Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot në një takim të foltores së tij me të rinjtë e Forumit Rinor të PD-së, se nuk do të pranojë që Basha të jepte dorëheqje, por se demokratët do ta hiqnin atë.
Ky pohim erdhi pasi thirrjes që sekretari i FRPD-së Rigels Muçollari i bëri kreut të PD-së, që të jepte dorëheqje nga posti. Muçollari tha se Basha me vendimin e fundit për shpalljen e zgjedhjeve brenda FRPD-së, po intimidon demokratët.
“Zoti Basha po intimidon PD, dhe FRPD-në që anëtarët mos të jenë më pjesë e saj. Dua t’i drejtoj një thirrje publike. Zoti Basha, jepini fund marrëzisë, jepni dorëheqje një minutë e më parë. Çdo minutë e jotja i jep oksigjen korrupsionit, varfërisë dhe Edi Ramës. Zoti Basha, jepni dorëheqje dhe ruaj një fije dinjitet për veten tuaj”, deklaroi Muçollari.
Sakaq, Berisha ndërhyri duke u shprehur se: “Nuk do ta lejojmë të jap dorëheqjen jo, do ta heqim”.
Populli shpellar e ka çarë rrugën e historisë me kallash në dorë. “Do ta heqim” . Po si ? Këta që i shkojnë në takime, foltore (nevojtore), këtij shpellari , nuk kuptojnë abc e demokracisë. Kur departamenti i shtetit u thotë që : ky ka minuar demokracinë në Shqipëri, këto janë format. Pa garë, pa respektuar statuset, lincim i zërave ndryshe, deri eliminim fizik. Duhet të jesh fare leshko të mos kuptosh këtë që po ndodh. Ky ka hallin e tij e të Zenit +Argites. Ndërsa dembelë e të pa civilizuarit duan kthimin e tij. Po a nuk ishte ky që e promovoi, e bekoi, e më pas e rikandidojë Bashen? Kaq guak është ky popull shpellaresh që duan kthimin e një njeriu që e dogji dy herë Shqipërinë ?