dhe bashkëpunimit virtual, në krahasim me ndërveprimet më tradicionale ballë për ballë; dhe ri-renditjen e prioriteteve lokale dhe kombëtare përballë emergjencave të shumta.
Bazuar te faktorët e mësipërm vihet re se vendet evropiane vazhdojnë të dominojnë renditjet: 17 prej tyre janë në top 25.
Sërish kryeson Zvicra, duke ruajtur pozicionin e një viti më parë, pasuar nga Singapori dhe Shtetet e Bashkuara.
Ajo që bie në sy, është shteti francez, i cili krahasuar me periudha të mëparshme, hyn në top 20 këtë vit.
Në rend të përgjithshëm, Mali i Zi ka indeks më pozitiv (i 49-të në rend global) sa i përket konkurrueshmërisë së talenteve, krahasuar me vendet e tjera të Rajonit.
Ndërsa në top listën e vendeve evropiane, ky shtet renditet i 30-ti.
Bosnja dhe Hercegovina ka indeksin më negativ (e 91-ta në rend global) dhe e 39-ta në rend evropian.
Maqedonia e Veriut pason Bosnjën me shifrat: 79 në rend të përgjithshëm dhe 37 në renditjen evropiane.
Krahasuar me vitin 2020, Maqedonia e Veriut ka lëvizur me 10 vende – nga 89 që ishte një vit më parë.
Mali i Zi ka pasur një përmirësim me 4 pozicione, ndërsa Serbia është në të njëjtin stad.
Pavarësisht renditjes në shifra, Maqedonia e Veriut është vendi që ka pasur më shumë zhvillim në këtë aspekt.
Në top 25 vendet
Vendet e tjera jo-evropiane që hyjnë në top 25 janë: Australia, Kanadaja, Zelanda e Re, Japonia, Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Dy karakteristika që bien në sy në renditjen e 2021-shit janë se, për herë të parë, rajoni i Amerikës Latine dhe Karaibeve është e përfaqësuar në kuartilin më të lartë të GTCI nga Kili dhe Kina.
Autorët e raportit bëjnë me dije gjithashtu se ky ndryshim i jetës, kushtëzuar nga pandemia, i “detyroi” qeveritë dhe politikbërësit të përshtatnin ose rishikonin ligjet.
Kjo u bë me qëllim mbrojtën e interesave të punëdhënësve dhe punëmarrësve në këtë klimë të re të krijuar.
Ky fenomen pati disa ndërlikime, në nivel ndërkombëtar, për sa i përket lëvizjes së talenteve përtej kufijve (si p.sh., mërgimi, detyra virtuale kundrejt zhvendosjes). Kjo ndikoi te strategjitë e kompanive të mëdha globale.
Duke marrë parasysh shumë faktorë si GDP të vendeve, arsimin, teknologjinë, raporti thekson se jo të gjithë fëmijët/nxënësit kanë të njëjtën qasje në pajisje teknologjike.
Sa u përket vështirësive në nivel kombëtar, ka një ndryshim midis zonave rurale dhe urbane.
Ky kompleksitet thellohet edhe më shumë në nivel global.(Albanianpost)
Nga ti nxjerrësh talentet kur më i mençuri i Laçit të Vaut të Dejësit është Nard Ndoka që e kanë votuar 20 vjet për deputet sa Sala e bëri edhe ministër shëndetsie?!!