Publikohet historia e panjohur të gjeneral-major Panajot Plakut me origjinë nga fshati Hoçisht i Devollit të Korçës, i cili pasi u diplomua në shkollën “Normale” të Elbasanit në vitin 1936, u kthye në qytetin e Korçës ku u lidh me grupet komuniste dhe në periudhën e pushtimit të vendit 1939-1944, ai u angazhua në Lëvizjen Antifashiste dhe për aktivitetin e tij u arrestua e u burgos nga autoritetet italiane në qytetin e Durrësit e pasi u lirua, doli në radhët partizane, duke u emëruar si zëvendës komisar i Brigadës së Parë Sulmuese të komanduar nga Mehmet Shehu, që me formimin e saj në gushtin e vitit 1943, në fshatin Vidhkuq të Korçës. Si i ngjiti shkallët e karrierës ushtarake Panajot Plaku pas mbarimit të Luftës, duke filluar nga komisar dhe komandant Divizioni në rrethin e Korçës, komandant Korpusi, Drejtor i Drejtorisë Operative dhe zëvendës shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare në Ministrinë e Mbrojtjes Popullore me gradën e gjeneral-major, zv/ ministër i Mbrojtjes Popullore për Drejtorinë e Kufirit, e deri tek posti i ministrit pa Portofol në qeverinë që kryesohej nga Mehmet Shehu? Si mundi të arratisej nga Panajot Plaku nga Shqipëria në qershorin e vitit 1957 (kur mbante funksionin e ministrit pa portofol dhe Kryetarit të Komitetit Shtetëror për Gjeologjinë) duke kaluar fshehurazi kufirin shtetëror në afërsi të liqenit të Pogradecit dhe të dilte në Jugosllavi, ku u vendos në Beograd si azilant politik dhe i dërgoi një letër udhëheqësit të Bashkimit Sovjetik, Nikita Hrushov, duke denoncuar të gjitha krimet e Enver Hoxhës dhe regjimit të tij?! Misteri i vdekjes së Panajot Plakut në vitin 1966 në hotelin ku banonte në Beograd dhe çfarë shkruante ai në kujtimet e tij për Enver Hoxhën e udhëheqjen e lartë të PPSH-së, të cilat i përmblodhi për t’i botuar në një libër me titull “Dhuna mbi revolucionin në Shqipëri”, dhe pas vdekjes së tij ai u përkthye edhe në gjuhën serbo-kroate (nga Predrag Vuqiviq, redaktor i gazetës “Borba” dhe Vela Popoviq, redaktor i Televizionit të Beogradit), libër që pati një jehonë të madhe dhe u botua më pas nga Shtëpia Botuese “Rilindja” e Prishtinës në gjuhën shqipe në vitin 1985.
Gjatë periudhës që Panajot Plaku qëndroi në Jugosllavi,i akomoduar në një Hotel në qendër të Beogradit si azilant politik, ai shkroi kujtimet e jetës së tij dhe ato që dinte e kishte dëgjuar për Enver Hoxhën e udhëheqjen e lartë të PPSH-së, të cilat në vitin 1965, i përmblodhi në një libër të titulluar “Dhuna mbi revolucionin në Shqipëri”. Ai libër u përkthye edhe në gjuhën serbo-kroate nga Predrag Vuqiviq, redaktor i gazetës “Borba” dhe Vela Popoviq, redaktor i Televizionit të Beogradit, si dhe u botua në gjuhën shqipe në vitin 1985 nga Shtëpia Botuese “Rilindja” e Prishtinës. Përveç dëshmive të familjes së Panajot Plakut (të dhëna ekskluzivisht për autorin e këtij shkrimi), pjesa e kujtimeve që po botojmë në vijim në këtë cikël shkrimesh, janë marrë nga ai libër që vazhdon të mbetet i panjohur për lexuesin shqiptar!
Letra e ministrit pa portofol, gjeneral-major Panajot Plaku, dërguar nga Beogradi në 1957-ën, udhëheqësit të Bashkimit Sovjetik, Nikita Hrushov
Prej këtyre gjërave që u thanë shihet qartazi se unë, familja ime dhe tërë farefisi im, kemi qenë të lidhur ngushtë me Lëvizjen Nacionalçlirimtare dhe, për këtë arsye, ikja ime nga Shqipëria, mund të duket e pakuptueshme! Unë kam qenë i detyruar të iki, ta braktis atdheun, popullin, Partinë, familjen, për të cilët kam qenë i gatshëm në të kaluarën, e jam i gatshëm edhe tashti ta flijoj jetën time.
Kam qenë i detyruar të iki për shkak se isha i informuar se udhëheqja e Partisë së Punës të Shqipërisë, kishte vendosur të më likuidojë, me ndihmën e organeve të Sigurimit të Shtetit. Unë nuk i di me saktësi shkaqet, që e kanë detyruar udhëheqjen që të marrë një vendim të tillë, për shkak se asnjë nuk më ka folur për këtë, por kuptova se vendimi i tillë, ishte marrë në bazë të ndryshimit të qëndrimit ndaj meje, të cilin e vërejta te udhëheqësit kryesorë të Partisë sonë dhe në bazë të fjalëve të tyre. Por, mendoj se ekziston një shkak, të cilin do ta shpjegojë në vazhdim.
Para një viti, organet e Sigurimit të Shtetit, e helmuan vëllanë tim, Kalo Plakun. Për këtë morën vendim, Enver Hoxha, Mehmet Shehu dhe, ndoshta, edhe ndonjë tjetër nga udhëheqja. Vëllai im, ishte drejtor i Fermës Bujqësore në Sukth. Ka qenë anëtar i Partisë prej vitit 1943, luftëtar dhe punëtor i mirë dhe ndoshta për këtë arsye, nuk di me saktësi pse e kanë helmuar! Ndoshta e kanë helmuar si spiun, në bazë të denoncimeve të rrejshme! Unë jam i bindur plotësisht se vëllanë tim e kanë helmuar organet e sigurimit shtetëror. Ky likuidim dinak i një komunisti të ndershëm, ishte organizuar aq keq, sa që krimi u zbulua me autopsi të kufomës.
Për këtë kisha dyshim jo vetëm unë, por edhe farefisi im dhe shumë anëtarë të Ndërmarrjes Bujqësore Shtetëror në Sukth. Mjekët, të cilët bënë autopsi të kufomës së vëllait tim, më thanë në fillim se: Kalo Plaku ishte helmuar. Më vonë, pasi u përzien përfaqësuesit e Sigurimit të Shtetit, mjekët thanë se: shkaku i vdekjes është i panjohur!
Vdekja e papritur e vëllait tim dhe fjalët që m’i thanë mjekët, më bënë që të mendoj se vëllain tim, do ta kenë helmuar, por kurrë nuk ka mundur të më shkojë mendja se e kanë helmuar organet e Sigurimit të Shtetit. Mirëpo, meqenëse nuk u ndërmorën kurrfarë masa hetimi për zbulimin e shkakut të vdekjes së vëllait tim dhe për shkak se bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit, nuk më lejonin as mua që ta analizoj personalisht këtë çështje, edhe për shkak të një vargu rrethanash të tjera, unë u binda plotësisht se vëllain tim, e kanë helmuar organet e Sigurimit dhe se këtë vendim e kishte marrë udhëheqja e Partisë.
Për fatin tim të keq, edhe Sigurimi i Shtetit u informua se unë isha i informuar për krimin e tyre të poshtër. Për t’a ruajtur autoritetin e udhëheqjes së Partisë dhe të Sigurimit të Shtetit, meqenëse unë mund ta paraqisja këtë çështje edhe në Komitetin Qendror të PPSH-së, Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu e të tjerë vendosën, me propozim të Sigurimit të Shtetit, të më likuidojnë edhe mua, e pastaj të thonë edhe për mua, sikurse edhe për vëllain tim, se: “Kanë vdekur me nder në krye të detyrës”.
Nuk di me saktësi kur u mor një vendim i tillë, por mendoj se kjo ndodhi në ditët e para të muajit maj 1957. Për këtë vendim, u informua Byroja Politike në periudhën ndërmjet datave 7 e 10 majit, por unë jam i bindur se: Byrosë Politike nuk i është prezantuar shkaku i vërtetë. Ndoshta atje është thënë se: unë jam “armik i Partisë dhe spiun”, por për këtë nuk kanë ekzistuar, as nuk kanë mundur të ekzistojnë kurrfarë dokumentesh dhe për këtë arsye Enver Hoxha, pa dyshim do të ketë trilluar njëfarë përralle të rrejshme dhe do ta kenë bindur Byronë Politike, që ta verifikojë vendimin për likuidimin tim.
Përveç kësaj, është për të besuar se në Byronë Politike, do të më kenë bërë fajtor edhe për veprimtari antisovjetike. Në përgatitjen e një karakteristike të tillë për mua, ka luajtur rol mjaft të madh edhe krye shefi i TUES (KGB-së) në Tiranë, Grigorjevi, për ç’arsye kam pasur me të këto shpjegime:
I pyeta shokët e udhëheqës nga GGK-ja, pse kanë bërë regjistër të tillë! M’u përgjigjën se regjistrin e kishte bërë këshilltari, bashkë me shokët nga TUES (KGB-ja) dhe me ekspertët sovjetikë, që punonin në ekspedita dhe se ata nuk i kanë përfillur vërejtjet tona. Meqenëse në atë kohë këshilltari gjendej në Moskë, unë me atë rast nuk ndërmora kurrfarë masash.
Pas një kohe të shkurtër më ftuan në Kryesi të Këshillit të Ministrave, ku m’u dha një udhëzim që ta pakësoj maksimalisht numrin e të gjithë ekspertëve të jashtëm, meqenëse ata po na kushtojnë tejet shtrenjtë. Pas kësaj, unë i ftova shokët udhëheqës nga GGK-ja dhe këshilltarin sovjetik për topografi, kështu që bashkë me ta, vendosëm t’i shlyejmë nga regjistri ata ekspertë sovjetikë, të cilët mund të zëvendësoheshin me ekspertë shqiptarë.
Unë i’a paraqita Këshillit të Ministrave një regjistër të reduktuar të ekspertëve sovjetikë dhe ky regjistër u verifikua. Mirëpo, kur isha në Çekosllovaki dhe në Republikën Demokratike Gjermane, propozimi im ishte ndërruar për shkak se Grigorjevi, nuk ishte pajtuar me pakësimit që i kishim bërë ne. Posaçërisht kishte insistuar me këmbëngulje për regjistrin e vjetër, udhëheqësi teknik kryesor i “Naft-gaz-bitum”-it, Kosorotovi. Kur u ktheva nga Republika Demokratike Gjermane, Grigorjevi më telefonoi dhe më pyeti me zë të hidhëruar, pse nuk jam konsultuar me të me rastin e propozimit të pakësimit të numrit të ekspertëve sovjetikë?!
Unë i thashë Grigorjevit se shoku Lankin, këshilltar për topografi, kishte marrë pjesë në zgjidhjen e kësaj çështjeje dhe se unë kam menduar se ai do ta informojë për këtë.
Vijon numrin e ardhshëm
Josif Plaku, refuzoi postin e ministrit të Drejtësisë në qeverinë e Nolit!
Lidhur me ato që ka shkruar Panajot Plaku në letrën e tij dërguar udhëheqësit kryesor të Bashkimit Sovjetik, Nikita Hrushov, në vitin 1957, kryesisht për eliminimin e vëllait të tij, Kalo Plaku nga ana e Sigurimit të Shtetit, si dhe arsyet që e detyruan atë të arratisej nga Shqipëria, pasi udhëheqja e lartë e PPSH-së me në krye Enver Hoxhën dhe Mehmet Shehun, kishin vendosur edhe eliminimin e tij, e konfirmojnë edhe familjarët e tij (në dëshmitë e tyre të dhenë ekskluzivisht për autorin e këtij shkrimi), por përpara se t’i publikojmë ato, po japim disa të dhëna rreth origjinë së familjes Plaku, si dhe eliminimin e Jorgo Plakut, vëllait të Panajotit, që në vitin 1944, kur ai ishte në radhët partizane në qarkun e Korçës.Panajot Plaku u lind në vitin 1919 në fshatin Hoçisht të rrethit të Korçës, prej nga është dhe origjina e familjes së tij. Babai i tij, Josifi, pasi kishte mbaruar shkollën e mesme në Greqi, kishte emigruar në SHBA-ës ku edhe u diplomua për Drejtësi. Gjatë asaj kohe që ai qëndroi në SHBA-ës, ai kishte miqësi të ngushtë me Fan Nolin, i cili në vitin 1924, kur morri postin e kryeministrit, e ftoi Josif Plakun për t’i dhënë portofolin e Ministrit të Drejtësisë, por ai nuk pranoi që të përzihej në punët e politikës dhe punoi si mësues e avokat. Josif Plaku ndërroi jetë në vitin 1949 dhe ai la gjashtë fëmijë: Panajotin, Jorgon, Kalon, Koçon, Theodhorën dhe Merin. Gjatë periudhës së viteve të Luftës, familja Plaku u bë një nga bazat më të fuqishme të Lëvizjes Antifashiste në të gjithë qarkun e Korçës dhe Panajoti bashkë me tre vëllezërit e tjerë, dolën në mal duke marrë pjesë me armë në dorë në formacione të ndryshme partizane duke u inkuadruar në formacionet luftarake të Ushtrisë Nacionalçlirimtare të komanduar nga Enver Hoxha dhe Spiro Moisiu, duke u titulluar si oficerë dhe kuadro ende pa mbaruar lufta.
Misteri i vrasjes së Jorgo Plakut në ’44-ën!
Vëllai i dytë i familjes Plaku, Jorgo, (i cili gjatë periudhës së Monarkisë së Zogut kishte mbaruar shkollën Teknike amerikane të Harry Fultz-it, në Tiranë), gjatë periudhës së Luftës Antifashiste kur ishte në radhët partizane, shërbeu si përkthyes me misionet anglo-amerikane që asokohe ishin të atashuara pranë Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Në vitin 1944, kur Jorgo Plaku vazhdonte të shërbente pranë misioneve anglo-amerikane, ai mbeti i vrarë në rrethana krejt të panjohura dhe pas vitit 1944, ai u shpall “Dëshmor i Atdheut”. Por pas arratisjes së Panajot Plakut në vitin 1957, gjatë një mbledhje të Byrosë Politike kur ishte duke u diskutuar çështja e arratisjes së tij, vetë Enver Hoxha e pranoi se ai personalisht, kishte dhënë urdhër për ekzekutimin e Jorgo Plakut në vitin 1944, pasi kishte pasur dyshime se ai ishte tradhtar dhe agjent i anglo-amerikanëve. Mirëpo fatin e keq të Jorgo Plakut, i cili u vra pas shpine nga shokët e tij të idealit, vite më pas do ta pësonin edhe tre vëllezërit e tij: Kalo, Panajoti e Koço Plaku, ndonëse të tre ata, edhe falë të kaluarës së tyre si partizanë, kishin mundur të shkolloheshin jashtë shtetit dhe të punonin e jetonin me ndershmëri, si shumë komunistë të tjerë idealistë të asaj kohe!
Eliminimi i Kalo Plakut nga Sigurimi i Shtetit!
Kalo Plaku i cili ishte i dyti i vëllezërve Plaku, kishte marrë pjesë në Luftë si partizan dhe pas vitit 1944, ai shërbeu si oficer në ushtri me gradën e kapitenit. Më pas ai doli në lirim dhe për disa vjet punoi si drejtor i disa ndërmarrjeve bujqësore në disa rrethe të ndryshme të vendit dhe në mesin e viteve ’50-të, u emërua si Drejtor i Ndërmarrjes Bujqësore të Sukthit, e cila ishte një nga më të mëdhatë e asaj kohe. Në atë detyrë Kalo Plaku shërbeu deri në vitin 1956, kur vdiq në rrethana të panjohura dhe të dyshimta. Njoftimi zyrtar për vdekjen e Kalo Plakut, u dha sikur ai kishte ndërruar jetë nga që kishte ngrënë disa bimë arash, kur kishte shkuar për kontroll në parcelat e Fermës së Sukthit, ku ai ishte drejtor. Lidhur me këtë, familjarët e Panajot Plakut në dëshmitë e tyre ekskluzive për autorin e këtij shkrimi, janë shprehur: “Panajoti ishte tepër i indinjuar nga vdekja e vëllait të tij, Kalos, pasi që përpara se të vdiste, ai ndiqej e survejohej rregullisht nga njerëzit e Sigurimit të Shtetit dhe atë gjë ai i’a kishte treguar bashkëshortes së tij, Pandorës, duke i thënë: Me këta njerëzit e Partisë unë e kam mirë, por këta të Sigurimit, më ndjekin hap pas hapi’. Një nga njerëzit e Sigurimit të Shtetit, e provokoi Kalon, duke i vjedhur dokumentin (teserën) e partisë dhe ai u bë problem për t’u përjashtuar nga partia, por mundi të shpëtonte, pasi e mori në mbrojtje organizata bazë ku militonte ai. Po kështu një nga njerëzit e Sigurimit të Shtetit, në pije e sipër në shtëpinë e Kalos, i tregoi atij se atë e kishin futur eprorët e tij për ta helmuar Kalon. Më pas ky njeri e thirri Kalon në një nga arat e Fermës së Sukthit dhe i dha për të pirë një gotë me dhallë, ku pas pirjes së saj, Kalo vdiq menjëherë. Në varrimin e Kalos morën pjesë shumë njerëz dhe Sigurimi i Shtetit bëri çmos për t’i larguar ata që të mos shkonin në varreza, duke u thënë: ‘Shkoni në punë’. Nga funksionarët e lartë partiakë dhe shtetëror aty morën pjesë ministri i Mbrojtjes Popullore, gjeneral-leitnant Beqir Balluku, gjeneral-major Tahir Kadareja e ndonjë tjetër, të cilët ishin miqtë e ngushtë të Panajotit. Mbas disa kohësh në shtëpinë e Panajotit në Tiranë, shkoi edhe vetë Enver Hoxha, për t’a ngushëlluar atë për vdekjen e Kalos. Gjatë asaj vizite, Enveri i tha Panajotit: “Kalo duhet të jetonte më shumë, por nuk e la zëmra”. Pas këtyre fjalëve, Panajoti iu përgjigj: “Zëmra i’u shkaktua nga faktorë të jashtëm” dhe me kaq biseda ndërmjet tyre u mbyll…”! Kështu kanë dëshmuar familjarët e Panajot Plakut, në lidhje me vdekjen e vëllait të tij, Kalos, duke shtuar se në atë kohë, të vërtetën e vdekjes së Kalo Plakut e mori vesh i gjithë populli…! /Memorie.al
A eshte rastesi reabilitimi publik i Jugosllavizmit ne Shqiperi, ne vend te ndjenjes te Patriotizmit, apo, eshte thjeshte pune fitimi-pasurimi me fonde agjitpropi…?
Ne Shqiperin e „rilindjes“ kemi ardhe ne pozite te ndjehesh i poshteruar ,nese mbron shqiptarizmin ,bile edhe atehere kur te tjeret e shajne e ofendojne padrejtesishte.Helenizimi,serbizimi ….jane bere praktike shteterore e rilindjes ramiste.
Ate qe ka bere Panajot Plaku si agjent i jugosllaveve me Koci Xoxen,tani po e ben Edi Rama etj!
Keta jane Greke te Vorio Epirit.
Ketu Arnautet thone per Abdullahet (Abdyl “shqip”), Mah-Mutet (Mehmet “shqip”),Sulejmanet, Idrizet, Qemalet, Salihet, Enveret, Dervishet etj te Shkupit qe jane “Skiptare”!
Ky birboja ka ken spiun i udb-se. Kjo sdo shume mend. Te gjesh strehe ne shtetin qe ka gjymtuar kombin shqiptar?! NO KOMENT!
Ndoshta ► SHKODER LOCE◄ nuk e ke degjuar se mund te jesh ne Moshe te re, por Jugosllavia e dikurshme ishte vendi/ Streha, ku mijra shqipetare kane kaluar Kufirin……..Mijra….sidomos nga Vitet 1945 deri 1960….me vone kishte shume qe tentonin , por ishte bere shume me e veshtire….e megjithate deri vone ne Vitet 1989 jane arratisur shqipetare ne Jugosllavine e dikurshme….jame vete deshmimtare i shume rasteve qe degjoheshin dhe shikoheshin kur jua internonin familjet larg Tiranes……pastaj me 2 Shtete kishte Shqiperia Kufi tokesore…….nga Italia ishte pak e lodhshme po ti futeshe me Not…….keshtuqe perpara se te akuzoni me KGB-ra dhe UDB-ra spiunesh, hapni ndonje Google dhe kerkoni sa shqipetare jane arratisur nepermjet Kufirit Shqiptaro-Jugosllav………..dhe e fundit…po te ishte Panajot Plaku Spiun i UDB-se, ku me mire se ne Shqiperi. me ate Funksion qe kishte, do ti sherbente jugosllaveve ?????
Numri i atyre shqiptatëve që kishin gjetur streh në një shtet që vet sistematikisht dëbonte shqiptarët shtetas të tij sidomos në Turqi ishin minimum përjashtu disa që lidhen martesa me jevge të serbizuara kurse shumica u larguan në vendet Kapitaliste dhe shum prej tyre u vranë se nuk pranuan të zbarkonin si diverzant në Shqipëri
Si shume shkrime po shohim te tema per periudhen nqe shkoi, a thua nuk na mjaftojne problet qe perballemi sot.Ne ate kohe me ligje e ideologji te tjera priteshin keto gjera qe permenden sot , por cti besh kohese se sotme qe letrat i ka ndryshe dhe ato qe po ndodhin jane ndryshe , ndoshta me keq…
Enveri ishte nxënës shpirtëror i Stalinit. Madje donte t’ia kalonte ustait. Kur ia kishin internuar gruan Molotovit, nr 2 të partisë bolshevike, Stalini e pyeti një ditë: More, shoku Molotov, ku e ke gruan, kam ca kohë që nuk e kam parë?! Molotovi kishte frikë t’i tregonte – sikur nuk e dinte musteqja – dhe e “gënjete” se është pa qejf.
O njerez duhet te kuptoni se ketu po flasim per nje familje te shkolluar edhe me emer ne zonen e Korces si familja Plaku, familje me nje nivel ekonomik edhe social mbi mesateren e asaj kohe, familje e kamur, prandaj njerez te cilet nuk kuptojne ose jane te varfer menderisht/shpirterisht edhe te infektuar nga histerizmi Enverist duhet me mire te mbyllin gojen edhe mos vazhdojne me diarene Enveriste.
Enveri te gjitha familjet e pasura edhe me influenca ne zonat e tyre i zhdukte edhe i zevendesonte me njeriun e ri ashtu sikur po i kemi edhe sot edhe 30 vjet mbas diktatures vazhdim i asaj kulture te mbrapshte Enveriste.
Panajoti u tregua i zgjuar edhe burre nuk u be servili i Dulles por i doli perballe per aq sa mund ti dilje atij njeriu te poshter e djallezor Panajoti nuk ju nenshtrua ashtu sikur e gjithe kjo familje nuk ju nenshtrua Ligesise Enveriste, mesojeni historine e tyre edhe do te kuptoni.
Panajoti u largua me shpresen se mund te shpetonte familjen nga peresekutimi Enverist.
Rrofte Shqiperia
Nuk ka dyshim,fakti që është strehuar politikisht në Beograd tregon që e kishte shitur bythën te UDB-ja!
Regjimi i Enverit kishte shume te Keqija…por nje Pyetje per Klyshin e UDB-S Kalocin:Pse u dashka “Helmuar” NJE Drejtore Nderrmarje??Kur ne funde te fundit kishte vetem “Celsat e kashtes” NE Dore ????????????
Panajot Plaku u Arratise,dhe gjeti Strehim ne Jugosllavi, nuk u largua si nje Emigrante i thjeshte ne Amerike apo diku tjeter…
dhe Letra e Pkalut per Hurshovin ishte Inicuar nga Ustallaret e tije te UDB-S:::per te Nxitur Hurshovin kunder Enverit..por ne kete raste behet Fjale per Interesat Shqipetare..pra Jugosllavet Ndersenin Plakun kunder Shqiperise…
Shikojme edhe sote:Berisha-Dhenderr Serbe, shkaterroj Shqiperine…dhe Lulezim Basha eshte Emisare i UDB-SE E sHQIPERI, qe Cuditerishte nuk ja ka Treguar askujte Diplomen e tije “Universitare” hOLLANDEZE…na u be Politikane me Ndihmen e UDB-SE NE sHQIPERI::
Gjithe te keqijat Kombit Shqipetare nga Serbet i kane ardhur,shikojme edhe sote…lol
Per Skeptikun edhe Skeptiket dashakeqes,
Kalo Plaku ka qene nje shpirt njeriu edhe nje ish partizan e drejtues shume i mire i cili e beri fermen e Sukthit nje ndermarje te nje niveli te larte, pyeti ata gjenerata qe jetuan ne Sukth edhe pikerisht kjo ishte arsyeja qe Enverit i ereshin syte nga vellezerit Plaku.
Per Panajotin mos haro qe po flet per nje partizan edhe pjesemares ne LNC, nje njeri i luftes edhe i shkolles, nje ushtarak kariere i pergatitur edhe i njohur e me reputacion ne ate kohe, por pikerisht perse ishte i njohur edhe me reputacion Enver inferiori nuk mund ta pranonte kete gje jo vetem per Panajotin por edhe per gjithe familjen e tij per shkak per emrin e mire qe kishin kjo familje ne gjithe zonen e Korces edhe prandaj vuajtien nga ligesia e Enverit kjo familje ashtu sikurse edhe familje te tjera te njohura ne gjithe shqiperine edhe kjo eshte vepra e Enverit njeriu i ri te cilin e kemi edhe sot 30 vjet pas diktatures pa te perjashtuar ty o Skeptik.
Per komentuesin me emer Skeptiku .. ne fakt ketij i shkon shume emri septic tanc …. mbasi ky ben pjese ne tru bunkeret e kjofte largut …??!! Kam vetem nje pyetje per septic tank , imagjinoje sikur Hrushovi ta rrezonte kjofte largun Enver , a nuk do te shptonte populli nga skllaveria komuniste te pakten 25 vjet ma pare, e njekohesisht nuk do te kishim kaq tru shperlare , apo njeriu i ri me tru te sakatuar nga murtaja komuniste e Djadhit Enver …. Sinqerish viti 2021 eshte e pabesuar sa shume ja u ka pjerdhur trurin ai sistem skllaverues ku liria ekzistonte vetem ne libra , e ne te vertete ne jetonim ne shtet burg ??!! pse ? vetem se keshtu donte kjofte largu e pergjithmone e jetes …
Qeverisja e Mehmet Shehut qeveri me afera permanete politike që nga fillimi e deri në fund të karieres qeverisëse të tij me njerëz të dyshimtë kishte qenë mirë një analizë detale
@@per Turin dhe @@Trushplarin Shqipetare..
1-Personalisht nuk kame asfare Lidhje me Komunizmin Shqipetare une dhe Familja ime..ishim njerez DHE JEMI Hallexhinje…
2-nese i Ndjeri apo “Helmuari” NGA Enver Hoxha ishte njeri i mire dhe as nuk e ve ne dyshim, kjo nuk i jepe Pergjigje pyetjes sime:Pse u dashka ta Helmonte Enver Hoxha??Kur Ndermarret Shteterore nuk vareshin nga Politika por nga EKZEKUTIVI::PRA Kryeminitria dhe Komitetet Ekzekutive te Kohes..
3-Nese Panajot Plaku u ndje i “Shantazhuar” nga “Helmini” I TE Vellait…qe dikush i “Dha dicka te pinte”::DHE Vdiq..kjo eshte tjeter Histori…por Nese dikush ne ate kohe do te Perfitonte Azil Politike ne Jugosllavi,do te thoshte se pari te kaloje ne Siten e UDB-S:::DHE NE C´DO KOHE TE ISHE NE dISPOZICJON TE SAJ…ky eshte FAKT:::
4-Eleminimi i Enverit nga Sekretar i PPSH-SE U pROVOKUA NE Konferenzen e Tiranes me 1956-ten…ku kjo Konferenze udhehiqej nga Diqiret Shehu..dhe u u jepe “Dore e lire” dISKUTIMEVE PER kULTIN E iNDIVIDIT…pra u kerkua Rrezimi i Hoxhes..por nuk Ndezi se Enver Hoxha kishte Ndertuar GESTAPON e tije..qe shume here perpara….Ai ishte me Pushime ne Vlore dhe Ndiqte me vemendje Punimet e Konferenzes, dhe kur mori veshe nga Spiunete e tije se po behej Perpjekje per ta Eleminuar Kthehet ne Tirane dhe vjene drejte edhe ne Sallen e Konferenzes..DKE I DHENE asaj Drejtimin e asaj qe i Interesonte…
@@Dashnor Kaloci nuk na ka Hapur ASNJE Dosje te Spiuneve dhe Bashkepunetoreve te UDB-SE NE sHQIPERI PER kOHEN E kOMUNIZMIT::: pse?????????????????
Kam “frike” te shkruaj se gazetarucet e Temes nuk do ta nxjerrin kete koment, si ate qe bera per problemin e qumeshtit pluhur. Ne ate kohe ekzekutivi ka qene vetem nje kukull ne duarte e Partise. Helmimi i ketij personi nuk kishte te bente as me realizimin e planit, as me detyrat qe ngarkonte i ashtuquajturi ekzekutiv. Po te duash shiko ngjarjet ne NB Krumen ne vitet ’74 – ’75. E arrestuan drejtorin e kesaj NB, por nuk i gjeten asgje per t’i vertetuar akuzen per sabotim. U nderruan hetueset, u terrorizua populli i Hasit dhe me ne fund e pushkatuan. Ky drejtor kishte qene edhe antar i Kom. Partise rrethit. U denua vetem sepse i a menderosi Pirro Dodbibes (minister i Bujq,) ne mes te mbledhjes. Porosia per ta hequr qafe u dha direkt nga Partia, keshtu qe sa per dijeni, ekzekutivin as qe p….. njeri. Partia mbi te gjitha. Pra nderro pseudonimi nga Skeptiku ne Naivi. Me keqardhje!
Per Septikun, E megjitheate e respektoj ne nje fare mase komentin tuaj te fundit , meqense ben nje pyetje .. perse u desht qe Enveri ta helmonte Kalon .. ……Athere une po ju pyes , perse kjofte largu e shkaterroi pronen private , ose ma mire ja u grabiti me pushke njerezve ?, perse Enveri burgosi e pushkatoi njerezit e shkolluar jashte ?, pa harruar burgosjen , ose edhe pushkatim te krijeses ma te bukur ne bote pra grate , ? perse kjofte largu burgosi e i pushkatoi ( e meritonin ) pothuajse te gjithe shoket e tij , perse kjofte largu nuk u mjaftua me burgosjen e njerezve por ja u humbi edhe varret , perse halja e rrethoi venin me tela ma gjemba ? perse kjofte largu ishte aq racist me fshataret skllever , ka shume e shume PSE PSE PSE , por e fundit perse kjofte largu ne 80en e futi popullin ne varferi totale …………… ky perbindesh skizofren narcisist vrases …..kjofte largu Enver mallkuar njerezit e tille …
(
Kam “frike” te shkruaj se gazetarucet e Temes nuk do ta nxjerrin kete koment, si ate qe bera per problemin e qumeshtit pluhur. Ne ate kohe ekzekutivi ka qene vetem nje kukull ne duarte e Partise. Helmimi i ketij personi nuk kishte te bente as me realizimin e planit, as me detyrat qe ngarkonte i ashtuquajturi ekzekutiv. Po te duash shiko ngjarjet ne NB Krumen ne vitet ’74 – ’75. E arrestuan drejtorin e kesaj NB, por nuk i gjeten asgje per t’i vertetuar akuzen per sabotim. U nderruan hetueset, u terrorizua populli i Hasit dhe me ne fund e pushkatuan. Ky drejtor kishte qene edhe antar i Kom. Partise rrethit. U denua vetem sepse i a menderosi Pirro Dodbibes (minister i Bujq,) ne mes te mbledhjes. Porosia per ta hequr qafe u dha direkt nga Partia, keshtu qe sa per dijeni, ekzekutivin as qe p….. njeri. Partia mbi te gjitha. Pra nderro pseudonimi nga Skeptiku ne Naivi. Me keqardhje!