“Do ju tregoj nje barcaletë”, Shehi i drejtohet Manastirliut: Mund të na hutoni sa të doni me histori ambulancash, por…

8 Nëntor 2021, 11:51Politika TEMA

Deputeti Dashamir Shehi e vuri theksin sot në fjalën e tij në Komisionin për Ekonominë dhe Financat tek pandemia.  Duke iu drejtuar ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, Shehi tha se e gjithë energjia e ministrisë duhet të përqendrohet tek menaxhimi i pandemisë.

“Kështu që kjo lloj historie me riparim e ambulanca, mund të na hutoni sa të duash ne këtu, por rezultantja e asaj shëndetësisë është atje përjashta”, tha Shehu, i cili tregoi edhe një barcaletë në lidhje me planin për restaurimin e 6 katëshit në QSUT.

“Unë them që 90% e energjisë së shëndetësisë për këtë vit duhet t’o drejtohet kësaj fushe, ato që po bëni uroj të jenë me gjthë mend si thoni ju, por nuk është e besoj shumë.

Nëse s’i dilet përballë kësaj pune gjithë ai muhabeti jo riparimi i 6 katëshit te QSUT do ju them një barcaletë, kur mbaronte me u riparu kati i gjashtë, ishte bërë për tu riparuar kati i parë i gjashtë katëshit, e kupton ti?”, tha Shehi.

“Jo nuk bëhet më”, reagoi Manastirliu. Ndërsa Shehi shtoi: “I gjithë ky disktuim është cështje parash, paraja ka për të qene gjithmonë hall i madh se paratë kaq janë këtu. Halli më i madh që ka shëndetësia jonë për këtë vit ishalla jo edhe për një vit është pandemia. Ne dalim nga situata nëse jemi të zotë e të kemi kurajon për ca reforma, por ne kështu arnojmë një sistem.”

1 komente në ““Do ju tregoj nje barcaletë”, Shehi i drejtohet Manastirliut: Mund të na hutoni sa të doni me histori ambulancash, por…”

  1. Dr pr Sali Ram Berisha & bijte says:

    Kur ishe ti zv/ kryeminister, as qe behej fjale per shendetesi, por per pijetore brenda pavioneve. Sa mbaronte rikonstruksioni i pijetores se gjashte, pijetorja e pare kishte dale jashte perdorimit nga ngarkesa e tepert.
    Kete shendetesi kishte vendi nen drejtimin e malokeve dhe pijaneceve si puna e juaj qe sot na i “ha” meraku se perse nuk behet me shume ne shendetesi.
    Kjo ministre qe eshte, eshte personi me i mire, me i pergjegjshem, me i duhuri per ate pozicion, dhe ti e di mire kete, por pas dopios se trete, edhe ti duhet te gjendesh ne “pune” e te besh te “merakosurin” per hallet e memedheut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje