Rama kritikon Dritan Lelin: Modeli më i shëmtuar për abuzimin me mjedisin! Me qese në dorë e pastron vetë pyllin e Sodës

7 Nëntor 2021, 12:08Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar sërish kreun e Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli , për ndotjen e mjedisit në Vlorë. Nga Pylli i Sodës ku ka nisur operacioni kombëtar për pastrimin, Rama tha se bashkia Vlorë është bashkë abuzuese me ndotjen në Vlorë.

“Është një tradhti shumë e madhe që ka degjeneron vendin tënd në sytë e të tjerëve. Vlora për fat të keq në vend që të ishte model, pasi siç është bërë model për transformimin, për pikat e tërheqjes së më shumë turistëve, siç është bërë model për rritjen e aktivitetit të biznesit të vogël, për mbledhjen e të ardhurave.

Është modeli më i shëmtuar i abuzimit me mjedisit të njerëzve dhe indiferencën lapidare të bashkisë që është bashkë abuzuese. Është e paimagjinueshme, se ky nuk është një pyll si amazonat në Brazil, por është një pyll që kreu i bashkisë bashkë me përgjegjësit për këtë punë mund ta bëjnë të bëjnë me makinë për 3 minuta.

Këtu nuk ka nevojë as për ushtri, as për vullnetare, këtu mjafton kryetari i bashkisë dhe 5 veta të tjerë me një qese në dorë çdo ditë që pylli i Sodës të mos herë askush asnjë mbetje”, tha Rama.

33 komente në “Rama kritikon Dritan Lelin: Modeli më i shëmtuar për abuzimin me mjedisin! Me qese në dorë e pastron vetë pyllin e Sodës”

  1. vlora.vlora says:

    Ti na e bere peshqesh ,keshtu qe mos llomotit cdo here ,ke do na vesh ate te korruptuarin Gjiknurin

    1. Na mbytën idiotët e Sali Komunistit. says:

      “Sikur të isha përsëri 20 vjeç, do shkoja te pastroja Pyllin e Sodes ne Vlorë” tha Enver Hoxha. Apo e tha për fshatin ai?
      Se ç’mu kujtuan disa ndodhi të vjetra. Ka qene dhe nje Lej Fen ne Kinë, qe mblidhte gozhda rrugës.
      Por, te themi te drejtën, me mire nje Lej Fen si Edi Rama, se sa nje Katunar Komunist fanatik si Sali Viçidoli.

    2. Kalec Dega says:

      Bravo Rama, Betonier i Ballkanit…..
      =
      lol

  2. Besa says:

    Ti ke Tiranen zhul, po shkon ne pyll!!!
    Tirana nuk ka qene ndonjehere me pis se sot.
    Brenda lagjeve eshte skandal.

    1. Fajtori.com says:

      Po Besa.
      Njesia 5, ka tre muaj me trotuaret copë copë. Firma ndertuese eshtë zhdukur.
      Kupe me dhe, gropa të lëna hapur, dhe ku? Mu ne mes të qytetit, ose në bllok!
      Turp Lali Eri!

      1. Ai says:

        Po besa po,te kishte lezet shpirti kur beje shurren ne breg te Lanes, nen gratacelat e lokeve, apo rrézé ndonje kjoske byreqesh perballe Dajtit ne bulevard… eh c’na mungon gropa è Ajdin Sejdise… dhisje per qejf mu ne qender te Tiranes…! Po jeni te rinj ju, s’i arritet kohet e lavdishme te lirijes demokracijes?

        1. ................ says:

          Eh c’kam dhi nje here ne Tirane edhe une. Ishin kohet e liries demokracies.
          E kishin ne dore myslot, atebote

  3. kur do zere mend njeriu says:

    Zoti Kryeminister! Nga pervoja ne diktature dhe tani ne demokraci , konstatoj se : sot po te vrasesh “drejtesia” te fut ne burg dhe te nxierr sipas “qejfit”; atje ke televizor, femer per marrdhenie me kalendar e pa kalendar, ke te gjitha kushtet me nje perjashtim: nuk paguan asgje dhe paguan takse prindi dhe familjaret e atij qe vrave qe ti te jetoshe mrekulli. Po te kritikosh nje administrator apo dike tjeter i rangut te Dritan Lelit, as pjerdh fare se çfare i thua, por qeshe dhe vazhdon ne qejfin e tij, prandaj= po vrave me dashje duhet te vritesh, po nuk bere detyren duhet te shkarkohesh, bile ne bulevard pa vajtur ne zyre dhe te mbashe dhe pergjegjesi penale; s’pyet njeri per kritika e as pêr shembuj. Ky eshte dallimi per keto çeshtje i diktatures me demokracine. Ne kemi pranuar, me dashje apo pa dashje qe te realizojme te dyten, atehere fjalet jane ere e qelbur qe bien halete e kesaj pa permendur gjithe bastardimet e tjera qe na solli deri tek shkaterrimi total i asaj qe shoqeria e krijoi mbi bazen e pervojes mijra vjeçare: FAMILJES. I shkrova ashtu kot se e di qe s’i merr njeri parasysh; çfreva.

  4. Dori says:

    Duhet mjelur edhe Vlora si Tirana. Per kete arsye duhet zhdukur Leli. Mjere Shqiptaret qe udhehiqen nga nje mafioz.

    1. mirel says:

      Mjere shqupisat ndyresira qe kurre nuk e kuptojne se kush eshte mafiozi i vertete….

  5. Student Horr i dhjetorit says:

    Me fal zoti Rama, e vura gabimisht kryetar bashkie ne vitin 2019, zgjedhje ku moren pjese 155 parti. E pranoj, gabova.

  6. Eno says:

    Kryetari i Bashkisë nuk ka të drejtë të dali e të mbledh plehra. Kompania që ti i jep tenderin ( kur urdheron këtë kryetar) duhet ta padtroj. Zotrote thua para një jave që jemi në kapitalizëm e sot (efhe dje) na ktheve të shtunën komuniste. Kuptohet që nuk ke nxjerrë urdhër me dokument, por me telefona. Kështu që kot i bie gjymit, a thua se populli është budalla dhe ti i vetmi i mëçur!!!

  7. Sqepari says:

    Eh mor sharlatan, don qe Leli te jape doreheqjen pas maskaradave qe organizon kunder tij, por sdo ndodhi. Eja te lagja ime te 21shi, te shohesh togjet me plehra brenda oborreve te pallateve e ska nevoje te lodhesh deri ne Vlorë!

  8. Sila says:

    Si mund te jete e paster Vlora kur ky sharlatan qe drejton Vloren nuk del njehere ne kembe te shoh se cfare behet me qytetin por e ka mendjen te jap vetem leje ndertimi “kuptohet se perse i jep ato ” .Cfare do beje dhe firma e pastrimit kur ky palaco nuk i jep prej gati nje viti leket per pastrimin duke i bere firmes presion “kuptohet perse ” Fatkeqsi per ne qe kemi nje kryebashkiak si ky .

  9. Vlonjati i ndershem says:

    Z Rama ju jini fantastik, por zgjedhja e Lelit ishte fatkeqesi per Vloren. Hiqeni kete kancer te shpetije Vlora

  10. Alba says:

    Tani beji sh… baces ,toshte i ndjeri Kadri Roshi ne nje film shqiptar vite vite me pare .Ver perpara deputetet me qese ne dore edhe patronazhistet e punesuar ne afministrate edhe beni punet qe nuk ben Leli .Neve boll na lodhet me llogje .Edhe radhes tjeter zgjidh nje te ngjashem me kete dhe e ke te garantuar fitoren .

  11. shkumbini says:

    Z.kryeminister.
    Pse kritimon Lelin qe realisht eshte me mire se Tirana. A e shikon Tiranen o njeri we nuk fshihet e pastrohet me? Shiko rrugen e Elbasanit nga kalon dhe kulmin e papastertise pata rast ta shof eshte te terminali i Qytetit studenti. Tmerr. Turp qe ai terminal lihet ne ate vend. Aty eshte Kandahar dhe bashkia inekzistente. Lere Vloren po shif Tiranen e lali Erit qe ja ka vene bomben me ndertime e zhul.

  12. Redi says:

    Ku eshte ai Fitim Zekthi, si nona e mashtrimit, te dali dhe ketu lluku lluka babashta dhe ta pastroje pillin e sodes!
    Ai kolere qe bie era kerme!
    O Ram e more vesh apo jo qe ka rrejt ne formulatin e dekriminalizimit ai skuth Zekthi, qija rop, orientoje SPAK-un te zbatoje ligjin, se ee anë të vendimit numër 524 të datës 16.10.2009, Gjykata e Lartë ka marrë vendim të mos pranojë rekursin e të gjykuarit Fitimtar Zekthi, duke lënë kështu në fuqi dënimin e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë në Elbasan dhe të vërtetuar edhe nga Apeli, ku Zekthi denohej me 6 muaj burg për veprën penale “mashtrim”

  13. Zaho says:

    Te rrojme me kujtimin si ka qene pylli i sodes para viteve 90 se me ardhjen e fshataresise nuk do e shikojme me me ate qetesi me ate pasterti me ata zambak

  14. luzati says:

    Ketij nuk i del inati qe ka me Lelin se plehrat po bejne MUUUU ne mes Tiranes , na dalka ky te pastroje pyllin e Vlores , si nuk i vjen zor ,eshte bere qesharak, i zgjilli problemet qe ka me energjine dhe varferine dhe tani po sulet Lelit se aty qenka shpetimi per Vloren shume patetik.

  15. Syri says:

    Pjesa qe u pastrua sot eshte e zonave te mbrojtura nuk eshte ne administrim nga Bashkia e Vlores por prape nuk e justifikon .Ne pastrim duhet te kontribojne te gjithe dhe jo vetem Bashkia .

  16. ardian says:

    Merru me plehrat e Open Balkan, e mos u merr me Vlonën!

  17. Skenderbegasi says:

    Kafshet nuk ndotin ne pyll,
    jane njerzit ata
    qe ndotin dhe demtojne,
    Ju lutemi
    disa komentuesve,
    te pakten,
    te sillen si kafshe!

  18. Jai-i9 says:

    Përrallat e Ramës sa për sy e faqe.
    Ramë kryemafiozi meret me Lel mafiozin për plehërat ……?
    Kushedi …nuk ka paguar tarifën e muajit Leli.

  19. Niku says:

    SA INATCI DHE PLEHRE NJERI QE JE O RAMI.

  20. Njeres pa (qe sduan)pune says:

    Problemi eshte tenderi i pleraveeeeee………plerat duhet ti kete bashkia dhe jo privatiiiiiii…Duka eshte bere milioner

  21. taso kume says:

    Hakmarja , eshte nje semundje mesjetare,si eshte e mundur te çfaqen simtomat ne kohet moderne,EDI a i ka mare ndonjehere ata burokratet e kryeministrise te pyllezojne ose ta pastrojne MALIN E DAJTIT, DRITAN LELIN nuk e njohim por duket puna ne qytet dhe per mua ka punuar mire, ME duket e çudiçme nga BEOGRADI direkte ne VLORE ?. duket sikur u largohet temave kryesore te dites.

  22. Tutu says:

    Nuk ta ka fajin Dritani … por Afrim Qendro hajduti qe nuk po gjen vend ku ta sajosh prape…

  23. Nje mergimtar says:

    Z. K/minister,pylli i sodes i ndertuar ne kohen e monizmit, ka 30-vjet qe eshte kethyer ne mall pa zot.Dhjetra e qindra peme jane prere dhe demtuar ne keto vite nga ndertimet pa leje qe po legalizohen dhe nga abuzuesit qe hedhin mbeturina.Ai pyll ku mbollen peme ,femije e te rritur, ne fillim te viteve 60-t sot nuk mund te quhet i tille.Dikush ironizon te djelat e pastrimit qe beheshin mbi bazen e blloqeve te banimit si veper e “komunizmit”. Pa qene aspak nostalgjik per ate rregjim,kerkoj nga keta qytetare te na tregojne nje menyre tjeter te mbajtjes paster te mjedisit.Puna ne komunitet duhet te nxitet e ata qe e kryejne duhet te vleresohen.JU Z.K/minister beni shume mire qe terhiqni vemendjen e Kryetarit te Bashkise por do te ishte mire qe ta detyronit ne baze te ligjit te kryej punen e tij.Jo ta pastroj vete por te vendos ne pune ata qe e kane per detyre.

  24. Eri says:

    More tek femijet u rente e gjithe kjo qe beni, se vetem atje mund t’ju japi dhimbje sic ju na jepni per cdo dreq pune qe beni. Vete i promovoni e vete i shani. Mortja te hengert. E te zente ndonje semundje qe te vuash e te te dale shpirti nga gjithe keto qe po na ben.
    Sikur ha gare me saliun more mos u gdhifsh. Bej edhe ti ndonje gerdec e kaloja edhe saliut.

  25. ***** says:

    Ky Leli eshte si Lalgjoni, hani pini e kendoni. Leli ha mish e peshk, pi raki dhe ja fut gjumit nen hijen e ullinjve te Budakut e Kuzmabase.

  26. Jari says:

    Dakort, ja u punua dje, po sot, po neser kush do vazhdoj aksionin e pastrimit?
    Se kjo puna e aksionit eshte e dobishme, porduhet mbajtur me kalendar, me forca, mjete, etj.
    A nuk bente dhe ish ministri Klosi keshtu, apo Teri Koka? S eshte puna te dali ne lajme dhe ja u krye pastrimi.
    KM ka staff qe duhet cdo dite te ndjekin kete ceshtje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje