Veliaj: Gati për zgjedhje të pjesshme vendore, LSI ka mbyllur qepenin. PD ka cirkun e Foltores

7 Nëntor 2021, 17:18Politika TEMA

Nga Vora e cila është një nga bashkitë që nuk ka një kryetar, Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës Erion Veliaj tha se kjo forcë është gati për të ndezur motorët elektoralë.

“Ne morëm vendimin e drejtë nga Gjykata Kushtetuese dhe Komisioni i Venecias që zgjedhjet vlenin. Kështu që ne po përgatitemi për zgjedhje në Rrogozhinë dhe në Vorë, ku do të fitojmë më thellë seç fituam në datën 25 prill, se po të shikosh ata që kishim përballë s’janë dukur më. LSI-ja e ka mbyllur komplet qepenin, ai dyqan nuk shet më, është komplet për likuidim. Ndërsa ata të tjerët janë cirku në fshat me foltoren”.

Në takimin me socialistët e Vorës, Veliaj ka komentuar edhe zhvillimet në Partinë Demokratike.

“Shikoni ata që kishim ne përballë. Janë duke u zënë me foltoret, cirku që shkon fshat më fshat. “Çfarë do ndodhë me Saliun dhe çfarë do ndodhë me Lulin?!” U provua ajo që ne thonim në fushatë, – këta nuk e kanë mendjen tek hallet e njerëzve, këta e kanë mendjen ku janë vetë. Fakti që ata janë duke u marrë me hallet e tyre, do të thotë që për popullin s’u ra kurrë në mend. Iu duheshin votat vetëm për atë moment, pastaj pas 25 prillit nuk janë dukur më se e kanë mendjen tek foltorja”.

Partia Socialiste i ka kërkuar presidentit të Republikës që pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për lokalet e 30 Qershorit 2019 të dekretojë zgjedhjet e pjesshme, vendore në 6 bashkitë pa kryetarë.

4 komente në “Veliaj: Gati për zgjedhje të pjesshme vendore, LSI ka mbyllur qepenin. PD ka cirkun e Foltores”

  1. Franci says:

    Lere qepenen po shtypjani koken gjarperit dera sa te ngordhe , zhdukeni LSI-ne nga faqia e dheut , mos ti degjohet fryma me si parti qe gjate gjithe viteve te saj vetem vodhi ….kaq e thjeshte , vetem vodhi ….qeroini qelbesirat e LSI-se , kurse sa per te tjeret ….ata ska nevoje ti godasesh , ata jane si ajo fjale e urte , perpara kam greminen dhe mbrapa humneren …..ata po dominoi Luli do jene te reduktuar ne ate nivel si LSI-ja . nese do triumfoje Saliu ……vaj me det ku do katandisen ….do ti konsiderojne jo parti , por organizate teroriste …….

  2. Pleh says:

    Votoni per PS, LSI PD ose edhe per Enver Hoxhen por mos lejoni kete gjarper sorosian Te zevendosoje nene e babe me prindi 1 e prindi2.

    1. anti plehu says:

      Po çfare thua , more Pleh (sa mire ia paske gjetur vehtes nickun , tamam siç je ) . Kush na qenka ky gjarper sorosian ? Po ne rradhe te pare , kush eshte Sorosi , a mund te na i pershkruash nje çike , kujt i paska bere keq , kujt i sherben dhe ç’te lidh ty me nje multimiliarder si Sorosi , qe e pergojon ? E pastaj ç’do te thuash me “te zevendesoje nene e babe me prindi 1 e prindi 2 ” !? More , juve kur shkruani , vini ne perdorim vetem doren dhe mauzen , po mendjen ku e percillni ? Po ç’eshte gjithe kjo urrejtje , sikur te kane vrare te teme e te tate ? Injorant , kokebosh e idiot i vertete .

  3. Lani says:

    TI je thjesht nje hipokrit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje